LIVE UPDATES
Politike

Banorët ankesë Njësisë Bashkiake nr3: Lejet e dhëna për lokale nga Bashkia janë të paligjshme, na rrezikohet jeta. 

Banorët shkruajnë gjithashtu se nuk janë pyetur për zaptimin e hapësirave publike. 

20 Prill 2023, 17:25 Nga I.A
Banorët ankesë Njësisë Bashkiake nr3: Lejet e dhëna
Njesia bashkiake nr 3

TIRANË- 32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë administratores së kësaj njësie Ergesta Ninga, ku kërkojnë zgjidhjen e problemit me bizneset të cilat me një leje të Bashkisë kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke dëmtuar muret e saj.

"Subjektet private që kanë marrë leje në Bashki kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure e duke gërmuar nën tokë. Kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona. Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën," thuhet në letrën e denoncuar në shtabin elektoral të Kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Banorët shkruajnë gjithashtu se nuk janë pyetur për zaptimin e hapësirave publike. Ndërkohë, banorët nuk kanë marrë ende përgjigje.

"Për subjektet që ushtrojnë aktivitet në katin e parë të pallatit tonë dhe në hapsirat përreth tij asnjë nga banorët e pallatit nuk ka firmosur që është dakort, për këtë arsye ju kërkojmë të verifikohet në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nëse këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin", thuhet në letër.

LETRA E PLOTË:

KËRKESË/ANKESË Drejtuar: Njësisë Bashkiake Nr. 3 E nderuar Znj/ Ergesta Ninga Kongresi Manastinit. Ne banorët e pallatit Nr. 46 të ndodhur në Rr. Ali Banushi në Tiranë ju drejtojmë ankesën tonë në lidhje më hapësirat publike përreth pallatit tonë të cilat janë zënë të gjitha nga subjekte që ushtrojnë aktivitete biznesi për qëllime të përfitimit të tyre. Të gjitha bizneset pas kontakteve verbale që kemi patur me to na thonë se janë të pajisur me leje nga Bashkia Tiranë e për rrjedhojë vazhdojnë lirisht aktivitetin. Ne banorët e pallatit jemi të detyruar të dalim nga hyrja direkt në rrugë pa pasur mundësinë e një trotuari për të kaluar. Mendojeni vetë zonja kryetare me fëmijë të vegjël, me karrocë, të moshuarit apo të sëmurët, pa asnjë mundësi qoftë edhe për të pushuar një moment, jemi të detyruar të vrapojmë për të hyrë e për të dalë në pallat se ndryshe na marin makinat përpara.

Për të mos folur pastaj që rruga para pallatit është totalisht e amortizuar dhe me një të rënë të shiut nuk kalon dot, kjo situatë vazhdon gjatë gjithë dimrit, apo shirave të vjeshtës. Jemi të bindur se ju më mirë se kushdo tjetër na e dini dhe na e qani këtë hall pasi vetë (si banore e kësaj lagije) jeni e detyruar të vuani të njëjtat pasoja. Kërkojmë nga ana juaj të na lironin hapsirat publike rreth e rrotull pallatit dhe të njoftoni instancat përkatëse të ekspertojnë pallatin tonë pasi subjektet që ushtrojnë aktivitet në katet e para kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure, hapur dritare për t'i bërë dyer e duke gërmuar nën tokë.

Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën. E drejta për jetën mbrohet me ligj dhe kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona. Në dijeninë tonë një nga kushtet për t'u pajisur me "Leja për shfrytëzim të hapsirës publike" dhe "Deklaratë Paraprake Punimesh" është dhe dakortësia e 50+1% të banorve të pallatit.

Për subjektet që ushtrojnë aktivitet në katin e parë të pallatit tonë dhe në hapsirat përreth tij asnjë nga banorët e pallatit nuk ka firmosur që është dakort, për këtë arsye ju kërkojmë të verifikohet në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nëse këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Duke ju falenderuar për punën e palodhur që keni bërë deri tani, por që kemi shresë që do vazhdoni ta bëni me të njëjtin përkushtim në ndihmë të komunitetit, mbetemi besim plotë se kjo problematikë jo e vogël do marrë të gjithë vëmëndjen dhe zgjidhje nga ana juaj.

ergesta ninga


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit