LIVE UPDATES
Politike

KAS s'lejoi emrin e Berishës si kryetar i “Bashkë Fitojmë”/ PD: Me urdhër të Ramës, 4 ‘mercenarët’ e oborrit të tij morën vendimin e turpshëm

Partia Demokratike, në emër të kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, e cilëson këtë akt si të paligjshëm.

20 Prill 2023, 14:48 Nga A.B
KAS s'lejoi emrin e Berishës si kryetar i “Bashkë
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar ashpër veprimin e KAS dhe 4 anëtarëve të saj për të mos lejuar koalicionin 'Bashkë Fitojmë' të zgjedhë vetë kryetarin e saj. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo deklaron se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u hoqi të drejtën partive opozitare për të zgjedhur. 

"Rama dhe Brava-Alibashët, të tmerruar nga fitorja e opozitës, besojnë se, me një vendim të tillë mund t’i pengojnë ata"- deklaron Garo.

Partia Demokratike, në emër të kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, e cilëson këtë akt si të paligjshëm.

DEKLARATA:

Ilir Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho, katër mercenarë në oborrin e Ramës me qëllim trembjen e opozitës, kanë marrë një vendim në emër të KAS, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, që turpëron edhe letrën ku është hedhur. Ata provuan se ata janë vrasës të parimeve themelore të zgjedhjeve të lira. Ata i janë kthyer me një “Jo” absurde, kërkesës legjitime dhe sovrane të n/Kryetarit të Partisë së Lirisë, z. Endrit Braimllari, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtues i koalicionit të ishte z. Sali Berisha.

Me urdhër të Edi Ramës, në dhunim të parimeve më themelore kushtetuese e demokratike, u heqin partive opozitare të drejtën për ta zgjedhur. Sipas tyre, atë duhet t’ua caktojë padroni i tyre, Edi Rama. Arsyeja e vendimit është e qartë, dhe, nuk është as ligjore, as kushtetuese, as logjike dhe as morale. Duke ndjekur urdhrin dhe gjuhën që e përdorin përditë Rama dhe Brava-Alibashët, të tmerruar nga fitorja e opozitës, besojnë se, me një vendim të tillë mund t’i pengojnë ata.

Përpjekja për të minimizuar staturën e drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z.Sali Berisha, është asgjë më shumë sesa mjerimi i radhës. Që nga shtatori i para dy viteve, historia dhe përballja politike direkte, i ka gjykuar burrat dhe i ka provuar udhëheqësit.

Partia Demokratike, në emër të kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, e sheh këtë akt të fundit të paligjshmërisë dhe amoralitetit, si një ‘banalitet të së keqes’ që, duke u përsëritur, i bën dëm vetëm vetes. Ne jemi bashkë më 14 maj dhe të vetmin aprovim që kërkojmë janë votat e shqiptarëve. Rama dhe Alibasha, me gjithë mercenarët e tyre, janë e shkuara. E ardhmja është në duart tuaja. Bashkë Fitojmë!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka vendosur rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pasqyrimin e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit. Më pas u bë kërkesa për ta përfaqësuar koalicionin me emrin e Metës, kërkesë kjo që u miratua./Dosja.al

partia demokratike floriana garo

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit