LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: PS shkel haptazi ligjet, Rama ka dhënë sinjalin se ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

Gazment Bardhi shtoi se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga Partia Socialiste, e gjithashtu tha se Rama ka dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore. 

4 Mars 2023, 20:18 Nga k.m.
Bardhi: PS shkel haptazi ligjet, Rama ka dhënë sinjalin se ka nisur
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se shpërdorimi i burimeve shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i OSBE-ODIHR për disa zgjedhje radhazi në Shqipëri. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Bardhi i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha lidhur me këtë gjë janë përcaktuar me ligj rregulla të posaçme për të ndaluar këtë fenomen të paligjshëm, që dëmton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

E po ashtu, Bardhi shtoi se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga Partia Socialiste, e gjithashtu tha se Rama ka dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore. 

Reagimi i Gazment Bardhit:

Shpërdorimi i burimeve shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i OSBE-ODIHR për disa zgjedhje radhazi në Shqipëri. Për këtë shkak me ligj janë përcaktuar rregulla të posaçme për të frenuar dhe parandaluar këtë fenomen të paligjshëm dhe që dëmton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Me shqetësim kemi konstatuar se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga partia në pushtet, zyrtarë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste. Ky është tregues që për qëllime të përfitimeve elektorale Partia Socialiste, Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij, nuk pyesin as për ligj dhe as për standarte zgjedhore duke dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Mirëpo ajo që e bën edhe më të rëndë këtë shfaqje të paligjshme të partisë në pushtet është përfshirja në këto shkelje edhe e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe e disa ambasadave të vendeve të BE-së në kryeqytet???? Unë besoj se partnerët ndërkombëtarë e bëjnë këtë për shkak të neglizhencës ndaj ligjit zgjedhor dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë. Por për shkak se Edi Rama ka instaluar precedentin e manipulimit me çdo mjet të zgjedhjeve, kjo duhet të ndalojë. Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Delegacioni i BE-së në Tiranë, duhet të nxisin jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor, por mbi të gjitha respektimin e standarteve zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Në aktin rregullator të miratuar nga KQZ specifikohet qartë se në periudhën 4 mujore para datës së zgjedhjeve (duke filluar nga data 14 Janar 2023), përbëjnë veprime të ndaluara:

mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve, me interes apo shtrirje territoriale kombëtare ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji, në shërbim dhe interes të publikut;

mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve, kombëtare ose vendore, me karakter social dhe ekonomik, si edhe ato në funksione të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, të kulturës, rinisë, sporteve dhe të arsimit publik në të gjitha nivelet, si dhe të infrastrukturës, në shërbim të interesit publik;

mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe të objekteve të paluajtshme të karakterit arkeologjik, historik, kulturor e shkencor dhe të objekteve publike, ose për mbrojtjen dhe ruajtjen e objekteve të luajtshme me vlerë institucionale, historike, arkeologjike, kulturore ose shkencore; etj.

Duke dashur të besoj se përfshirja e Delegacionit të BE-së dhe disa Ambasadorëve të vendeve të BE-së në krah të zyrtarëve qendrorë dhe lokalë të PS në këto veprimtari të ndaluara, vjen nga mungesa e njohjes së kuadrit rregullator zgjedhor, diten e djeshme i jam drejtuar zyrtarisht duke kërkuar jo vetëm distancimin nga veprimtari të tilla të ndaluara me ligj, por edhe monitorimin dhe nxitjen e partisë në pushtet të ndalojë menjëherë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimit të investimeve publike për qëllime elektorale.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet