4 Mars 2023, 17:51
Nga k.m.
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Apelit lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike dhe më pas akuzat e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Edi Rama dhe jo vetëm. Në një prononcim për mediat në Fier, Balla tha se Partia Socialiste nuk merret me çështje të brendshme të partive të tjera.
“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen. Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë. Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur Non Grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh. Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje,”- tha Balla.
Megjithatë ironizoi dyzimin e opozitës, duke u shprehur se: Kur del një vendim gjykate që u pëlqen, këta marrin në gojë të gjithë ata që dënohen. Tani që s’u pëlqen si ka mundësi që këtë vendim gjykate e kemi shkruar ne? Vendimi i Kushtetues para pak ditësh për çështjen e ushqimeve që t’i kontrollonim (që për ne ishte më i drejti) por gjithsesi këta e përshëndetën vendimin e Gjykatës? Si ka mundësi që atëherë nuk u mor ai vendim Gjykate në zyrat e kryeministrisë apo të Kuvendit? Prandaj duhet të kuptoni që këta kanë një problem shumë të madh, jetojnë në një realitet tjetër, jo në realitetin që zbatohen vendimet e Gjykatës.
Gjithashtu në fjalën e tij komentoi padinë që ka depozituar në SPAK, ndaj Berishës për shpifje.
“Unë ju thashë që, mocioni me debat do zhvillohet dhe u zhvillua. Ju thashë që këta s’mbajnë dot 24 prë debat. Ne kemi ekipin, kemi Ramën, kemi dhe një program për ta çuar përpara. Këta lidership hiç, debat jo e jo, program... Ju e patë, Berisha sulmoi familjen e kryeministrit. Pastaj ju më patë në SPAK që unë e kallëzova dhe ai nuk erdhi, se nga SPAKU ka frikë ai,”- tha Balla.
Dje, Gjykata e Apelit vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, edhe pse avokati i PD, Indrit Sefa tha se që të hënën do të nisë me procedurat me largimin e emrit të Bashës, e më pas me regjistrimin në KQZ.
sali berisha taulant balla
Politike
4 Mars 2023, 16:11
k.m.
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka një propozim për bashkimin e dy anëve t...
Politike
4 Mars 2023, 15:19
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit më...
Politike
4 Mars 2023, 15:08
I.A
Foto nga takimi
GJIROKASTËR- Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka dhënë lajmin se Festivali Folklorik Komb&e...
Politike
4 Mars 2023, 14:50
I.A
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka denoncuar sot korrupsionin në nivele të larta ...
Politike
4 Mars 2023, 12:41
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditura hapat e tjera që do të ndjekë pas vendimit t&eum...
Politike
4 Mars 2023, 12:38
I.A
Sali Berisha
Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje deputetëve dhe demokratëve që të distancohen nga Lulzim Basha dhe Enk...
Politike
4 Mars 2023, 12:35
I.A
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim për vendimin e gjykat&e...
Politike
4 Mars 2023, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit ditën e djeshme p&eum...
Politike
4 Mars 2023, 11:26
I.A
Ilir Meta
VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me veprimin e djeshëm të Gjykatës së...
Politike
4 Mars 2023, 11:10
I.A
Ilir Meta
VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apeli...