4 Mars 2023, 16:11
Nga k.m.
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka një propozim për bashkimin e dy anëve të Partisë Demokratike. Në një intervistë për “Panorama TV”, Kreshnik Çollaku shprehet se do i propozojë Enkelejd Alibeajt që në garë të pranohen edhe kandidatët e “Primareve” nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Propozimi, sipas tij do të bëhet që PD të mos futet e përçarë në zgjedhje atëherë kjo do të ishte një dhuratë për Edi Ramën.
PJESË NGA INTERVISTA:
Çollaku: Është çështje vetëm emrash, jemi brenda një familje politike. Ne kemi një sfidë që na përket të gjithëve, pavarësisht legjitimitetit, të shkojmë në zgjedhje të bashkuar. Të hënën mblidhet kryesia e PD-së. Mu duk e arsyeshme që nuk shoh asnjë lloj pengese. Në zgjedhjet e 14 majit nuk kemi pengesë për të hyrë të bashkuar. Mund të jenë kandidatët e primareve, edhe aty ku ka pasur problematika. Ne mund të shkojmë të unifikuar. Është mundësia e vetme dhe e mirë që të garantojmë fitoren e PD-së. Rivalitete në PD mund të ketë gjithmonë, por më vonë mund të hapim një proces tjetër për zgjedhjen e strukturave. Të shkojmë të ndarë në zgjedhje është një dhuratë që nuk duhet t’ia bëjmë Ramës. Mund ta krijojmë konsensusin. Ky është apeli im.
Pyetje: Keni kohë për të nxjerrë kandidatë?
Çollaku: Ne nga konflikti i brendshëm jemi të dëmtuar. Por unë mendoj se ne jemi në një kohë ekstreme dhe të ngushtë, por të paktën mund të dalim me një kandidat, të mos bëjmë rivalitet me njëri-tjetrin. Unë do i propozoj Alibeajt që kandidatët e Primareve të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Nuk ka pse të mos lejojmë kandidatët e primareve që të garojnë në 14 maj. Nëse kjo ndodh, atëherë kjo është ndarje.
kreshnik collaku
Politike
4 Mars 2023, 15:19
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit më...
Politike
4 Mars 2023, 15:08
I.A
Foto nga takimi
GJIROKASTËR- Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka dhënë lajmin se Festivali Folklorik Komb&e...
Politike
4 Mars 2023, 14:50
I.A
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka denoncuar sot korrupsionin në nivele të larta ...
Politike
4 Mars 2023, 12:41
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditura hapat e tjera që do të ndjekë pas vendimit t&eum...
Politike
4 Mars 2023, 12:38
I.A
Sali Berisha
Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje deputetëve dhe demokratëve që të distancohen nga Lulzim Basha dhe Enk...
Politike
4 Mars 2023, 12:35
I.A
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim për vendimin e gjykat&e...
Politike
4 Mars 2023, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit ditën e djeshme p&eum...
Politike
4 Mars 2023, 11:26
I.A
Ilir Meta
VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me veprimin e djeshëm të Gjykatës së...
Politike
4 Mars 2023, 11:10
I.A
Ilir Meta
VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apeli...
Politike
4 Mars 2023, 10:14
I.A
PS
TIRANË- Partia Socialiste ka dërguar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pë...