6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
FJALA E BASHËS:
“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.
Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.
Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve.
Koha kur PD përdorej për ti shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund.
Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD.
Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njoh, të prek, njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar mesazh kreut të Grupit, Gazment Bardhit gjatë mbledh...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme kolegjin e Kryetarëve. Gjatë k&eu...
Ndryshimet në qeverinë shqiptare vijnë kur në këto 2 vite të para të mandatit të tretë qeveris&eu...
Thaci dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me intervistën nga qelia të ish-presidentit të Kosovës...
Ministrat TIRANË- Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i zbuloi ndryshimet në Qeveri në një dalje live për ...
Edi Rama TIRANË- Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi të largo...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka komentuar ndryshimet e lajmëruara sot nga Rama në qeveri. I ftuar në ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbajtjen e asamblesë së Partisë Socialiste ditë...
Olta Xhacka, Edona Bilali, Evis Kushi dhe Frida Krifca TIRANË- Ndryshimet në qeveri, kanë sjellë dhe largimin e 4 ministreve nga k...
Lulzim Basha TIRANË- Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës u përfshi sot nga paqartësitë lidhur me kryetarin e grupit...