LIVE UPDATES
Politike

"Bashkëprodhimi i municioneve për sigurinë e të gjithëve"/ Këshilltari i Zelenskyy flet për samitin në Tiranë: Nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe BP

Një tjetër pikë që ai komentoi ishte edhe takimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Në samit, Serbia nuk iu bashkua vendeve perëndimore për sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht qëndrimit të Serbisë, Zhovkva thotë se Zelensky e ka falenderuar udhëheqësin e Serbisë për ndihmën humanitare dhe financiare, si dhe për strehimin e qytetarëve ukrainas që prej agresionit

16 Mars 2024, 21:45 Nga r.ll
"Bashkëprodhimi i municioneve për sigurinë e të
Igor Zhovkva

TIRANË- Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskit, ka zbuluar detaje nga samiti i mbajtur dy javë më parë në Tiranë. Në samit morën pjesë liderë europianë dhe vetë presidenti ukrainas. Temat e diskutuara në samit përfshinë çështjet e sigurisë dhe ndërhyrjes ruse në Ballkan gjithashtu njohjen e Kosovës nga Ukraina dhe marrëveshjen për bashkëprodhimin e municioneve në Shqipëri.

Në intervistën e tij për Tirana News, Zhovkva tha se nuk ekziston asnjë lloj mosmarrëveshjeje midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me ritmin e integrimit të secilit vend në BE. Ai tha se Ukraina e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. 

“Sipas këndvështrimit tim ky Samit ishte një sukses i vërtetë. Më lejoni t’ju kujtoj se ky ishte samiti i dytë i një formati të tillë. Samiti i parë u mbajt vitin e kaluar në Athinë dhe këtë herë në Tiranë, midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Juglindor. Në këtë format për ne ishte shumë e rëndësishme të ishim në Tiranë dhe të takoheshim me udhëheqësit. Presidenti Zelensky pati mundësinë të takonte personalisht liderët e rajonit dhe të fliste me secilin prej tyre për çështje shumë të rëndësishme. Midis çështjeve që u diskutuan në Samit që më pas u pasqyruan në një deklaratë të miratuar ishte sigurisht çështja e vendosjes së paqes në Ukrainë. Ne diskutuam për formulën e paqes dhe Samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër. Sigurisht që diskutuam se si mund të bashkojmë përpjekjet për integrimin në Bashkimin europian. 

Në Ukrainë ndonjëherë dëgjojmë se ekziston një mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me ritmin e integrimit të secilit vend në BE. Rezultoi se kjo ishte diçka krejt e pavërtetë sepse kur presidenti Zelensky foli me kryeministrin e Shqipërisë apo me udhëheqësisht e Maqedonisë së Veriut apo me presidentin e Malit të Zi secili prej tyre mbështeti përpjekjet e Ukrainës drejt integrimit në BE, si dhe hapat e ardhshëm të Ukrainës për të miratuar në kuadrin e negociatave për Ukrainën. Pra e kuptojmë qartazi se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ana jonë, ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin Ukrainën”, u shpreh Zhovkva.

Këshilltari diplomatik foli edhe për idenë e propozuar e bashkëprodhimit të municioneve mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Ai tha se nisja e këtij bashkëprodhimi është i nevojshëm jo vetëm për Ukrainën po dhe për vendet e tjera.

“Ne e kemi ndjerë menjëherë mbështetjen e kryeministrit tuaj, të vendit tuaj dhe të popullit tuaj ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas që prej fillimit të agresionit të hapur të Rusisë. Faleminderit për mbështetjen humanitare dhe për mbështetjen e njerëzve tanë. Ajo çfarë kupton çdo vend në rajonin e Evropës dhe sigurisht përfshirë këtu Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar, është se në ditët e sotme duhet të kontrollojmë sigurinë, cilat janë kushtet e sistemit të sigurisë në vendet tona.

Por Ukraina po lufton me drejtësi dhe po e ndalon agresionin të avancojë më tej në vendet evropiane. Ne do ta bëjmë këtë gjë duke përdorur armët tuaja, artilerinë tuaj dhe municionet tuaja. Por ajo që është e rëndësishme është nisja e këtij bashkëprodhimi. Nisja e këtij prodhimi shtesë që është i nevojshëm jo vetëm për Ukrainën, por dhe për vendet e tjera. Kjo sepse çdo vend duhet të kontrollojë zhvillimet në sigurinë, ushtrinë dhe mbrojtjen e tyre. Duke ndërlidhur dhe bashkuar përpjekjet tona ne do ta bëjmë këtë gjë edhe më efektive. Po ne do të prodhojmë armë dhe municione të reja për të cilat Ukraina ka nevojë në fushëbetejë, por në fund të fundit, vendet tuaja do të kenë nevojë për këto armatime për të qenë më të mbrojtur, më të përgatitur”, u shpreh Zhovkva.

Një tjetër pikë që ai komentoi ishte edhe takimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Në samit, Serbia nuk iu bashkua vendeve perëndimore për sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht qëndrimit të Serbisë, Zhovkva thotë se Zelensky e ka falenderuar udhëheqësin e Serbisë për ndihmën humanitare dhe financiare, si dhe për strehimin e qytetarëve ukrainas që prej agresionit

“Ky nuk është takimi i parë midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit Vuçiç. Ata patën një takim edhe në Samitin e parë, por në Tiranë ata patën një takim shumë të mirë dhe produktiv dhe të frytshëm. Sigurisht që diskutuam për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ne e ndjejmë në mënyrë absolute mbështetjen e Serbisë ndaj Ukrainës përsa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit. Nuk diskutuam për sanksionet ndaj Rusisë. Të gjithë e dinë pozicionin e Serbisë, por presidenti Zelenski e falenderoi udhëheqësin e Serbisë për ndihmën humanitare dhe financiare, për strehimin e qytetarëve ukrainas që prej agresionit.”, tha Zhovkva.

igor zhovkva samiti per ukrainen ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet