Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas vendimit të 2018-s, parashikohet që fillimisht projektmarrëveshja, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, i dërgohet për nënshkrim kryetarit të bashkisë apo personit të autorizuar prej tij. Më tej, Kryetari i bashkisë dërgon për miratim në këshillin bashkiak marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe zhvilluesit privat.
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontratën e sipërmarrjes me shoqërinë “StarTek”, që i jep të drejtë të zhvillojë 7 pasuri të llojit truall në pronësi të bashkisë. Projektvendimi “Për miratimin e kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.” parashikon se në këmbim Bashkia si pronare do të marrë 50% të sipërfaqes në ndërtimin e ri që do të ngrihet.
Sipas “Kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi”, vendndodhja e 7 pasurive të llojit truall për zhvillim ndodhen në zonën kadastrale 8330, përkatësisht në rrugët “Jordan Misja” dhe “Skënder Kosturi”.
6 prej pasurive të paluajtshme do të përfshihen 100% në zhvillim. Në total sipërfaqja e tyre llogaritet 675 metra katror. Ndërsa pasuria e paluajtshme nr.7/87 me sipërfaqe 1,547 metra katror do të përfshihet në zhvillim vetëm një pjesë e saj, në varësi të gjurmës dhe miratimit të lejes së ndërtimit.
“Këshilli Bashkiak, e konsideroi në interes për Bashkinë Tiranë, dhënien për zhvillim të pasurive me nr. 7/292, 7/26, 7/41, 7/295, 7/70, 7/57 dhe nr. 7/87 (pjesërisht), në zonën kadastrale 8330, në këmbim të përfitimit të 50% të sipërfaqes ndërtimore (nëntokë dhe mbi tokë), në ndërtimin e ri që do të ngrihet, në këmbim të pasurive të llojit truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me të drejtë përzgjedhje 50% Bashkia Tiranë dhe 50% shoqëria “StarTek” sh.p.k.
Në pikën 3, të vendimit nr. 80, datë 22.07.2024, të Këshillit Bashkiak është vendosur miratimi i draft kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.
Vendimi nr.53 i miratuar nga Këshilli Bashkiak më 26.04.2018 mbështetur te Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.
Sipas vendimit të 2018-s, parashikohet që fillimisht projektmarrëveshja, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, i dërgohet për nënshkrim kryetarit të bashkisë apo personit të autorizuar prej tij. Më tej, Kryetari i bashkisë dërgon për miratim në këshillin bashkiak marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe zhvilluesit privat.
Në relacionin e projektvendimit thuhet se pranë Bashkisë Tiranë është depozituar shkresa më 21.08.2024, nga shoqëria “StarTek” sh.p.k, me anë të së cilës është kërkuar vijimi i procedurave të nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes midis kësaj të fundit dhe Bashkisë Tiranë.
Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit më 10.09.2024, i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë dhe ka marrë konfirmimin e tij për vijimin e nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes, midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k, si dhe vijimin e procedurave në përputhje me parashikimet e kreut V, të vendimit nr. 53/2018. Më tej kontrata e sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k, u nënshkrua në datë 25.10.2024.
“Sipas kontratës së lartpërmendur, sipërmarrësi, pra shoqëria “StarTek” sh.p.k, është i detyruar të projektojë, financojë dhe ndërtojë objektin e ardhshëm. Ai merr përsipër të kryejë të gjitha studimet urbanistike, teknike dhe juridike me qëllim plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm për pajisjen me lejet përkatëse për ndërtimin e objektit të ardhshëm, sipas cilësisë dhe parametrave funksionale, teknike dhe estetike, të cilat duhet të përfaqësojnë standarde të larta ndërtimi.
Sipërmarrësi mban përgjegjësi në rast vonese gjatë kryerjes së punimeve ose për ndërprerjen e tyre, nëse këto vonesa kanë ardhur për faj të tij dhe për çdo vonesë do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar ndaj Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, shoqëria “StarTek” sh.p.k, merr përsipër sistemimin e territorit rrethues të objektit, duke ndërtuar rrugët, trotuaret, duke mbjellë pemët, vendosur ndriçimin dhe larguar materialet e ndërtimit, inertet dhe strukturat e përkohshme në lidhje me ndërtimin e objektit.
Nga ana tjetër, Bashkia Tiranë, në cilësinë e porositësit, garanton se është pronari i vetëm i ligjshëm i pasurive objekt të kontratës. Bashkia e Tiranës angazhohet të asistojë sipërmarrësin për dokumentacionin e kërkuar prej tij si pronar i truallit dhe të lirojë pasurinë pas miratimit të lejes së ndërtimit.
Gjithashtu, Bashkia Tiranë ka të drejtë që me anë të personave autorizues të bëjë kontrollin teknik, në një raport ku do të specifikohet gjendja e objektit konform standardeve në lidhje me cilësinë e punimeve në objektin ku do të përfitojë pjesën takuese dhe kur është rasti të kërkojë rregullimin e tyre”, citohet në relacion. Sipas të dhënave të QKB-së kompania StarTek është themeluar në vitin 2012. Në vitin 2023 kompania deklaroi 1,1 mld lekë të ardhura nga aktiviteti. / Monitor
Incidenti TIRANË- Një takim elektoral i deputetit Agron Shehaj në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente. Teksa Shehaj po fliste në...
Kuvendi TIRANË- Pas më shumë se 10 orësh seancë plenare ditën e sotme është mbyllur rreth orës 10 e 20. N...
Ermal Mulosmani KOSOVË- Gazatari Ermal Mulosmani ka kritikuar arsyetimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili,...
Faton Peci KOSOVË- Ministria e Bujqësisë në Kosovë ka ndarë dy grante prej nga 100 mijë eurosh secili për vëll...
Kumbaro TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, për të diskutuar buxhetin për vitin 2025, ka folur edhe M...
Anila Denaj TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se p...
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha sot se projektbuxheti i vitit 2025 i paraqitur nga qeveria ësh...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha e vlerësoi rezolutën e CDI si ndëshkimin më të madh që ka marr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha, duke lexuar rezolutën e miratuar në Kamboxhia, theksoi se CDI dënon arrestimet burgos...
Sali Berisha TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka lexuar rezolutën e CDI-së para qytetarëve, që prej 322 ditësh po e mbë...