15 Maj 2023, 06:49
Nga A.B
Procesi i votimit
TIRANË- Procesi i numërimit të votave po vijon me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e vendit. Në disa prej tyre, ky proces ka përfunduar, ndërsa Kavaja e ka nisur këtë proces rreth orës 05:00.
Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, madje edhe në Shkodër.
Ndërkohë, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryesojnë në 7 bashki të vendit. Në Has, Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë, kandidatët e këtij koalicioni po shkojnë drejt fitores teksa kanë mbetur edhe kutitë e fundit. Në Pukë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë.
Kandidati i koalicionit BF, Rrok Dodaj ia doli të merrte 3480 vota, ose 58.13%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjon Gjonaj mori 2507, ose 41.87%.
Në Bashkinë e Kuçovës gara është e fortë. Deri në orën 05:50 janë numëruar votat e 19 kutive nga 65 dhe udhëheq Lefter Maliqi i koalicionit Bashkë Fitojmë. Kandidatët e këtij koalicioni kryesojnë edhe në Rrogozhinë e Memaliaj.
Si shkoi procesi i zgjedhjeve?
Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS.
Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime./Dosja.al
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
15 Maj 2023, 06:45
A.B
Zgjedhjet
PUKË- Kur kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”...
Politike
15 Maj 2023, 05:10
I.A
Numerimi
KRUJË- Procesi i numërimit po vijon pa ndërprerje në Krujë, ku deri më tani janë numëruar 13 kuti. Sipas r...
Politike
15 Maj 2023, 04:54
I.A
Numerimi
DELVINË- Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Delvinës ka përfunduar. Mësohet se fituesi ë...
Politike
15 Maj 2023, 04:31
I.A
Numerimi
TIRANË- Vijon numërimi në të gjitha bashkitë e vendit përveç 6 bashkive që është mbyllur proce...
Politike
15 Maj 2023, 04:15
I.A
Numerimi
TIRANË- 140 kuti janë numëruar në Tiranë deri më tani. Mësohet se sipas rezultateve nga KQZ, kandidati i P...
Politike
15 Maj 2023, 03:59
I.A
numerimi
LIBOHOVË- Numërimi i votave në Bashkinë Libohovë ka përfunduar. Kjo ka çuar në 6 numrin e bashkinë ...
Politike
15 Maj 2023, 03:55
I.A
Numerimi
LUSHNJE- Janë numëruar 44 kuti deri më tani në Lushnje. Mësohet se deri në rezultatet e tanishme kandidatja e P...
Politike
15 Maj 2023, 03:43
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar KZAZ-të që të vazhdojnë numërimin e...
Politike
15 Maj 2023, 03:35
I.A
Numerimi
SHKODËR- Deri më tani Shkodra mesa duket do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Kjo pasi deri më tani Benet B...
Politike
15 Maj 2023, 03:08
I.A
Numerimi
TIRANË- 10% e votave në Tiranë janë numëruar. Mësohet se deri më tani nga votat e numëruara Erio...