Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Beleri në Athinë, zhvillon takim me kryeministrin grek Mitsotakis: Shqipëria t'i përmbahet angazhimeve evropiane
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
15 Korrik 2024, 12:43Nga r.ll
mitsotakis dhe beleri
GREQI- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athinë nga ku nesër do të niset drejt Strasburgut për betimin e tij në Parlamentin Evropian. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Beleri po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara. Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet më shumë Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë,” i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre.
“Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë. Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, i tha Beleri-Mitsotakis.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.