LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 11 maji është data e të gjithë shqiptarëve, që besojnë se ky vend është një tokë e bekuar

Lideri i opozitës u premtoi gjithashtu banorëve të Klosit se pas 11 majit investimet në infrastrukturë do të shumëfishohen. 

6 Maj 2025, 21:58 Nga E. D
Berisha: 11 maji është data e të gjithë shqiptarëve,
sali berisha

KLOS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimet me banorët e Klosit u shpreh se 11 maji është data e të gjithë shqiptarëve, që besojnë se ky vend është një tokë e bekuar. Berisha gjithash tha se 11 maj, është në një provë për këtë vend, për paraardhësit e tij dhe është në një provë për fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat e tij. Lideri i opozitës u premtoi gjithashtu banorëve të Klosit se pas 11 majit investimet në infrastrukturë do të shumëfishohen. 

"Së dyti, ju e keni afër këtu. Burreli do të ketë rrugën e Xibrit. Unë nuk e harroj, unë e kam premtuar rrugën e Xibrit, dhe rrugën e Xibrit do ta bëj dhe do e lidh Matin me Tiranën edhe nëpërmjet Xibrit. Se edhe rrugën Krujë-Tiranë, do ta ndërtojmë. E shkurton shumë dhe Mat-Xibër-Tiranë shkurtohet edhe më shumë se kjo tjetra pataj.
Ndaj dhe, të jeni sigurtë se, pas 11 majit investimet në infrastrukturë do të shumëfishohen. Por ne, 11 maj, mendoj unë, çdo shqiptar është në një provë për këtë vend. Është në një provë për paraardhësit e tij, është në një provë për fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat e tij. Sepse sot, në këtë stad, ky sot e çoi këtë komb në atë gjendje që nuk e ka çuar kush kurrë, asnjë luftë.

13 lindje Mati në një vit. 1 lindje Erseka në 1 vit. Largime masive, braktisje sikur ky vend të ishte Sahara, jo një vend i bekuar plot ujëra, plot bimësi, me potenciale turistike të jashtëzakonshme kudo, me pasuri mahnitëse nëntkësore, dhe banorët e saj ikin, sikur të ishin banorë të një shkretëtire. Pse kjo? Jo se nuk e duan Klosin, jo se nuk e duan Matin dhe Shqipërinë. Jo. Ky rreth nuk ka se si të mos duhet me këto pasuri, por problemi është se, këto janë bërë të huaja, nuk janë të qytetarëve. Sepse ky, taksat tuaja nuk i ktheu në rroga dhe pensione qëështë ligji i parë.

Përkundrazi, i kaloi në rrugë dhe ndërton rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se sa ndërton Kroacia.
Prapë po ua them sot, se kam përsëritur. Isha në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë, është rruga më e gjerë e Shqipërisë, 35 metra e gjerë. E kemi ndërtuar me 2.4 milionë euro kilometrin. Është e gjatë 24.5 km, kushtoi 60 milionë euro. Dhe kushtoi të paktën 18 milionë më shumë, sepse na doli problem me shpendët, me habitatin, dhe u detyruam të devijojmë projektin. Kurse sot ky, ndërton rrugën 20 milionë euro kilometri. Më të ngushtë se ajo. Aty, por më e ngushtë se sa ajo. Sot, Rruga e Arbrit, 10-11 metra e gjerë ka kushtuar 1 mld më shtrenjtë se Rruga e Kombit, 27 metra e gjerë dhe qëështë vepra më e vështirë se çdo vepër tjetër.

Rruga e Kombit, po të keni parasysh pjesën e Shpalit është e tëra në mur, është vepër shumë e ndërlikuar.
Pra, Unaza e Tiranës, 17 milionë euro kilometri. Çfarë bën ai? Ai merr paratë tuaja, merr paratë e pensionistëve, merr paratë e rrogëtarëve, i fut në rrugë i vjedh në rrugë. Kjo vjedhje miq, ka kaluar çdo lloj limiti kur janë zhdukur 130 milionë euro te djegësi i Tiranës. Të gjitha taksat tuaja. Çfarë solli kjo? Kjo solli varfëri në rritje. Se, ka dy varfëri: ka varfëri në rritje, ka varfëri në ulje. Ne nuk është se ishim të pasur në vitin 2013.

Po ama një gjë: nga viti 2007, gjer ë vitin 2014, numri i banorëve në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë rritej nga viti në vit. Kurse tani, me 10 vite, 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur vetëm në hapësirën e BE. Një mësues foli në një nga ato takimet, mësues i nderuar. Unë tha, punova 40 vjet në arsim, dola në një pension që nuk më mjafton. 3 fëmijët më ikën, dhe në një mënyrë u dënova me një vetmi. Kush e dënoi me vetmi mësuesin e nderuar? Mësuesin me vetmi e dënoi vjedhja që bëjnë këta qeveritarët, që detyrojnë fëmijët e tij të papunë, detyrojnë këtë me pension të ulët, nuk ka më sofra dhe kaq ka dhe shkoni në punën tuaj.

Nuk është vetëm vetmi, por është edhe pasiguri e madhe. Imagjinoni tani, qindra e mijëra burra dhe gra, të moshuar që nuk i kanë fëmijët. Që të gjithë ata kanë merakun: çfarë do ndodhë nesër me mua? Kush do më gjendet? Kush do tregojë një kujdes minimal? Sa e pamëshirë është vjedhja që iu bëjnë këta shqiptarëve. Vjedh ai i pari, sepse ai është në krye të këtij zinxhiri hajdutësh. Vila e tij, dyfishi i themeleve të vilës së Enver Hoxës. Kopshti i tij, 4 herë më i madh se kopshti i Enver Hoxhës. Po, një dallim shumë të madh. Ai ishte gjakësor, por Enver Hoxha vilën nuk e regjistroi kurrë në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky, e ka në emër të vet. Ky shkon, e merr 225 mijë m2 tokë në bregdet, tokë, pa asnjë lidhje me të, pa asnjë dokument, as kadastral, as pronësie, as konfiskimi dhe na del tani pronar me 24 hektarë tokë.

Atëherë, këta të tjerët rreth tij nuk kanë më kufij, prandaj dhe ne mbetëm. Pensioni që ishte në vitin 2013, 143 mijë lekë, arriti gjer në 172 mijë lekë. Por pensioni i malazezii qe ishte 138 mijë lekë, sot është 450 mijë lekë.
Rroga minimale e rumunit ishte 164 euro në vitin 2013, apo 830 lei, sot rroga minimale e rumunit është 3300 lei. Pse? Po çdo qeveri, në çdo buxhet, zërin e parë e ka t’ua kthejë qytetarëve në rroga dhe pensione çdo vit. Dhe prandaj nuk iknin shqiptarët, nuk u pakësuam. Sepse, çdo vit rriteshin rrogat, rriteshin pensionet, çdo vit kishte shpresë se vitin tjetër do jetë më mirë. Në këtë aspekt, data 11 nuk është një datë e demokratëve, është një datë e të gjithë shqiptarëve. E të gjithë atyre që e duan këtë vend, që besojnë se ky vend nuk është Sahara, por besojnë se kjo është një tokë e bekuar, me pasuri shumë të mëdha, me prodhime të shkëlqyera," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje