LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 1.1 milion shqiptarë janë larguar, vendi po boshatiset dhe shpresa po shuhet

Gjatë një aktiviteti politik, Berisha pretendoi se vendi është shndërruar në një “narko-shtet”, duke akuzuar për përfshirje të krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në ekonomi dhe investime.

25 Prill 2026, 11:56 Nga I.A
Berisha: 1.1 milion shqiptarë janë larguar, vendi po boshatiset dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria, po qeveriset në kushte të një “regjimi autokratik” që ka deformuar procesin zgjedhor dhe ka dobësuar demokracinë. Gjatë një aktiviteti politik, Berisha pretendoi se vendi është shndërruar në një “narko-shtet”, duke akuzuar për përfshirje të krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në ekonomi dhe investime.

Berisha tha se një pjesë e investimeve në ndërtim dhe turizëm lidhen me para të paligjshme dhe mungesë planifikimi urban. Ai shtoi gjithashtu se largimi masiv i qytetarëve nga vendi është pasojë e mungesës së shpresës dhe situatës aktuale politike.

"Ky regjim autokratik, i cili ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, i cili ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Bosët më të mëdhenj të karteleve më të mëdha të drogës në botë, si ata të Sinaloas, e kanë derën hapur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, sepse ata lajnë paratë e tyre me preferencë në këto kullat e famshme dhe resortet turistike. Mbrëmë folëm këtu për Dubai City-n e 1001 netëve të Edi Ramës në Durrës, i merr portin vendit dhe ndërton me kartelët e drogës me Franc Çopjen dhe të tjerë, një qytet, e morët vesh që ka filluar të fundoset. Që në fillimet e veta ka filluar të fundoset, ndërtimet kanë filluar të fundosen, sepse janë të gjitha para droge, para dhe nuk ndjekin asnjë plan, asnjë kriter. Në këtë kuadër u ndala për të përshkruar këtë situatë, sepse kjo pasqyron shumë se kudo tjetër, në jetën e grave, vajzave dhe nënave.

Kjo ka krijuar në Shqipëri një dëshpërim në të cilën shqiptarët largohen sot më shumë se çdo komb tjetër nga vendi i tyre. Dhe vetëm në 10 vite nga 2014-ta, 2023-shin, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1.100.000 shqiptarë. Sigurisht, këtu ka një asimetri. Janë larguar më shumë burrat. Dhe në këtë, në këtë kuadër, Shqipëria sot ka numrin më të madh të kryefamiljareve reale në Evropë dhe më gjerë. As vendet në luftë nuk kanë një një fenomen të tillë të imponuar nga largimi masiv i qytetarëve nga Shqipëria. Por, në qoftë se bën fjalë për shpresën dhe gjenezën e saj, gjeneza e shpresës është gruaja, është vajza. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë, duhet të përqëndrohemi me të gjithë forcën tonë si parti, të krijojmë shpresën. Dhe gratë dhe vajzat në Partinë Demokratike dhe vajzat shqiptare të shndërrohen në një gjenerator të fuqishëm shprese në këtë gjendje që jemi", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet