30 Mars 2024, 20:20
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nga zyra e tij përcakton sipas tij tenderat e "klientelës" së tij dhe vetë merr përqindjen.
Ai tha se çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët, pasi pasuritë e vendit vetëm vidhen. Ish-kryeministri tha se 20 shkurti ishte prova e përgjithshme, ndërsa tani qytetarët presin sulmin përfundimtar mbi regjimin.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, çdo ditë regjimi njofton lajme, të cilat faktojnë armiqësinë e tij ndaj qytetarëve. Çdo ditë, Edi Rama, ky pushtetar prej 25 vitesh në pushtet, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij, vendos të dëshpërojë, të poshtërojë, të injorojë, të varfërojë, të vjedhë shqiptarët gjithnjë e më shumë.
Çdo ditë, oratorët nga kjo platformë denoncojnë njëri pas tjetrit këto akte, të cilat në një vend tjetër do kishin rrëzuar çdo muaj një qeveri. E them këtë për të theksuar se urgjente, sa jetike, sa vendimtare është sot mosbindja jonë civile ndaj këtij regjimi, i cili nuk ndalet me asgjë përveçse me forcën e mosbindjes civile.
Edi Rama nga zyrat e tij përcakton tani çdo ditë tenderat që fiton klientela e tij dhe që ai merr përqindjen. Firmos kullat, në të cilat ai siç thonë rëndom, merr 30-përqindëshin. Shpërndan bonot e investitorëve strategjike, ku përsëri vetë është në përqindjet më të majme.
Firmos plaçkitjen e 1.4 milionë metër katror tokë publike në Durrës me një vlerë 1.8 miliardë euro.
Çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët. Pasuritë e saj, pasuri të ndaluara për shqiptarët, pasuri të mallkuara për shqiptarët, pronë e hajdutëve qeveritarë. Çdo ditë që kalon është vonesë e madhe në betejën tonë pa kthim për mosbindje civile.
20 shkurti ishte prova e përgjithshme, qytetarët presin, sulmin, sulmin, sulmin përfundimtar mbi regjimin që sundon në aleancë me krimin, me vjedhjen, drogën. Vetëm mosbindja civile e pandalshme, e pandërprerë, është zotimi ynë, është betimi ynë, është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë të drejtë.
sali berisha
Politike
30 Mars 2024, 19:30
r.ll
flamur noka
FIER- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me demokratët e Fieri...
Politike
30 Mars 2024, 19:08
r.ll
ervin salianji
FIER- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në qyt...
Politike
30 Mars 2024, 19:03
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka folur lidhur me hetimet e 21 janarit.
Basha tha në News24 se nuk...
Politike
30 Mars 2024, 18:54
r.ll
ilir meta dhe petro beleri
HIMARË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro...
Politike
30 Mars 2024, 18:51
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka komentuar denoncimin e Gazment Bardhit në drejtim të vëllai...
Politike
30 Mars 2024, 18:45
r.ll
sali berisha dhe lulzim basha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me mundësin&e...
Politike
30 Mars 2024, 17:55
r.ll
sali berisha dhe lulzim basha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me ish-kryemi...
Politike
30 Mars 2024, 16:26
r.ll
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në një deklarat&...
Politike
30 Mars 2024, 15:52
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për medi...
Politike
30 Mars 2024, 14:13
N.F
Mirela Karabina
TIRANË- Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina ka mbajtur ditën e sotmë një deklaratë për mediat ku ...