LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 935 mijë shqiptarë ikën nga vendi nga viti 2014 në 2022, regjimi i Ramës shkretoi Shqipërinë, po vret shpresën

Berisha tha se kryeministri Edi Rama gjatë viteve që ka drejtuar Shqipërinë, ka shkretuar vendin dhe ka bërë që të largohen mijëra të rinj.

6 Shkurt 2023, 17:48 Nga F.M
Berisha: 935 mijë shqiptarë ikën nga vendi nga viti 2014 në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e tij me kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha tha se kryeministri Edi Rama gjatë viteve që ka drejtuar Shqipërinë, ka shkretuar vendin dhe ka bërë që të largohen mijëra të rinj. Kreu i PD-së tha se 935 mijë shqiparë e kanë lënë Shqipërinë brenda tetë viteve qeverisje dhe se kjo gjë ka vrarë shpresën e këtij vendi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shndërroi ndërkohë narkoeuron dhe grupet e saj, vendimmarrësin më kryesor për fatin e Shqipërisë, fatet e demokracisë shqiptare, fatet e vendit. Me shumë, shumë dhimbje, me shumë, shumë keqardhje informoj ju dhe shqiptarët se statistikat e fundit të Eurostatit, që deri në vitin 2021, informonin se 744 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për vendet e BE-së, kjo shifër para pak ditësh është azhurnuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë Shqipërinë këto vite vetëm në BE, e jo ata që janë në SHBA, Kanada, Norvergji, pra në hapësirën jo Shengen, jo të BE-së. Kurrë në histori ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim, apo një regjim siç po shkretohet këto vite. Sot një thirrje e përgjithshme është; të shpëtojmë Shqipërinë, t’i dalim zot. Shqipëria po evaporon, po zhduket, po vdes me shpejtësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35 % të popullsisë së vet. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin, për shpëtimin e vendit. E gjitha kjo vjen nga një politikë antishqiptare, ç’njerëzore që ndiqet ndaj këtyre njerëzve. Këtu kemi qenë dhe INSTAT i drejtuar nga Rama, nxori grafikun që nga viti 2007-2014, popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Dhe kjo është e vërtetë. Në këto vite u rikthyen mbi 180 mijë emigrantë shqiptarë. Dallimi ishte themelor; Shqipëria një vend shprese. Me ato të ardhura, ato kushte, por kishte shpresë. Sot ky regjim, Edi Rama vret shpresën. Po si e vret shpresën ky? Vret shpresën duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm fëllikshtira, vetëm skandale. Ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët. Në mënyrë të pamëshirshme ky njeri që udhëton 137 udhëtime me çarter, me avion në dispozicion, me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më pasur i gjirit. Ky njeri që mban vetëm për rrogat e pilotëve, shpenzon 300 milionë në vit, ky njeri i cili udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS, se e ka bankë PS-në, ky njeri i cili thotë se firmos ‘fap fap fap’, për xhepat e tij, firmos për 420 mln euro në kundërshtim flagrant me ligji. Keni dëgjuar ju rastin e zv/ministrit që e arrestuan se i tha punonjësja e thesarit se kjo nuk bëhet. Edi Ramës i tha dy herë, Agjencia e Prokurimeve Publike se kjo procedurë është antiligjore, por ajo ishte procedura që jepte para. Ai patë ju fushat e Sharrës si janë bërë miniera floriri për këtë hajdut. Atje plehrat i tarifojnë sikur digjen, në fakt atje as nuk seleksionohen, por diferenca është se për çdo ton futin 18 euro në xhep. Diferenca është 54 mln euro gjatë këtyre viteve ua kanë grabitur qytetarëve dhe bizneseve vetëm të qarkut të Tiranës.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet