LIVE UPDATES
Politike

Berisha: A ka gjë më dramatike se sa ngrirja e pensioneve për 10 vite në një kohë kur çmimet vetëm rriten?

Berisha thotë se është krim i shëmtuar të lësh sot me zero rritje pensioni dhe të rrisësh 100 përqind rrogat e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

9 Mars 2024, 19:35 Nga r.ll
Berisha: A ka gjë më dramatike se sa ngrirja e pensioneve për 10
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nuk ka gjë më dramatike se sa ngrirja e pensioneve për 10 vite me radhë, në një kohë kur çmimet jo gjatë 10 viteve, por vetëm 4 vitet e fundit, janë rritur me 40 përqind.

Sipas Berishës, në vitet 2005-2013, pensionet e ulëta u dyfishuan, ndërsa pensionet e tjera u rritën me 80 përqind.

Berisha thotë se është krim i shëmtuar të lësh pensionistët sot me zero rritje pensioni dhe të rrisësh 100 përqind rrogat e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Krahas aleancës me krimin, e cila është e gjithëpushtetshme mbi jetën e qytetarëve, e gjithëpushtetshme mbi jetën e bizneseve, e gjithëpushtetshme në jetën e vendit, organizata kriminale qeveri me në krye Edi Ramën po përdor tiraninë e varfërisë kundër jush, kundër qytetarëve të thjeshtë.
Të dashur miq, parafolës këtu theksuan çështjen e rrogave dhe të pensioneve.
A ka gjë më dramatike se sa ngrirja e pensioneve për 10 vite me radhë, në një kohë kur çmimet jo gjatë 10 viteve, por vetëm 4 vitet e fundit, janë rritur me 40 përqind.
Pensionet e 670 mijë burrave dhe grave, që kanë shkrirë jetën e tyre për një Shqipëri tjetër, kanë mbetur aty ku ishin.
A nuk është kjo një qëndrim çnjerëzor, një përçmim ekstrem ndaj këtyre burrave dhe grave si qenie njerëzor, ndaj dinjitetit të tyre?
A nuk është kjo një grabitje e tmerrshme në kurriz të tyre?
Por çfarë ndodhi, cila është arsyeja që të ngrihen pensionet, që të ketë zero rritje pensione për 10 vite?
Për ç’motiv, ku e bazon Edi Rama këtë pashpirtësi ekstreme?
Mungojnë paratë? Jo, absolutisht. Jo dhe jo.
Në vitet 2005-2013, pensionet e ulëta u dyfishuan. Pensionet e tjera u rritën me 80 përqind, ndërkohë me fonde publike u ndërtuan dhe u rindërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan dhe rindërtuan 1300 shkolla, u dyfishuan rrogat e punonjësve.
Atëherë çfarë ndodh, në një kohë kur taksat ky regjim i dyfishoi, ku shkojnë këto para?
Këto para vidhen dhe vetëm vidhen.
Prandaj të dashur pensionistë, mendoni njëherë për veten tuaj.
Pavarësisht nga botëkuptimi që mund të kemi, por t’u lësh ju sot me zero rritje pensioni dhe të rrisësh 100 përqind rrogat e ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë, a nuk është kjo një krim i shëmtuar, a nuk është kjo t’u përcjellin ju sa më parë nga kjo botë për mungesë ilaçesh dhe ushqimi.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen