Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një takim me mbështetësit e tij në Lezhë, ai tha se pushteti po përdoret duke përfituar nga interesat e qytetarëve, ndërsa shtoi se qeveria po firmos çdo aferë.
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Në një takim me mbështetësit e tij në Lezhë, ai tha se pushteti po përdoret duke përfituar nga interesat e qytetarëve, ndërsa shtoi se qeveria po firmos çdo aferë.
Pjesë nga deklarata:
Çfarë kërkon? Si mund të rrimë ne?
Votuat ju? Votat i numëroi krimi.
Votuat ju? Votat i numëroi zarfi i 638 mijë pensionistëve me 50 mijë lekë në fushatë elektorale në shkelmim të ligjit?
Votuat ju? Në fletën e votimit nuk ishte emri i PD, nuk ishte emri i kryetarit tuaj.
Votuat ju? U shpall rritja e rrogave me 900 dollarë. U vërsulën kundër jush patronazhistët si terroristët e kuq.
Votuat ju? Vërshuan lumenjtë e parave të krimit për të blerë të drejtën e votës. Vërshuan bandat, nga një lokalitet në tjetrin.
Nuk e harroj natën e votimit, kur demokratët i filmonin banditët, ndërsa policët i mbronin nga anash teksa shpërndanin paratë.
Çfarë jemi ne atëherë? Jemi qenie të dorës së dytë, të dorës së tretë, për të na shtypur dhe poshtëruar një armik si Edi Rama? Një bastard si Edi Rama? Një bastard i xhelatëve të diktaturës komuniste si Edi Rama?
Apo jemi edhe ne njerëz të idealeve, të guximit, njerëz që kemi përmbytur diktaturën, njerëz që jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, njerëz që kemi mbrojtur interesin kombëtar.
I hapëm dyert Shqipërisë drejt Europës, por i hapëm edhe dyert drejt prosperitetit.
180 mijë familje shqiptare u kthyen nga viti 2009 deri në vitin 2013 nga emigracioni. Kishte shpresë, kishte stabilitet. Pa diskutim që kishte dobësi dhe të meta. Por nuk kishte kurrë terror dhe frikë të qytetarëve si sot. Banditët dhe bandat përfunduan një nga një para ligjit.
Proceset ekonomike nuk njohën të ndaluar.
Pas të gjitha këtyre, pasi na i numëron votat me kriminelë, pasi na i numëron votat me zarfa pensionistësh, pasi na i numëron votat me dhjetëra milionë euro nën dorë, ato të drejta që kanë mbetur për përfaqësuesit tuaj në parlament, kërkon t’i mohojë me çdo kusht.
De facto kërkon të asgjesojë pluralizmin parlamentar. Nuk kemi pasur kurrë një armik të urryer, një armik të egër siç kemi sot Edi Ramën.
Ne ju përfaqësojmë ju aty dhe ju me shumë të drejtë prisni që me ato të drejta që na njeh Kushtetuta, të mbrojmë interesat tuaja. T’u tregojmë ju se çfarë ndodh me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, me interesat tuaja të përbashkëta, me interesin tuaj kombëtar.
Për ta bërë këtë, Kushtetuta ka vendosur një nen, i vetmi nen që i jep një veto opozitës, ju jep ju një veto. Kjo do të thotë që u ka dhënë ju të drejtën, me përfaqësuesit tuaj, të kontrolloni qeverinë me komisionet hetimore parlamentare.
Këtë të drejtë, Edi Rama për dy vite me radhë, e shtyp 8 herë.
Po pse? Pa diskutim ai duhet të hetohet. Sikundër duhet të hetohem unë, sikundër duhet të hetohen deputetët. Duhet të hetohen pushtarët. Duhet të hetohen se si po e përdorin pushtetin e tyre, për t’u pasuruar vetë apo për interesat tuaja.
Ne kërkojmë të hetojmë atë që quhet ligji i konfliktit të interesit.
Kjo do të thotë se a e kë përdorur ti pushtetin për t’u pasuruar apo jo. Përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Ndalohet me Kushtetutë.
Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij.
Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju.
Nuk ka ndodhur në një vend, nuk mund të imagjinohen vjedhjet e tmerrshme që kanë ndodhur mbi ju.
Do ju jap një aferë, e keni dëgjuar mijëra herë. Djegësat. 1 miliard euro shkojnë. Kush është kryepërgjegjësi? Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama.
Po pse? Ua them politikisht këtë? Jo, ua them me dokumenta. Sepse qeveria që dorëzoi pushtetin, me një fond të BE prej 4 milionë euro, bëri masterplanin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.
Dhe, ekspertët më të mirë të Europës me shqiptarët, konkluduan se trajtimi i tyre duhet të bëhet me landfill, depozitim, përzgjedhje, riciklim.
Erdhi ky tani, për të vjedhur, e përmbysi këtë. Firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit.
Gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro. Asnjë djegës nuk funksionon në Shqipëri.
Djegësi i Tiranës ka marrë 130 milionë, asnjë djegës nuk ka në Tiranë. Kjo është vetëm njëra anë.
Sali Berisha LEZHË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një takim me mbështetësit e tij në Lezhë u shpreh se 10 vite, rregul...
Genta TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar dokumentet që lidhin thjeshtrën e Edi Ramës, Rea Xhillarin me miliona lekët e tender...
Ina Zhupa TIRANË- Ina Zhupa, depuetja e Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas nismës së 12 deputetëve të Par...
Parada TIRANË- Për festat e '28 Nëntorit', për herë të parë do të mbahet në Tiranë “Parada e shqipt...
Safet Gjici TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit Sa...
Sondazhi SPAK-u dhe puna e tij në përgjithësi, apo në raste të çështjeve konkrete, kanë qenë dhe janë k...
Frida Krifca TIRANË- Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca wshtw ngwrkuar swrish me detyrw, pasi u shkarkua nga Ministria qw drejtonte.&nbs...
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha Diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e djeshme janë...
Sali Berisha TIRANË- Diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD ditën e djeshme. Gazetari Osman Stafa p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama edhe pse ka deklaruar shumë herë që nuk i diskuton vendimet e Gjykatave, ka quajtur absurd ...