Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një takimi më kryetarët e dëgëve në Tiranë, Berisha theksoi se me protestën e djeshme ata treguan që populli nuk do të pajtohet kurrë me aktet kriminale të Ramës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kushdo që vë në pikëpyetje sukseset e revolucionit paqësor demokratik është naiv. Gjatë një takimi më kryetarët e dëgëve në Tiranë, Berisha theksoi se me protestën e djeshme ata treguan që populli nuk do të pajtohet kurrë me aktet kriminale të Ramës. Po ashtu Berisha shtoi se revolucioni demokratik ka përmbysur shumë qeveri komuniste.
"Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramës dhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhëtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë. Ndaj dhe secili nga ata që mori pjesë në protestë ka kryer, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor. Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria.
Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj. Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë. Me revolucion paqësor demokratik, Mahtma Gandi përmbysi sistemin kolonial në Indi. Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish komuniste, përveç se në Rumani. Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar protestën e djeshme kundër qeverisë Rama. Gjatë...
Zaho PRIZREN- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Prizrenin për të kaluar fundjavën e tij me familjen. Teksa ka vizituar qytetin historik...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës në Tiranë. Me anë të një postim...
Sali Berisha TIRANË- Një ditë pas protestës para kryeministrisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të vijo...
Foto nga Protesta TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje protestës së sotme të opozitës në...
Protesta TIRANË- Protesta antiqeveritare e mijëra mbështetësve të opozitës në Shqipëri, që u zhvillua të...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën datë 13 shkurt, ora 17:00. Lajmi është ...
Sali Berisha TIRANË- Në Shqipëri përkrahës të opozitës dhe ish kryeministrit Sali Berisha u mblodhën sot para selis...
Protesta e Opozitës TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë raportuar protestën kombëtare që u mbajt sot nga Opozita. N&e...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Oerd Bylykbashi dhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike ndodhen pranë komisariateve ku...