LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Vajza e Ramës fiton tendera çdo javë e çdo muaj

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashëqeverisje.

28 Tetor 2023, 13:27 Nga I.A
Berisha: Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Vajza e Ramës fiton tendera
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ritheksuar edhe sot se zgjedhjet e vitit 2021 janë shitur nga Lulzim Basha për bashkëqeverisje me Ramën. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashëqeverisje. Po ashtu Berisha ka deklaruar se në kundërshtim me Kushtetutën, vajza e Edi Ramës fiton tendera çdo javë dhe çdo muaj. Sipas tij as në ILDKPKi nuk bën deklarime në lidhje me pasurinë e saj.

"Po ju përgjigjem pse parlamenti e nisi betejën dhe çfarë është, cili është begraundi i vërtetë i kësaj beteje.
Motivi themelor i kësaj beteje, ia them çdo shqiptari, është liria e tyre, vota e tyre. Ne kemi ardhur fatkëqinj, opozitë fatkeqe, me një regjim në të cilin Edi Rama grabiste, numëronte votat dhe nuk lejonte më rotacionin në Shqipëri të faktuar. Kurse njerëzit deklaronin se ky i vjedh, po fiton. E vërteta absolute është se ai i vjedh, po nuk fiton. Se unë i faktoj çdo shqiptari se ai nuk i fitoi zgjedhjet e vitit 2021. Se nuk mund të pranohet kurrë fitore zgjedhjesh, nëse ti ndan në rrethe, Durrës, Krujë, Lezhë dhe Tiranë, 130 milionë euro të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në muajt mars dhe prill. Nuk po llogaris fare blerjet e nëndheshme. Sigurisht, pati një gjë tjetër, duhet ta themi këtu. Zgjedhjet e vitit 2021, u shitën absolutisht nga Lulzim Basha, dhe Edi Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashëqeverisje. Do më lejoni të jap 2-3 argumente. A kishte entuziazëm tek qytetarët në vitin 2021? Ju jeni dëshmitarë, kishte entuziazëm të jashtëzakonshëm, qytetarët masivisht besonin në fitoren e opozitës. Qytetarët kërkonin ndryshimin. Por Lulzim Basha e shoi, këtij zjarri të qytetarëve shqiptarë u hodhi ujë ditët e fundit. Fushatat kanë trajektoret e tyre, një fushatë që ecën dhe papritmas rrëzohet, ajo ka probleme serioze. Çfarë na ndodhi ne në vitin 2021? U la mbyllja e fushatës, e cila është një moment kulmor.

Në 32 vite, mbyllje ofenduese si ajo nuk ka ndodhur. Nuk ftoi asnjë njeri, megjithatë i shkova se nuk doja të krijoja lajm në media se nuk i doli Sali Berisha. Shkoj dhe e gjej, se nuk t’i them atë që meriton, në një karroceri Tojote, shoh aty dy deputetë, e shoqja diku matanë. Nuk kisha parë kurrë një fushatë të tillë. Foli 25 minuta dhe iku. E mora në telefon, i thashë godite zgjedhjet. Si ka mundësi, fjala dakord, po si mund të bëhet një skenar i tillë? Kush ta bëri këtë skenar? Në një kohë që kompania kishte thënë se do e bëjmë mbylljen e fushatës mes Tiranës dhe Elbasanit. Si mund të bëhet kjo që thoni ju? Meqenëse unë e kundërshtova këtë, ne kemi sheshet, ne jemi forca kryesore, ne do fitojmë zgjedhjet. Ndërkohë ky shkoi në sheshin Italia dhe e degradoi krejt mbylljen. Ndërkohë që Edi Rama bëri jo një, por dy mbyllje, një në Tiranë 4 orë, një në Vlorë 4 orë të tjera.
Por ky është një aspekt. E thashë mbrëmë, e them prapë edhe sot. Nëse do u jepja përgjigje pozitive këshilltarëve të tij kur më erdhën në zyrë dhe më thanë se në rast se nuk fitohen zgjedhjet, çfarë mendon për një koalicion të madh. I thashë që kjo është një vdekje e demokracisë shqiptare dhe nuk e pranoj kurrë. Unë do dal me gjithë forcën time kundër kësaj. Pra, pse u fillua në parlament? U fillua se aty na u mohua çdo e drejtë themelore e deputetit. Një deputet është në parlament për të hartuar ligje, për të mbrojtur interesat e atyre që përfaqëson. Është në parlament për të hetuar qeverinë. Ndaj Kushtetuta ka përcaktuar në mënyrë taksative të drejtën për ngritjen e komisioneve parlamentare. Këto të drejta nuk ekzistonin më. Dërguam 6 komisione.

E vërteta është se të 6 synonin kreun e Meduzës, Edi Rama. Jo për politikë, por për interes shoqëror dhe kombëtar. Të 6 u refuzuan në mënyrë antikushtetuese. U dërgua komisioni për aferën McGonigal, që ishte zhvilluar në zyrën e kryeministrit, në bashkitë socialiste, në gjobëvënie në Tiranë dhe Durrës. Aferë e cila tronditi Amerikën, tronditi Europën dhe që ka përfunduar në gjykatat amerikane. Ne nuk u lejua që ta hetonim. SKAP-i i partisë deklaroi se nuk merrem me atë punë, tani thonë se ka nisur një hetim sa për të larë gojën. Dërguam komisionin tjetër hetimor parlamentar për konfliktin e interesit. Të dashur qytetarët, ligjet nuk i lejojnë qytetarët dhe zyrtarët të vjedhin. Ata vjedhin duke shkelur më së pari ligjin e konfliktit të interesit. Pra, vjedhin duke favorizuar familjarët më të afërt. Ju keni dëgjuar gjatë këtyre viteve akuza për Sali Berishën sa Dajti, por nuk keni dëgjuar kurrë një dokument, një fakt se Argita Berisha, Shkëlzen Berisha kanë fituar një tender apo kanë qenë nënkontraktorë në një tender të fituar në sektorin publik. Kurrë! Të dy kanë deklaruar pasurinë dy vite para se ligji t’ua kërkonte. Sa u bëra kryeministër, ua përcktova si kod, se pavarësisht se ligji nuk ua kërkon, do deklaroni pasurinë njëlloj si unë. Kurse kryeministri aktual ka një familje. Edhe ai në familje ka një vajzë. Vajza e kryeministrit aktual, me kompaninë e saj, I Riu, fiton çdo javë, çdo muaj tendera. Në thyerje të Kushtetutës. Kushtetuta thotë se deputetit, i cili merr përfitime nga qeverisja vendore apo qendrore, dorëzon mandatin.
Kurse vajza e familjes Rama, thuhet as në ILDKP nuk bën deklarime, kurse ligji e barazon atë me djalin e Ramës.

Pra, të shkojmë më tutje. Çfarë bën Olsi Rama? Olsi Rama, ortak i Amant Josifit. Amant Josifi është i akuzuar nga drejtësia evropiane si strumbullar i grabitjes së 2.4 milionë eurove me kompaninë e tij Call-Center. Amant Josifi ishte këtu, kishte urdhër-arresti për të, e përcollën në Dubai dhe paratë e Dubait po investohen tani në Durrës nga klani Rama. SKAP-i i partisë nuk lëshoi një urdhër arresti për Amant Josifin, sikur krimi të kishte ndodhur në Tanganika dhe jo në Call-Centerat e Tiranës. Edi Rama nuk e pranon konfliktin e interesit sepse sarajet e tij me 720 metra gjatësi, i ka të ndërtuara në një kohë kur ka deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. E shoqja tha se i ndërtoi me paratë e Kurbanit. Paratë e Kurbanit nuk ekzistojnë në tatime. Rama më vonë tha se e ndërtoi me para emigracioni. Po nga i solle paratë, të zbritën nga qielli? Paratë lëvizin me banka, lëvizin me rregulla, me fatura. Për të gjitha këto dhe vjedhje të tjera, Edi Rama refuzon komisionet. Çfarë bëjmë ne në parlament? Ne bëhemi stoli e tij. Kemi depozituar 31 ligje, midis të tjerave edhe ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat. Pra heqjen e parashkrimit për ish-kryeministrat, për Sali Berishën. Edhe ai nuk vjen, mbahet në sirtarin e Lindës. Atëherë mund të pyes unë, pse jemi në parlament? Deputetët bënë një mbledhje të gjatë dhe refektuan se kemi dy alternativa, ose të ikim, ose të qëndrojmë aty në një qendresë in-ekstremis derisa të kthehen të drejtat tona të plota. Për këtë arsye e filliam në parlament, por ju garantoj se protesta ka si begraund absolut që shqiptarët të votojnë të lirë. Çdo shqiptar, që do opozitë, që do rotacionin, që beson se pluralizmi politik është motor i zhvillimit të një shoqërie, duhet të angazhohet në këtë protestë. Protesta që filloi në parlament, po me të njëjtën forcë do përhapet në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen