LIVE UPDATES
Politike

Berisha-Besnik Dervishit: Je komisioner i shitjes së të dhënave, Manja dekonspiroi arrestimin e Dakos

Gjatë seancës plenare, Berisha u shpreh se ai është komisioner i shitjes së të dhënave dhe se ka thyer ligjin shumë herë.

8 Qershor 2023, 13:07 Nga I.A
Berisha-Besnik Dervishit: Je komisioner i shitjes së të dhënave,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi nga foltorja e Kuvendit raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi. Gjatë seancës plenare, Berisha u shpreh se ai është komisioner i shitjes së të dhënave dhe se ka thyer ligjin shumë herë. Po ashtu ai ka sulmuar ministrin e Drejtëisë Ulsi Manja se ka dekonspiruar arrestimin e Vangjush Dakos.

"Ky mund të quhet raporti i shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Komisionari me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit. Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok. Ky është komisionari i shitjes së të dhënave, që ligji i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ. Ligji thyhet për ët ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre. Çfarë komisionari je ti? Ligji mbron të dhënat personale të qytetarëve. 1 milion qytetarëve iu nxorën të dhënat dhe iu dhanë terroristëve të kuq, të quajtur patronazhistë, të përdorura për manipulime zgjedhore. A e dini ju se këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit, kërcënuan burra e gra se do ju bëjmë copa, do ju marrim shpirtin? A e dini ju se kriminelët elektoralë të armatosur me këto të dhëna, ushtruan terror mbi votuesit shqiptarë? Çfarë komisionari je ti? Komisionari i shitjes së të dhënave. Ti nuk mund të vije në parlament, ti duhet të ishe te Gjushi, te Shullazi, atje e ke vendin ti. Pra, a ka seancë me qesharake se kjo? Raportojnë një raport funeral të të dhënave, që qytetarët në mirëbesim ia japin atyre që nuk kanë as ligj dhe as moral. Në cilin shtet ka ndodhur kjo në botë? Të dhënat më sensitive i keni nxjerrë ju vetë. Irani bëri atë që bëri, por dy vite para Iranit ju nxorët patronazhistët, nxorët targat, nxorët Shërbimin Informativ," tha Berisha.

sali berisha besnik dervishi seance plenare 8 qershor 2023 ulsi manja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet