8 Qershor 2023, 11:45
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin "non grata" të Albin Kurtit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për mediat, Edi Rama tha se draftin nuk e ka bërë për të, por për republikën e Kosovës. Gjithashtu, i pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.
PJESË NGA KONFERENCA:
Rama: Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t'i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator.
Ju në Bratislavë u dukët jo i shqetësuar për situatën në Kosovë, pse ky shqetësim tani? E keni konsultuar me Albin Kurtin këtë draft?
Rama: Nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Psh. ose humbja e Kosovës në aspektet e një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave tuaja. Për këto jam shumë i shqetësuar. Kosova ka që në vitin 1999 që nuk ka asnjë kërcënim. është vetëm në mendjen e politikanëve në Kosovë, është mënyrë për të bërë politikë të brendshme duke përdorur hijen e një kërcënimi që nuk ekziston. Këtë e di cilido që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës. Për këtë jam i shqetësuar. Jo nuk e kam konsultuar me Albin Kurtin, nuk hyj fare në non gratat. Nuk kanë rëndësi nëse janë apo jo të vërteta përsa kohë nuk janë deklarata publike. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës dhe natyrisht që dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Kosovës e asgjë tjetër. Por nuk rri dot më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh. Nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët.
drafti i rames per asosacionin
Politike
8 Qershor 2023, 11:36
I.A
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka publikuar fjalimin e saj në mbledhjen e kryesisë së Partisë D...
Politike
8 Qershor 2023, 11:35
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ndau me publikun sot lajmin se i ka dërguar dje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelar...
Politike
8 Qershor 2023, 11:29
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk drejtohet nga Sali Berisha. Duke folur për mediat jash...
Politike
8 Qershor 2023, 11:20
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha duke folur përpara Parlamentit, tha se e dënon këtë model dhune ve...
Politike
8 Qershor 2023, 11:16
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj i cil...
Politike
8 Qershor 2023, 11:11
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Pas mbledhjes së Kryesisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situat&eum...
Politike
8 Qershor 2023, 11:01
k.m.
Ina Zhupa dhe Evis Kushi
TIRANË- Akademia e Studimeve Albanologjike është kthyer në "mollë sherri" në Kuvend, në interpe...
Politike
8 Qershor 2023, 11:00
Lefter Gështenja
TIRANË- Deputeti Lefter Gështenja nuk morri pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgj...
Politike
8 Qershor 2023, 10:48
k.m
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar për her...
Politike
7 Qershor 2023, 22:43
m.s
emisioni Open
Tiranë- Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me debate dhe incidente, pasi...