LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Big brotheri i Edi Ramës mori fund, Donald Trump, ia shtypi kokën Xhorxh Sorosit

Gjate fjalimit të tij, Berisha tha se 'Big Brotheri' i kryeministrit Edi Rama ka marrë fund. Berisha shtoi se Presidenti amerikan, Donald Trump pas fitores së tij 'ia shtypi kokën Xhorxh Sorosit'.

6 Maj 2025, 22:10 Nga E.d
Berisha: Big brotheri i Edi Ramës mori fund, Donald Trump, ia shtypi
Sali Berisha

KLOS- Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim eletoral në qytetin e Klosit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjate fjalimit të tij, Berisha tha se 'Big Brotheri' i kryeministrit Edi Rama ka marrë fund. Berisha shtoi se Presidenti amerikan, Donald Trump pas fitores së tij 'ia shtypi kokën Xhorxh Sorosit'.

Berisha tha më tej se deri në ditën e fundit të jetës së kryeministrit, do ta ndjekë krimi i shëmtuar që ka kryer me votën e shqiptarëve.

"Sot, unë takova minatorët dhe çfarë u thashë. U thashë: shiko, 100 ditët e para statusin do ta miratojmë, padiskutim. Pse e thashë këtë? Dhe ua thashë tjetrën. Ai status është borxh. Në qoftë se ka një kategori që shoqëria shqiptare ka borxh janë minatorët, naftëtarët, gjeologët deri diku. Borxh. Kanë punuar kanë nxjerrë miliona e miliona ton minerale dhe vet kanë lënë shëndetin aty. Janë paguar në mënyrën më të pamerituar. Ndaj dhe unë, iu premtova atyre se do kenë pensionin më të lartë në vend. Se nuk do ketë rrogë nën 1 milionë, dhe se, sipërmarrësit, pikërisht këtë rritje rroge, në trajtimin tjetër që do u bëhet, qeveria do ua kompensojë me ulje taksash.

Sikundër, rentën do t’ua lëmë komunisteve lokale. Por, nga ana tjetër, për çdo pensionist nuk do ketë në Shqipëri pension nën 200 euro. Nuk do ketë në Shqipëri qytetar me ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do të ketë në Shqipëri njeri të papunë nën 200 euro. Nuk do ketë në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro. Mësuesit, në krye të mandatit do marrin 1500 euro rrogën. Rroga mesatare do të jetë 1250 euro. Pra, çfarë bëjmë ne me këtë? Absolutisht, asgjë tjetër, vetëm u kthejmë paratë ju. Se paratë janë të gjitha të qytetarëve. Janë taksa të qytetarëve.

Por këta janë sjellë si një bandë ndaj jush, ndaj qyettarëve. Pse Mali i Zi ka trefishuar pensionet? Mali i Zi ka pasuri shumë herë më pak se sa Shqipëria. Ka trefishuar pensionet sepse kryeministri i Malit të Zi, dhe çdo kryeministër në krye të vitit, kur ndan buxhetin thotë: kaq për buxhetin, kaq për rrogat, kaq për shëndetësinë, kaq për arsimin. Kurse ky, solli 8 miliardë euro buxhetin. Çfarë ishte ky? Taksat tuaja, nga qindarka e parë deri tek e fundit. Sa la për pensionistët? 16 milionë euro. Nuk kishte ndarje më cinike, më të pashpirt. Si mund t ëlesh ti për 760 mijë burra dhe gra të thinjur, kanë shkrirë jetën, e kanë prurë Shqipërinë deri këtu dhe le 16 milionë. Asnjë pushtues.

Ju mund t’ju vijë çudi, por ju garantoj që, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë. Se ai pushtues do mendonte që, në qoftë se do sillem në këtë mënyrë, këta do ngrihen kundër meje. Dhe ky e bëri. I kishim dërguar ligjin për 200 euro në parlament, dhe ky tha: jo tha, kjo na çon në humnerë tha. Këta njerëz kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore dhe çdo ndjeshmëri ndaj halleve tuaja. Ua thashë edhe në Dibër. Pro kur merr e u tregon qytetarëve Lamborghinin e Noizit, çfarë është ajo? E di çfarë është ajo? Është shumë e rëndë ajo. Është mburrje me luks. Këta, janë një rracë që kanë humbur çdolloj ndjeshmërie. Dhe politikani që mburret me luksin, është politikani më i keq. Politikani dhe luksi nuk janë kurrë të pajtueshëm njëri me tjetrin. Edhe po qe i pasur para se t ëbëhet politikan, pasi bëhet politikan e shmang luksin.

Ti mburresh me luksin, ndërkohë që ka fshatarë që punojnë me parmendë. Ti mburresh me luksin, në një kohë që ke të sëmurë në spitalin Onkologjik që vdesin, se nuk iu jep ilaçet. Ti mburresh me luksin, në një kohë kur të rinjtë, me qindra ikin dhe ikin nga Shqipëria sikur të ishe Sahara, sepse nuk gjejnë punë, sepse nuk iu del një sofër të ndajnë ushqimet dhe qenka tani, Lamborghini i Noizit për t’u englendisur. Ose, ajo tjetra, që ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur, përfundon në fund, të paguajë 10 mijë euro për të larë makinën. Dhe kujt ia paguan? Nënës së ministrit të Brendshëm. Nuk ak hajdutë të pafytyrë si këta. Sado të flasësh, nuk mund të gjesh një etiketë. Qëçfarë ka qenë ajo? Ajo ka punuar bejbisiter për të siguruar kafshatën e gojës.

Dhe tani lan mender e makinës së vet me 10 mijë euro në muaj. Paratë tuaja janë, paratë e shqiptarëve janë. Duke parë pothuajse çdo javë të sëmurët në televizor që vdesin për ilaçet në mëshirën e sëmundjes. Ky është kushtrim, nuk është më çështje partie. Jo, është çështje dinjiteti për çdo shqiptar. A mund të votohen këta? Këta meritojnë ndëshkimet më të mëdha. Në fund dy fjalë do t’u them. Ky u përpoq të dashur qytetare dhe qytetarë të Klosit ta varrosë Opozitën. Ky u përpoq ta bëjë Shqipërinë pa Opozitë. Por Shqipëria pa Opozitë kishte qenë 40 e ca vite. Dhe ky tani, bëri gjithçka, që Shqipëria i bëri gropën Opozitës dhe u mbështet fuqishëm nga Xhorxh Soros. Jo vetëm ai. U mbështet fuqishëm nga Anthony Blinken, etj. por, ai që përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vet në gropë.

Tani, pas fitores së Dondal Trump, Xhorxh Sorosit iu shtyp koka në Uashington, por atë që meritonte mori Anthony Blinken. Ai është non grata në vendin e tij dhe nuk i lejohet të ndërhyjë në asnjë ndërtesë federative për aktin e tij të poshtër, të turpshëm që ka bërë ndaj vendit të tij. Vijmë te kjo këtu. Ku është kjo këtu sot. Në rreth të kuq. Dhe unë, ju them ju me sinqeritetin më të madh: kurrë nuk është në rreth të kuq se e urren Sali Berisha atë, ose unë kam ndërmarrë një akt hakmarrës personale. Jo. Natyrisht, kamë bërë gjithçka për këto që i bërë Shqipërisë, për këto që u ka bërë qytetarëve shqiptarë. Dhe ai që, u tund juve pasaportën kallp europiane, ai javën e kaluar mori damkosjen më të rëndë që ka marrë kush në Europë pas Lukashenkos së Bjellorusisë. Por ka një dallim. Lukashenko i Bjellorusisë ka big brother Putinin, kurse big brotheri i Edi Ramës mori fund.

E kishte dhe ky big brotherin, mori fund. Dhe unë ju garantoj se, deri në ditën e fundit të jetës së tij atë do ta ndjekë krimi i shëmtuar që ka kryer me votën e shqiptarëve. Gjer ditën e fundit të jetës së tij, atë do ta ndjekë ajo rezolutë që u votua nga partia e kancelarit Merz, nga një organizatë që ka 14 kryeministra të Europës, dhe 82 parti. Do ta ndjekë përpjekja e tij për Shqipërinë pa pluralizëm. Është e shkruar aty, zeza mbi të bardhë: përpiqet të shtypë pluralizmin. Lufta e tij kundër opozitës, bashkëveprimi i tij me krimin, me bandat, kundër qytetarëve të vet. Pra, në një kohë të shkurtër, gjerat u përmbysën në rreth të kuq dhe që nuk do ndalë kurrë mëështë Edi Rama.

Sepse, Edi Rama, të dashur miq ndërmori akte dhe veprime, të cilat nuk i pranon kurrë një njeri i lirë, një shtetar i lirë, një vend i lirë. Arriti të mashtrojë, të mashtrojë me Xhorxh Sorosin etj., etj., por e vërteta vonon dhe nuk harron. E vërteta nuk harroi, erdhi dhe ai sot, është njeriu më i paprespektive. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të flasim dhe ne, siç foli Europa politike në Valencia dhe jam i bindur që do flasim. Edi Rama do mbetet me Suel Çelën, me bandën Bajrët e Shkodrës, me Troplinët e Durrësit. Por, absolutisht dhe ata shpellë në botë nuk do të gjejnë pa dalë para ligjit si terroristë. Unë, ju garantoj ju se, ata javën e parë ata do shpallen organizata terroriste, se kanë kryer krime të rënda antikushtetuese ndaj qytetarëve shqiptarë duke i bërë presion për votën dhe duke blerë ministra, zyrtarë.

Nuk mund të imagjinoni ju, çfarë sistemi kriminal ekziston sot mbi ju, mbi qytetarin. Një drejtor më thoshte: doktor, thoshte, një nga këta të fortët, më thoshte edhe emrin, më emëroi. Shkoi te ministri më emëroi drejtor, por me kushtin që, unëçdo muaj t’i paguaj 10 mijë euro rrogë atij. Dhe unë ato 10 mijë euro ua marr qytetarëve. Shikoni ju, pse u shndërruar ryshfeti në sistem? Unë kam shumë besim tek ju. Ju garantoj se në 100 ditët e para do ketë ndryshime shumë të fuqishme. Ne e ndryshojmë Shqipërinë në 100 ditë. Por, këto ditë që na ndajnë janë vendimtare. Të takoni çdo qytetar dhe qytetare, çdo banor të rrethit të Klosit, të bisedoni me të. Nuk është çështje partiake, nuk është çështje politike. Është çështje jetike. Është mision për Shqipërinë, për Klosin, për shqiptarët. Nuk e lidh gjë njeriun e ndershëm me Edi Ramën, kurrë. Me një antishqiptar si Edi Rama. Me një regjim si ai. Të shkojmë në këto zgjedhje me një fitore plebishitare, të merituar.

T’i japim çdo shqiptari një mundësi të re dhe t’u rikthejmë paratë shqitparëve. Këto janë qëllimet tona. Faleminderit shumë! Sot, unë takova minatorët dhe çfarë u thashë. U thashë: shiko, 100 ditët e para statusin do ta miratojmë, padiskutim. Pse e thashë këtë? Dhe ua thashë tjetrën. Ai status është borxh. Në qoftë se ka një kategori që shoqëria shqiptare ka borxh janë minatorët, naftëtarët, gjeologët deri diku. Borxh. Kanë punuar kanë nxjerrë miliona e miliona ton minerale dhe vet kanë lënë shëndetin aty. Janë paguar në mënyrën më të pamerituar. Ndaj dhe unë, iu premtova atyre se do kenë pensionin më të lartë në vend. Se nuk do ketë rrogë nën

1 milionë, dhe se, sipërmarrësit, pikërisht këtë rritje rroge, në trajtimin tjetër që do u bëhet, qeveria do ua kompensojë me ulje taksash. Sikundër, rentën do t’ua lëmë komunisteve lokale. Por, nga ana tjetër, për çdo pensionist nuk do ketë në Shqipëri pension nën 200 euro. Nuk do ketë në Shqipëri qytetar me ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do të ketë në Shqipëri njeri të papunë nën 200 euro. Nuk do ketë në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro. Mësuesit, në krye të mandatit do marrin 1500 euro rrogën. Rroga mesatare do të jetë 1250 euro.
Pra, çfarë bëjmë ne me këtë? Absolutisht, asgjë tjetër, vetëm u kthejmë paratë ju. Se paratë janë të gjitha të qytetarëve. Janë taksa të qytetarëve.

Por këta janë sjellë si një bandë ndaj jush, ndaj qyettarëve. Pse Mali i Zi ka trefishuar pensionet? Mali i Zi ka pasuri shumë herë më pak se sa Shqipëria. Ka trefishuar pensionet sepse kryeministri i Malit të Zi, dhe çdo kryeministër në krye të vitit, kur ndan buxhetin thotë: kaq për buxhetin, kaq për rrogat, kaq për shëndetësinë, kaq për arsimin. Kurse ky, solli 8 miliardë euro buxhetin. Çfarë ishte ky? Taksat tuaja, nga qindarka e parë deri tek e fundit. Sa la për pensionistët? 16 milionë euro. Nuk kishte ndarje më cinike, më të pashpirt. Si mund t ëlesh ti për 760 mijë burra dhe gra të thinjur, kanë shkrirë jetën, e kanë prurë Shqipërinë deri këtu dhe le 16 milionë. Asnjë pushtues. Ju mund t’ju vijë çudi, por ju garantoj që, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë.
Se ai pushtues do mendonte që, në qoftë se do sillem në këtë mënyrë, këta do ngrihen kundër meje. Dhe ky e bëri.

I kishim dërguar ligjin për 200 euro në parlament, dhe ky tha: jo tha, kjo na çon në humnerë tha. Këta njerëz kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore dhe çdo ndjeshmëri ndaj halleve tuaja. Ua thashë edhe në Dibër. Pro kur merr e u tregon qytetarëve Lamborghinin e Noizit, çfarë është ajo? E di çfarë është ajo? Është shumë e rëndë ajo. Është mburrje me luks. Këta, janë një rracë që kanë humbur çdolloj ndjeshmërie. Dhe politikani që mburret me luksin, është politikani më i keq. Politikani dhe luksi nuk janë kurrë të pajtueshëm njëri me tjetrin. Edhe po qe i pasur para se t ëbëhet politikan, pasi bëhet politikan e shmang luksin. Ti mburresh me luksin, ndërkohë që ka fshatarë që punojnë me parmendë. Ti mburresh me luksin, në një kohë që ke të sëmurë në spitalin Onkologjik që vdesin, se nuk iu jep ilaçet.

Ti mburresh me luksin, në një kohë kur të rinjtë, me qindra ikin dhe ikin nga Shqipëria sikur të ishe Sahara, sepse nuk gjejnë punë, sepse nuk iu del një sofër të ndajnë ushqimet dhe qenka tani, Lamborghini i Noizit për t’u englendisur. Ose, ajo tjetra, që ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur, përfundon në fund, të paguajë 10 mijë euro për të larë makinën. Dhe kujt ia paguan? Nënës së ministrit të Brendshëm. Nuk ak hajdutë të pafytyrë si këta. Sado të flasësh, nuk mund të gjesh një etiketë. Qëçfarë ka qenë ajo? Ajo ka punuar bejbisiter për të siguruar kafshatën e gojës. Dhe tani lan mender e makinës së vet me 10 mijë euro në muaj. Paratë tuaja janë, paratë e shqiptarëve janë.

Duke parë pothuajse çdo javë të sëmurët në televizor që vdesin për ilaçet në mëshirën e sëmundjes. Ky është kushtrim, nuk është më çështje partie. Jo, është çështje dinjiteti për çdo shqiptar. A mund të votohen këta? Këta meritojnë ndëshkimet më të mëdha. Në fund dy fjalë do t’u them. Ky u përpoq të dashur qytetare dhe qytetarë të Klosit ta varrosë Opozitën. Ky u përpoq ta bëjë Shqipërinë pa Opozitë. Por Shqipëria pa Opozitë kishte qenë 40 e ca vite. Dhe ky tani, bëri gjithçka, që Shqipëria i bëri gropën Opozitës dhe u mbështet fuqishëm nga Xhorxh Soros. Jo vetëm ai. U mbështet fuqishëm nga Anthony Blinken, etj. por, ai që përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vet në gropë.

Tani, pas fitores së Dondal Trump, Xhorxh Sorosit iu shtyp koka në Uashington, por atë që meritonte mori Anthony Blinken. Ai është non grata në vendin e tij dhe nuk i lejohet të ndërhyjë në asnjë ndërtesë federative për aktin e tij të poshtër, të turpshëm që ka bërë ndaj vendit të tij. Vijmë te kjo këtu. Ku është kjo këtu sot. Në rreth të kuq. Dhe unë, ju them ju me sinqeritetin më të madh: kurrë nuk është në rreth të kuq se e urren Sali Berisha atë, ose unë kam ndërmarrë një akt hakmarrës personale. Jo. Natyrisht, kamë bërë gjithçka për këto që i bërë Shqipërisë, për këto që u ka bërë qytetarëve shqiptarë. Dhe ai që, u tund juve pasaportën kallp europiane, ai javën e kaluar mori damkosjen më të rëndë që ka marrë kush në Europë pas Lukashenkos së Bjellorusisë. Por ka një dallim. Lukashenko i Bjellorusisë ka big brother Putinin, kurse big brotheri i Edi Ramës mori fund.

E kishte dhe ky big brotherin, mori fund. Dhe unë ju garantoj se, deri në ditëne fundit të jetës së tij atë do ta ndjekë krimi i shëmtuar që ka kryer me votën e shqiptarëve. Gjer ditën e fundit të jetës së tij, atë do ta ndjekë ajo rezolutë që u votua nga partia e kancelarit Merz, nga një organizatë që ka 14 kryeministra të Europës, dhe 82 parti. Do ta ndjekë përpjekja e tij për Shqipërinë pa pluralizëm. Është e shkruar aty, zeza mbi të bardhë: përpiqet të shtypë pluralizmin. Lufta e tij kundër opozitës, bashkëveprimi i tij me krimin, me bandat, kundër qytetarëve të vet. Pra, në një kohë të shkurtër, gjerat u përmbysën në rreth të kuq dhe që nuk do ndalë kurrë mëështë Edi Rama. Sepse, Edi Rama, të dashur miq ndërmori akte dhe veprime, të cilat nuk i pranon kurrë një njeri i lirë, një shtetar i lirë, një vend i lirë. Arriti të mashtrojë, të mashtrojë me Xhorxh Sorosin etj., etj., por e vërteta vonon dhe nuk harron.

E vërteta nuk harroi, erdhi dhe ai sot, është njeriu më i paprespektive. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të flasim dhe ne, siç foli Europa politike në Valencia dhe jam i bindur që do flasim. Edi Rama do mbetet me Suel Çelën, me bandën Bajrët e Shkodrës, me Troplinët e Durrësit. Por, absolutisht dhe ata shpellë në botë nuk do të gjejnë pa dalë para ligjit si terroristë. Unë, ju garantoj ju se, ata javën e parë ata do shpallen organizata terroriste, se kanë kryer krime të rënda antikushtetuese ndaj qytetarëve shqiptarë duke i bërë presion për votën dhe duke blerë ministra, zyrtarë. Nuk mund të imagjinoni ju, çfarë sistemi kriminal ekziston sot mbi ju, mbi qytetarin. Një drejtor më thoshte: doktor, thoshte, një nga këta të fortët, më thoshte edhe emrin, më emëroi. Shkoi te ministri më emëroi drejtor, por me kushtin që, unëçdo muaj t’i paguaj 10 mijë euro rrogë atij. Dhe unë ato 10 mijë euro ua marr qytetarëve.

Shikoni ju, pse u shndërruar ryshfeti në sistem? Unë kam shumë besim tek ju. Ju garantoj se në 100 ditët e para do ketë ndryshime shumë të fuqishme. Ne e ndryshojmë Shqipërinë në 100 ditë. Por, këto ditë që na ndajnë janë vendimtare. Të takoni çdo qytetar dhe qytetare, çdo banor të rrethit të Klosit, të bisedoni me të. Nuk është çështje partiake, nuk është çështje politike. Është çështje jetike. Është mision për Shqipërinë, për Klosin, për shqiptarët. Nuk e lidh gjë njeriun e ndershëm me Edi Ramën, kurrë. Me një antishqiptar si Edi Rama. Me një regjim si ai. Të shkojmë në këto zgjedhje me një fitore plebishitare, të merituar. T’i japim çdo shqiptari një mundësi të re dhe t’u rikthejmë paratë shqitparëve. Këto janë qëllimet tona. Faleminderit shumë!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje