LIVE UPDATES
Politike

Berisha del LIVE: Home Office më dorëzoi faktet dhe provat se pse u shpalla "non grata"

Edhe njëherë Berisha ka "fajësuar" George Soros për shpalljen e tij "non grata", ndërsa edhe njëherë shtoi se do të tërhiqet nga politika. 

17 Korrik 2023, 12:18 Nga k.m.
Berisha del LIVE: Home Office më dorëzoi faktet dhe provat se pse u
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat ku ka theksuar se shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë. Në konferencën e tij për shtyp, Berisha tha se ka siguruar dosjen e plotë të shpalljes "non grata" nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa shton se e kundërta ka ndodhur me Departamentin Amerikan të Shtetit. Edhe njëherë Berisha ka "fajësuar" George Soros për shpalljen e tij "non grata", ndërsa edhe njëherë shtoi se do të tërhiqet nga politika. 

"Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi. Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika. Pse i paraqesim këto materiale këtu? Këtë material po e publikoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme, e cila u pa qartë në shpërthimin e skandalit McGonigal, në grabitjen e vulës së PD në prag të zgjedhjeve me insistimin e McGonigalit me fustan, guvernatores Yuri Kim, kjo e vërtetë u pa në farsën elektorale të vitit 2023. Opozitës shqiptare po i bëhet një sulm i hapur për asgjësimin e saj. Këtë sulm ndaj opozitës po e organizon vetë kryeministri Edi Rama dhe bashkë me të, mafia më e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit. SHBA dhe Britania nuk fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete të mëdha, aleate të Shqipërisë, janë viktimë e disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, që u largua nga Shqipëria si sekretare e PS. Rasti i Shqipërisë tregon se mjafton të shkatërrosh opozitën dhe mund të grabisësh një komb pa vështirësi. Mafia e Sorosit ka qenë prezent në çdo projekt antishqiptar në rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve të Kosovës, kanë pasur si padrino Sorosin dhe partnerët e tij,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Së pari, një falënderim të përzemërt të gjithëve ju të pranishëm në këtë sallë, që gjetët kohën në një kohë pak jo të përshtatshme të jeni këtu. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve, që do ndjekin këtë paraqitje që bëj sot para jush. Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office me shpalli non-grata me akuza false për lidhje me krimin dhe përdorim pushteti për pasurimin tim, të familjes, ish-këshilltarit Damir Fazlliç dhe aleatëve. Pas këtij vendimi që e shpalli Edi Rama në parlament, deklarova se ky vendim bazohet në shpifje dhe trillime, që kanë në bazë korrupsionin transnacional. Njësoj si në rastin e sekretarit Blinken, vendosa të padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur letrën. Mirëpo sipas ligjeve britanike, përpara se të shkoja në gjykatë dhe të paraqitja padinë time për shpifje, duhet të paraqisja një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate. Ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të mi, faktet, burimet dhe provat mbi të cilat është bazuar vendimi. Prandaj unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës. Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA.

Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi. Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika. Pse i paraqesim këto materiale këtu? Këtë material po e publikoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme, e cila u pa qartë në shpërthimin e skandalit McGonigal, në grabitjen e vulës së PD në prag të zgjedhjeve me insistimin e McGonigalit me fustan, guvernatores Yuri Kim, kjo e vërtetë u pa në farsën elektorale të vitit 2023. Opozitës shqiptare po i bëhet një sulm i hapur për asgjësimin e saj. Këtë sulm ndaj opozitës po e organizon vetë kryeministri Edi Rama dhe bashkë me të, mafia më e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit. SHBA dhe Britania nuk fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete të mëdha, aleate të Shqipërisë, janë viktimë e disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, që u largua nga Shqipëria si sekretare e PS. Rasti i Shqipërisë tregon se mjafton të shkatërrosh opozitën dhe mund të grabisësh një komb pa vështirësi. Mafia e Sorosit ka qenë prezent në çdo projekt antishqiptar në rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve të Kosovës, kanë pasur si padrino Sorosin dhe partnerët e tij.

Mafia e Sorosit është më shumë antishqiptare, ajo tani është antinjerëzore. Ata kanë në agjendë shkatërrimin e familjes dhe partive konservatore. Ishte kjo mafie që nxiste vaksimin e detyruar, duke e shndërruar vaksinën në një agjent dhunimi të të drejtave të njeriut.

Ishte Elon Musk që tha shprehimisht se Soros urren njerëzimin. Ishte Donald Trump dhe Ron DeDantis që flasin për të si një armik. Por është Sali Berisha që prej 7 vitesh e ka cilësuar atë si një gjeni negativ dhe monstër të njerëzimit. Raporti do bëhet publik për çdo shqiptar dhe ftoj çdo shqiptar ta lexojë pasi të vërtetat e tij tejkalojnë çdo imagjinatë. Të vërtetat janë kaq tronditëse sa është në interes të gjithë botës të mësojë për këtë rast flagrant. Krahas betejës gjyqësore, do zhvilloj një fushatë mediatike ndërkombëtare, duke përdorur të vërtetën e këtij raporti.

sali berisha sali berisha non grata ne britani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet