LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do auditojmë 67 miliardë euro që ka shpërdoruar dhe vjedhur kjo qeveri në 12 vite

Në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha deklaroi se do të auditohet çdo euro nga 67 miliardë eurot e buxhetit të shtetit.

17 Janar 2026, 13:32 Nga DOSJA

Berisha: Do auditojmë 67 miliardë euro që ka shpërdoruar

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë për shpërdorim dhe vjedhje masive të fondeve publike gjatë 12 viteve të fundit. Në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha deklaroi se do të auditohet çdo euro nga 67 miliardë eurot e buxhetit të shtetit.

Berisha theksoi se korrupsioni është shndërruar në sistem dhe se opozita do të angazhojë ekspertë për të monitoruar, dokumentuar dhe denoncuar plaçkitjen e pasurive publike.

"Jam plotësisht dakord dhe u përshëndes përzëmërsisht Sahit për pyetjen dhe interesin tuaj për këtë bisedë. E vërteta është se sot, si buxheti, ashtu edhe pasuritë publike, janë në një plaçkitje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Por kjo plaçkitje e buxhetit, kjo plaçkitje e pasurive publike ka promotor kryesor Edi Ramën. Ju besoj e dëgjuat për Duranën dhe historikun e saj. Tre vite më parë një kompani shumë e madhe dhe e respektuar amerikane, vendos të shkëputet nga Ukraina dhe zgjedh Shqipërinë. Dhe natyrisht u jep edhe idetë e veta për një park teknologjik të njohura me kuadrin ligjor lehtësues, etj. Çfarë bënë këta? Këta përzunë kompaninë dhe e morën idetë dhe e përdorën për mafien e tyre. Sot aty ku do ndërtohej parku teknologjik janë livadhet e Troplinit, e klanit kryesor të kokainës, një nga klanet kryesore të kokainës në Europë.

Janë çdo gjë fiktive. Janë kompanitë e kontrolluara nga kunati i Linda Ramës, por me një prestanome që quhet Ermal Beqiri. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Kishte krijuar klubin me të cilin ai, për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin, u jepte akses të veçantë kompanive jashtë të gjitha tenderave për çfarëdo që donin. Është jetik një audit sepse janë në 12 vite 67 miliardë vetëm buxheti. Po të garantoj se prona publike janë të paktën 70 miliardë nëse do bëjmë vlerësimin e tyre. Që janë zhdukur. 67 miliardë euro buxheti i 12 viteve. Le të zbresim 8 miliardë pagesa të rrogave. Të tjerat sipas të gjitha vlerësimeve janë vjedhur në masën 90 përqind edhe të Bankës Botërore.

Ka të tjerë që thonë edhe më shumë. Shiko çfarë ka ndodhur. Me 30 miliardë që ishte totali i buxhetit në 8 vite u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë dhe sot e kësaj dite ato qëndrojnë. Nuk ka ndërtuar as 1 mijë kilometra rrugë dhe të gjitha shemben se janë të gjitha jashtë çdo standardi se janë vjedhur. Pra, auditi që thoni ju, ne po vazhdojmë ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Por i dashur Sahit, është një postulat në doktrinën e korrupsionin që thotë se kur vjedh kryeministri, korrupsioni bëhet sistem. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri," tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit