LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo është betejë për shtetin ligjor, pa të cilën nuk ka as liri, as zgjedhje, as reforma, nuk ka një shoqëri të lirë

 Në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha paralajmëroi se pa respektimin e ligjit dhe pa funksionimin e institucioneve të pavarura, nuk mund të ketë liri, zgjedhje të ndershme apo reforma reale.

17 Janar 2026, 12:53 Nga I.A
Berisha: Kjo është betejë për shtetin ligjor, pa të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se beteja aktuale nuk është thjesht politike, por një luftë për mbijetesën e shtetit ligjor në Shqipëri. Në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha paralajmëroi se pa respektimin e ligjit dhe pa funksionimin e institucioneve të pavarura, nuk mund të ketë liri, zgjedhje të ndershme apo reforma reale.

Për mbrojtjen e imunitetit të deputetëve, Berisha tha se ky fenomen e vë në rrezik të gjithë shoqërinë dhe nënvizon se vetëm një sistem ligjor i fortë mund të garantojë një shtet të drejtë dhe të lirë.

"Besnik, me Edi Ramën çdo lloj reforme është iluzion. Edi Rama nuk pranon asgjë që kërcënon qoftë edhe minimumin e minimumit të pushtetit të tij. Ai ka kryer krime të rënda. Ju e shihni se si po zhvillohen. A mund të imagjinoje ti që një kryeministër i një vendi në një republikë parlamentare do guxonte të imagjinonte mbrojtje me imunitet të vjedhjeve dhe korrupsionit të bashkëpunëtorëve dhe të tijat personalisht? Kurrë! Ja të them unë, unë kam qenë kryeministër, kam qenë president me fuqi ekzekutive, ju i dini të gjitha konsideratat e mia për Ina Ramën, që nuk i lëviz as sot, por udhrat e saj për imunitetin nuk janë vënë kurrë në diskutim, sado ta supozojmë se mund të mendojë se ishin politike. Jo, nuk janë vënë në diskutim.

Nuk mund të vihen. Cilido ministër që iu kërkua imuniteti, e dorëzoi vetë menjëherë. Dorëzoi detyrën dhe imunitetin Fatmir Mediu. Dorëzoi detyrën dhe imunitetin Ilir Meta pa e kërkuar akoma prokuroria. Për hir të të vërtetës, e ka dorëzuar dy herë Lulzim Basha imunitetin, pavarësisht kërkesës politike të qartë që kishin. Nuk mund të mendojë kurrë kryeministri, siç bëri Edi Rama me Saimir Tahirin, vetëm e vetëm që të gjithë trafiqet dhe kanabizimin e Shqipërisë, Saimir Tahiri e kishte bërë sipas porosive të Edi Ramës.

Dhe kishte frikë se Saimir Tahiri do ta denonconte. Ju u kujtohet angazhimi i Gaz Demit me seanca të tëra me Saimir Tahirin, gjersa nuk u hoq imuniteti dhe e dorëzoi pas dy-tre vitesh. Kjo është me Lubinë sepse Lubia i thotë që unë do të marr me vete në bankën e të akuzuarve, sepse në Ankara më ke marrë ti, nuk kam shkuar vetëm. Ndaj dhe kjo betejë është betejë për shtetin ligjor, për Kushtetutën, pa të cilën nuk ka as liri, as zgjedhje, as reforma, nuk ka një shoqëri të lirë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen