Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se statistikat e para dy muajve të Eurostatit të BE-së, tregojnë se vetëm në hapësirën e Shengenit nga viti 2014 deri në 2022 kanë emigruar 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi. Berisha tha se statistikat e para dy muajve të Eurostatit të BE-së, tregojnë se vetëm në hapësirën e Shengenit nga viti 2014 deri në 2022 kanë emigruar 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në më pak se 9 vite ka zbrazur 40% të shqiptarëve. Berisha shtoi se për ndalimin e këtij largimi masiv, PD në qeverisje do të kalojë në politikën e fëmijës së 3-të. Që do të thotë, sipas tij, s shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë deri në moshën 18 apo 20 vjeçare.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Gjenerata jonë përjetoi një nga dramat më të mëdha në tërë historinë kombëtare të këtij kombi. Përjetoi zbrazjen dhe shpopullimin më të madh në historinë e këtij vendi, Shqipërisë në një hark kohor 8-9 vjeçar. Statistikat e para dy muajve të Eurostatit të BE-së, tregojnë se vetëm në hapësirën e Shengenit nga viti 2014 deri në 2022 kanë emigruar 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Nuk llogariten këtu mbi 40 e ca mijë shqiptarë që kanë ikur me Green Card në SHBA. Mijëra e mijëra të tjerë që kanë hyrë në këtë vend nëpërmjet kufirit të Meksikës. Nuk llogariten këtu dhjetëra mijëra që kanë emigruar në Britaninë e Madhe me gomone, nuk llogariten këto ata që kanë emigruar në vende jashtë BE-së në Europë dhe të tjerë në Lindjen e mesme.
Pra ju gandoj se sot, Edi Rama gjatë këtyre viteve, në më pak se 9 vite ka zbrazur 40% të shqiptarëve me një praktikë të Çubrilloviçit, nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim se një politikë që të shënojë një kthesë rrënjësore, në drejtim të përmbysjes së kësaj situate dramatike demografike është jetike. Ne do të kalojmë menjëherë në politikën e fëmijës së 3-të. Që do të thotë, shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë gjer në moshën 18 apo 20 vjeçare. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të mendojnë dhe të ndërtojnë ëndërrën e tyre në vendin e tyre. Nuk mund të ndërtojë ëndërrën e tij një i ri në vendin e vet, kur e sheh se një fole, një shtëpi banimi, për të krijuar familjen, ai nuk mund ta blejë për 100 vite punë. Do të ketë një politikë agresive strehimi.
Qeveria do të ndërmarrë, do të ndërhyjë fuqishëm kundër karteleve të drogës, krimit, që po rrisin çmimet në stratosferë. Ne do të ndërhyjmë me ndërtesa sociale, ndërtesa që do të kenë çmimet të arsyeshme, të bazuara në kostot plotësisht të përballueshme. Dhe krahas saj në kredi të buta, në mënyrë që banesa të mos jetë kurrë një mollë e ndaluar për shqiptarët. Ne kemi plotësisht mundësi, sikundër do të presim kanalet e zeza të narkoeurove që vërshojë dhe po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. E kam theksuar dhe e theksoj prap të dashur miq.
Hidhini një sy këtyre kullave. Kullat e 4 viteve të fundit në Tiranë, janë një investim prej 4 miliardë eurosh. Nga këto 4 miliardë vetëm 800 milionë merre në banka. 3 miliardë dhe 200 milionë janë nga droga dhe vijnë blejnë katin, blejnë dy kate, i blejnë me çmim stratosferik. Shko po deshe. Cili qytetar që është në Tiranë edhe me rrogë të lartë, por është me rrogë, mund të imagjinojë të blejë një hyrje në këto kulla? Asnjë. Çfarë bëjnë ato, vetëm rrisin çmimet e ndërtimit në çmenduri. Le se do të ndalohet ndërtimi i tyre në mënyrë përfundimtare, por e them këtu, qeveria do të ndërhyjë fuqishëm në ndërtimin social në mënyrë që të normalizohet mundësi e qytetarëve shqiptarë që të bëhen me banesa.
Përveç kësaj, përsëri në funksion të demografisë që ju shtruar. Rikthimi i shqiptarëve në Shqipëri është një kusht shumë i rëndësishëm që ne të përmbysim situatën e tmerrshme demografike ku na katandisi narkoshteti. Atëherë do të ketë një kuadër ligjor; pa taksa 5 vite. Do të ketë një kuadër ligjor, rroga, stimuj, banesë, shtëpi, strehim për zbritje të butë të atyre që kthehen. A ndodh? Ndodh, rikthehuni në vitin 2009, u rikthyen 180 mijë familje, i hoqi ky kuadrin. Riktheheshin prap. E hoqi kuadrin ligjor. Vuri kuadrin e oligarkëve, të narkotrafikantëve. Por ne i rikthejmë të gjitha këto. Dhe ne do të kemi përsëri në dorë, atë faktor ekzistencial të kombit krahas zhvillimit, faktorin demografik.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u sh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u sh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u shpreh se...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale ka treguar ...
eduard duro TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykimin kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duron, nën akuzën "Shp&...
foto ilustruese SHBA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe kontroll...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim ditën e sotme me qytetarët në...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se rezoluta e IDU-së kërkon që drejtësia n&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në...