LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Duhet të përgatisim me hollësi programin që i jep përgjigje çështjeve më madhore të infrastrukturës

Gjatë fjalës së tij në takim me Departamentin e Infrastrukturës, Lideri i opozitës hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke u shprehur se i ktheu institucionet e Ujësjellësave në ndërmarrje me të punësuar patronazhistë dhe la qytete si Tirana dhe Durrësi pa ujë të pijshëm.

13 Mars 2026, 20:26 Nga E. D
Berisha: Duhet të përgatisim me hollësi programin që i jep
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se duhet të përgatitet me hollësi programi që i jep përgjigje çështjeve madhore të kësaj fushe. Gjatë fjalës së tij në takim me Departamentin e Infrastrukturës, Lideri i opozitës hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke u shprehur se i ktheu institucionet e Ujësjellësave në ndërmarrje me të punësuar patronazhistë dhe la qytete si Tirana dhe Durrësi pa ujë të pijshëm.

Berisha mori si shembull rastin e Durrësit, ku theksoi se Banka Botërore kishte edhe një projekt investimesh të mëdha, por që nuk u mor parasysh nga qeveria.

"Edhe njëherë ajo që mbetet për ne, mbeten programi ynë për t’u dhënë përgjigjen më të merituar problemeve të shumanshme që vijnë nga një degradim madhor edhe i asaj infrastrukture që ishte. Infrastruktura dhe veprat publike në shumë aspekte përbëjnë emergjencë kombëtare. Unë u them, Durrësi është emergjencë kombëtare.
Iku uji, por sapo të bien shirat, gjendja përsëritet për shkak të kanaleve, hidrovoreve, etj. Furnizimi me ujë përkeqësohet në mënyrë të frikshme. Vjet nuk ka pasur asnjë flamur blu në ujërat tona, në brigjet tona, sepse pasivisht, pavarësisht se impiantet, siç e thatë janë rreth 11 impiante të ndërtuara dhe që absolutisht me ndërtimin e impiantit të Tiranës, bënin të mundur që brigjet tona të ishin ndër më të pastrat, por ato sot janë jashtë përdorimi.

Kurse impianti i Tiranës është si inceneratori. Shqiptarët duhet ta dinë se në qoftë se inceneratori kushtoi 130 milionë dhe nuk ka as gjurmë, impianti i Tiranës është një kredi e butë, bujare e qeverisë japoneze, e premtuar gjatë një vizite në Tokio dhe që ka pësuar fatin e djegësit të Tiranës. Kredia ka qenë 120 milionë dollarë. Pra, ajo që del sot, që parametrat tanë, krahasuar me vendet e tjera, janë larg vendeve të tjera të rajonit, janë shumë larg. Janë larg fare edhe të Kosovës.

Ne kemi bërë hapa të mëdhenj prapa dhe në shumë aspekte, çështjet e infrastrukturës, të furnizimit me ujë, të trajtimit të ujërave të zeza, janë çështje emergjente dhe duhet të trajtohen si emergjenca që duhet të marrin përgjigjen më të shpejtë të mundshme. Është e domosdoshme të studiohet dhe të garantohet efiçenca e investimeve në furnizimin me ujë. Qytetarët durrsakë duhet ta dinë se Banka Botërore ka pasur një projekt investimesh të mëdha për ujësjellësin e Durrësit.

Çfarë bëjnë ata? Ata trefishojnë të punësuarit, shtrojnë tre herë numrin e patronazhistëve dhe qytetarët mbeten pa ujë. Projekti për Durrësin ka qenë ujë 24 orë. Por në vend të kësaj kanë trefishuar numrin e të punësuarve.
Në vend që të krijonte, se edhe Tirana, sasia e ujit në Bovillë është plotësisht e mjaftueshme për Tiranën dhe një pjesë të zonës që lidh Durrësin me Tiranën. Lal Vjedhësi në vend që të merrej me këtë, krijonte ndërmarrjen e shitjes së ujit të Selitës nëpër lagje për t’u pasuruar. Pra, për ne, infrastruktura moderne është kushti i të gjitha kushteve për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për të shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar.

Kështu që të gjithë fushat që ishin për debat në këtë takim, duhet të përgatisim me hollësi programin për përgjigjet më të mira dhe më të shpejta që qeverisja e PD do t’u japë këtyre çështjeve madhore të krijuara.
Ju falënderoj dhe kam besim të plotë se departamenti, në bashkëpunim me specialistët më të mirë të fushave, do të ketë projektet më të mira, alternativat më të mira për një infrastrukturë moderne të Shqipërisë si vend i zhvilluar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj