LIVE UPDATES
Politike

"Infrastruktura moderne është prioriteti ynë"/ Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

Kryedemokrati tha se është jetike që të përgatiet dhe të zhvillohet rrjeti rrugor në vend.

13 Mars 2026, 19:41 Nga E.d
"Infrastruktura moderne është prioriteti ynë"/ Berisha:
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se infrastruktura moderne është prioriteti i PD-së. Gjatë fjalës në takimin për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, Berisha u shpreh se Rama  mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar.

Kryedemokrati tha se është jetike që të përgatiet dhe të zhvillohet rrjeti rrugor në vend. Ndërsa shtoi se projektet ekzistuese kërkojnë ndërhyrje të forta sepse ishin projekte që PD i la në vazhdim.

Sali Berisha: Pra, ne do përcaktojmë përparësitë tonë, ndërhyrjet me urgjencë, sigurisht do mbajnë përgjegjësi të plotë ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore në Shqipëri, me në krye Edi Ramën. Por qytetarët duan përgjigje. Duke përcaktuar përparësitë tona, ne gjithashtu duhet t’i japim një peshë të rëndësishme, të madhe transportit hekurudhor me Kosovën. Hekurudha Durrës-Prishtinë si ide ishte ide e Austro-Hungarisë, por si përpjekje është një përpjekje e jona. Tani shoh që ky ka filluar ta lakojë. E di si e lakon ky? Njëlloj si abetaren.

E inauguruan në Prizren botimin e abetares së parë të përbashkët me autor dhe me të gjitha të tjerat. Tani zotohet se do të inaugurojmë botimin e abetares së parë. Edhe njëherë, nuk ka pasur Shqipëria një njeri më të rrënuar nga pikëpamja e koncepteve se sa ç’është ky. Sigurisht që projektet ekzistuese kërkojnë ndërhyrje të forta sepse këto ishin projekte që ne i lamë në vazhdim që të gjitha. U ngrit njëherë në parlament dhe më thotë se ja, po merremi me rrugët tua, po lëri ato, i thashë, në qoftë se i quan se nuk kanë vlerë, mos i ndërto. Ai ndërtoi për të vjedhur se ato janë të domosdoshme.

Pra, është jetike që të përgatisim, të zhvillojmë rrjetin rrugor më të mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Por krahas rrjetit rrugor, rrjeti hekurudhor duhet të njohë zhvillimin e vet dhe shumë të rëndësishëm. Ne pavarësisht se ky i mbylli sot dyert e Europës, por ne rrugë tjetër përveçse drejt Europës, nuk kemi. Dhe objektivi ynë absolut, ylli ynë polar është integrimi në BE. Hekurudha jonë duhet të jetë një hekurudhë, një faktor i rëndësishëm integrimi me hekurudhën evropiane dhe BE-në.

Në këtë kuadër, ekzistojnë studimet, por edhe të tjera po të jetë e nevojshme për shtrirjen dhe mirëfunksionimin e saj. Pra, detyrat janë të rëndësishme. Ne zotohemi t’i përmbushim ato. Dhe t’i përmbushim në mënyrë absolute kurrë ndonjëherë me çmime të tilla stratosferike të paimagjinueshme, me çmime evropiane.

Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 milionë euro kilometri. Por kostoja e ndërtimit në Greqi për një seri rrethanash është më e lartë se në Shqipëri se rrogat dhe pagesat i kanë më të mëdha. Dhe 4 milionë. Këtu 20 milionë. Ndaj dhe për ne, infrastruktura moderne mbetet kushti themelor i zhvillimit të këtij vendi dhe ne i qëndrojmë plotësisht./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj