LIVE UPDATES
Politike

Berisha: E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës

Më tej Berisha tha se në një hark kohor 8-vjeçar, vetëm në hapësirën e BE u larguan rreth 1 milion shqiptarë dhe qindra mijëra të tjerë për në SHBA, Kanada dhe vende të tjera të botës.

19 Qershor 2024, 20:24 Nga E. D
Berisha: E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve poshtë pallatit tha se drejtimi i Shqipërisë nën udhëheqjen e Edi Ramës është drejtimi i zhbërjes së shqiptarëve nga Shqipëria. Kreu i PD-së theksoi se e gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës. Më tej Berisha tha se në një hark kohor 8-vjeçar, vetëm në hapësirën e BE u larguan rreth 1 milion shqiptarë dhe qindra mijëra të tjerë për në SHBA, Kanada dhe vende të tjera të botës.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të një kauze të drejtë. Mirënjohje më të pakufishme, nderimin më të madh para jush për qëndresën tuaj të pamposhtur në mbrojtje të interesit kombëtar, në mbrojtje të të ardhmes së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë që po rrënohet çdo ditë në kthetrat e pamëshirë të një narkoshteti që vjedh në mënyrë të papërmbajtur dhe ndajnë me njëri-tjetrin pasuritë publike të këtij vendi, ndajnë me familjet e tyre, kurse shqiptarëve u lënë si alternativë rrugët e botës dhe largimin.

Të dashur miq, për çdo njeri që e ndjen veten shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, pas lajmeve që lidhen me atë, familjen, të cilat urojnë të jenë gjithnjë pozitive, nuk ka lajm më të hidhur për atë, nuk ka lajm më të hidhur për një gjeneratë të tërë se sa lajmi i rrokullisjes së Shqipërisë në honet e historisë, shpopullimit të saj, zhbërjes së saj nga bijtë dhe bijat e vet. Në shekuj ne jemi gjenerata që patëm fatin tragjik në raport me kombin të shohim para syve tanë se si në një hark kohor 8-vjeçar, vetëm në hapësirën e BE u larguan rreth 1 milion shqiptarë dhe qindra mijëra të tjerë për në SHBA, Kanada dhe vende të tjera të botës.

Me këtë politikë genocidale ndaj shqiptarëve, Edi Rama meriton çdo ndëshkim më të rëndin penal dhe të çdo lloji. Drejtimi i tij është pra drejtimi i shpërbërjes së kombit shqiptar. Drejtimi i Shqipërisë nën drejtimin e tij është drejtimi i zhbërjes së shqiptarëve nga Shqipëria. Qytetarë dhe qytetare, sot numri i shqiptarëve në Shqipëri ka zbritur në nivelet e 70-80 viteve më parë. Por nivelet e 70-80 viteve ishin nivelet e pas një lufte, pas luftës më të egër që kishte njohur njerëzimi gjer atëherë. Kurse e gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës," tha Berisha 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet