LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar veten

Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e partisë në Tiranë, Berisha u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të paprecedent, ndërsa shtoi se Rama bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë.

25 Prill 2026, 19:46 Nga E.d
Berisha: Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama  bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar veten. Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e partisë në Tiranë, Berisha u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të paprecedent, ndërsa shtoi se Rama bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë.

Berisha tha se Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë në procesin e integrimit europian.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju dhe të gjithë anëtarësisë Partisë Demokratike për Tiranën, mbështetësve tanë, anëtarëve të Forumit Rinor, anëtarëve të LDGSH. Thirrëm këtë takim sepse në situatë të jashtëzakonshme, ne duhet t'i përgjigjemi me një gatishmëri dhe masa të jashtëzakonshme.

Vendi ndodhet në një situatë të paprecedent më parë. Edi Rama hoqi çdo maskë për të mbrojtur lëkurën e tij para shqiptarëve dhe mbarë botës. Në një akt antikushtetues, ai bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë.

Edi Rama përdori 83 mandatet e tij të krimit për t'i vënë çelësat asaj dege të pushtetit pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin pushteti është totalisht në duart e një njeriu. Edi Rama ndërmori këtë akt dhe pas protestave të fuqishme të opozitës.

Edi Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë në procesin e integrimit europian, por dhe të partnerëve të tjerë. Ai mori një akt ekstremis sepse e kuptoi, e realizoi që dosja Balluku ishte dosja Rama.

Dhe njerëzit e lidhur me krimin, diktatorët e të gjitha llojeve, ngjyrave, janë gjithnjë të aftë të marrin çdo lloj vendimi për të shpëtuar lëkurën e tyre. Pra, ky është një vendim që u ndërmor për të shpëtuar lëkurën e tij. Me të drejtë shqiptarët pyesin, si ka mundësi që ndërmerret një akt i tillë nga parlamenti? Unë u them qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, se Shqipëria sot ka në krye një bandë kriminale, më të rrezikshmen që ka patur ndonjëherë.

Ka një bandë vrasësish që kanë porositur, qeveritarë që kanë porositur vrasje bazuar në dëshmi në sallat e gjyqeve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Sot Shqipërisë, sot rilindas do të thotë kriminel dhe vetëm kriminel. Ata që i shihni ju që rreshtohen në mënyrën më të turpshme pas vendimeve të Edi Ramës, ata janë njerëz të inkriminuar, të lidhur me krimin./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj