Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianji ironizoi Berishën duke e quajtur “Sali kolltuku” dhe theksoi se 36 vite në pushtet i kanë krijuar mendësinë se kushdo duhet të jetë skllav i tij.
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e akuzoi se po i shërben socialistëve dhe se do të ketë fatin e ish-kryetarit demokrat Lulzim Basha. Salianji ironizoi Berishën duke e quajtur “Sali kolltuku” dhe theksoi se 36 vite në pushtet i kanë krijuar mendësinë se kushdo duhet të jetë skllav i tij.
Në reagimin e tij në FB, Salianji i kujtoi Berishës marrëdhëniet me kryeministrin Rama për reforma, leje dhe koncesione, duke e ftuar të flasë për çështje konkrete si Ermal Beqiri apo lejet e familjarëve në Lalëz e Tiranë.
Postimi i Plotë:
Përgjigje Sali kolltukut; 36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij. Nuk ka asgjë më të vjetër në politikë sesa kur dikush që ka humbur lidhjen me realitetin përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara. Të më krahasosh me këdo tjetër është mënyra më e lehtë për të shmangur thelbin: sot problemi nuk janë demokratët që duan fitore, por fakti që një pjesë e lidershipit ka humbur besimin e njerëzve dhe po i trembet çdo zëri ndryshe.
Unë nuk kam përfunduar në “krahët” e askujt. Isha dhe jam i lirë, siç edhe sot po them atë që të gjithë mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë me rrënjë e degë vetëm në tavolina. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij. Dhe për këtë kam paguar çmim personal. Ata që sot flasin për “fate” të të tjerëve duhet të shohin fatin e tyre politik: një lidership që nuk frymëzon më, që nuk fiton më dhe që i shmanget çdo përballjeje reale.
Kur nuk ke përgjigje për dështimin, shpik histori. Kur nuk ke mbështetje, sulmon këdo që ngrihet.
Të kuptoj që unë jam problemi yt, sepse me Ramën je ulur këmbëkryq për reforma, je ulur për leje, licenca, koncesione, përfitime. Dil e fol për Ermal Beqirin, për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri. Sa për gysrat, pyet fare afër teje si i kanë ndarë pazaret, përfshirë edhe ndërhyrjen te gjykata për dënimin tim. Për Olti Gjoken që përmend, t’i themi disa gjëra: kur erdhe në burg, nuk erdhe të më takoje mua, por kërkove të takoje këta. Nuk është faji im që edhe këta i kishe gënjyer dhe nuk të dolën në takim.
Lulzim Bashën e solle e mbajte dhe ta fali partinë. Me mua i ke bërë hesapet gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët! Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dor&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se rikthimi i tij në drejtimin e PD-së erdhi për t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri, drejtësia është ndikuar politi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës është një zgjedhje e që...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se qeveria funksionon, në interes të vetes dhe rrethit familj...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri gratë përbëjnë shumicë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria, po qeveriset në kushte të një “...
Andis Salla DIBËR- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, drejtuesin politik t&eu...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po qeveriset sipas tij në kushte të një “regj...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se problemet në zhvillimin rural nuk lidhen me mungesën e fondeve, por me projektet dhe aplik...