LIVE UPDATES
Politike

"Salianji dreka e darka me Gys Agasin dhe Oltion Bistrin"/ Berisha: Nuk mund të pranoja që kjo parti të ishte një kukull e Ramës

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha akuzoi ish-drejtues dhe figura të ndryshme për lidhje me interesa të mazhorancës dhe për përpjekje për ta kthyer PD-në në “opozitë fasadë”.

25 Prill 2026, 13:33 Nga I.A
"Salianji dreka e darka me Gys Agasin dhe Oltion Bistrin"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se rikthimi i tij në drejtimin e PD-së erdhi për të shmangur, kontrollin e partisë nga ndikimi i qeverisë dhe për të ruajtur pavarësinë e saj politike. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha akuzoi ish-drejtues dhe figura të ndryshme për lidhje me interesa të mazhorancës dhe për përpjekje për ta kthyer PD-në në “opozitë fasadë”.

Kryedemokrati sulmoi ish drejtuesin Lulzim Basha, ndërsa më pas u ndal edhe te Ervin Salianji, duke thënë se ka të njëjtin fat si Basha. Sipas Berishës, Salianji është një misionar i Partisë Socialiste që ka përfunduar në “krahët e Taulant Ballës”. Ai përmendi dreka e darka që, sipas tij, Salianji hante me Ergys Agasin.

"Së dyti, të garantoj se në qoftë se unë vendosa të lë mënjanë dorëheqjen time pa revokim, e bëra në mënyrë absolute vetëm për një gjë, dhe për asnjë motiv tjetër. Dhe kjo ishte sepse unë kuptova dhe pashë, faktova se ish-kryetari i kësaj partie kontrollohej totalisht nga Edi Rama. Kontrollohej me dy mënyra. Kontrollohej me dosje, dy dosje, me dosjen Toyota Yaris dhe dosjen e Nick Muzit. Për dosjen e dytë, ai kishte angazhuar dhe McGonigalin. Ndërkohë, kontrollohej me para. Kontrollohej me favore që i bënte bizneseve të tij. Në këto kushte, unë vendosa të rikthehem. Kontrollohej edhe nga të tjerë, pa diskutim. Nuk mund të pranoja kurrë që një parti sovrane, parti kombëtare, parti e interesit kombëtar, të ishte false opozitë, fake opozitë. Fake opozitë. Nuk mund të pranoja kurrë që kjo parti të ishte një kukull, një fasadë e Edi Ramës. Halim, meqenëse ke shtruar këtë çështje, me datën 19 apo 20 prill 2021, mua në zyrë më erdhi këshilltari kryesor i Partisë Demokratike për zgjedhjet, një zotëri i nderuar, Asaf Shariv, me të cilin isha takuar shumë herë sepse vinte për këshilla. Dhe më thotë, zoti Berisha, në qoftë se Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet, çfarë mendon ti për një koalicion me Partinë Socialiste? Unë i them, absolutisht, për mua kjo është e papranueshme dhe për vendin kjo është shumë e dëmshme. Po në qoftë se ndodh, domethënë në qoftë se ndodh pa të pyetur ty, nuk e tha kështu, po në qoftë se ndodh, do t'i kundërvihem me të gjithë forcën, i thashë.

Dhe pastaj zhvillimet që ndodhën. Pra, nuk jam rikthyer pse u vendosën sanksionet. Jo. Përkundrazi, betejën time për sanksionet e kisha shumë më komode pa rikthim. Pa rikthim. U riktheva sepse pashë që Partinë Demokratike e kishin vënë nën kontroll. Çfarë përfaqëson? Së pari, të siguroj unë ty që ai zotëri nuk përfaqëson as 0.002% të demokratëve. Dhe ajo shifër që jepni është jashtë çdo lloj realiteti. Ti vërtetë ke parë sallat, po të garantoj që sallat janë të mbushura tërësisht nga biznese me urdhër të qeverisë, nga drejtori burgjesh dhe nga bandat e qyteteve. Nga bandat e qytetit Elbasan, nga bandat e qytetit Durrës e të tjerë me radhë. Pra, ai përfaqëson, siç e sheh ti tani, ai e nisi, sepse të tjerëve nuk u shkonte mendja, por sot i ka ngelur vetëm dy pengje me vete. Çfarë përfaqëson? Tani duhet të them sepse, siguroj se çdo njeri do të ishte dhe është i mirëpritur në garë, por kurrë s'do mund ta marrin këtë parti misionarët e krimit dhe të Edi Ramës. Meqenëse do tani, të them ty. Ervin Salianji nuk po merrem këtu në drekat dhe darkat me Oltion Bistrin në burg dhe Pëllumb Gjokën, sepse banorë të burgut janë, ishin dhe nuk, për mua ai ka qenë i burgosur politik. Po të vërtetat janë këto që të them unë. Një javë para se të dilte nga burgu, më thotë: kam ardhur për të të marrë një këshillë. Urdhëro, i them unë. Çfarë më thua sepse për të më liruar këta tre muaj që më kanë mbetur, më takojnë sipas ligjit, por gjykatësi më kërkon një deklaratë ku të them se nuk do të vras Fatmir Xhafën. Po ç'punë ke ti me këtë? E kanë në rregull ata. Ashtu i thashë unë.

Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë. Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë për mendimin tim, sepse merr përsipër fajësinë, kurse ti për ne je i burgosur politik. Ne kemi arritur dhe në dokumente ndërkombëtare të të sanksionojmë si të burgosur politik. Dhe të mbetet, karriera është e gjatë. Mirë tha. Iku, pas një jave erdhi. Më liruan, u lirova mirë. Çfarë bëre me të? Jo, nuk ma kërkuan më. Tani e kuptove vetë, se ja kërkuan, s'ja kërkuan më. Për ta nderuar, prit, për ta nderuar, e kooptuam pa asnjë lloj, thjesht për ta nderuar në kryesi të partisë. Gjatë të gjitha mbledhjeve të kryesisë, ai nuk ka shtruar në mënyrë absolute asnjë problem, Halim. Asnjë problem. Pasi u publikua raporti, unë bëra mbledhjen e kryesisë. U them anëtarëve të kryesisë, tani duhet të kalojmë në aksion dhe ky e mbështet plotësisht këtë qëndrim. E thërras një ditë mbrapa dhe i them, çfarë mendimesh ke ti për këto? Unë tha, jam dakord. Se i thashë të fillojmë protestë, një protestë te kryeministria, një tjetër të madhe, këto, ishte dakord. Dhe pas kësaj, pa thënë asnjë fjalë, ai doli veçmas, mashtroi, vërtetë një grup njerëzish ishin të votuar shumë mirë dhe shkuan ata, e shkuan me pi kafe për akte miqësore, si një gjest miqësor, por e panë që qëllimi ishte pak i errët. Vazhdojmë pak më tutje.

Çfarë bëri? Verën e kaloi me Ergys Agasin në dreka dhe darka. Në një kohë kur unë Ergys Agasin e kisha sulmuar me qindra herë si koordinator i karteleve të drogës. Tani, shkoi në Durrës dhe mblodhi, kë mblodhi? Eksponentë të Partisë Demokratike që tradhtuan Partinë Demokratike duke mos punuar absolutisht asnjë ditë në fushatë, apo që punuan për Partinë Socialiste, me fakte. Unë i thashë, kjo veprimtari është jashtë Partisë Demokratike, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Në Elbasan, sallën ia mbushi Suel Çela. Këtu je i përjashtuar, i thashë. Kjo është vija e kuqe. Krimi s'do mund kurrë dot këtë parti. Po, më duhet të them, i dashur Halim, se në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëriti fatin e Lul Bravës. Pse e përsëriti? A mund t'i imagjinosh ti që përsëri ka mentor Taulant Ballën? Vazhdon darkon me Taulant Ballën, njëlloj. Të kujtohet takimi i Lul Bravës me Desada me Taulant Ballën? Ju kujtohet apo jo? Pra, çfarë mendon ti se, kur doli? Prit, merr një moment tjetër. Kur doli ky, Halim? Ky doli në momentin më kritik për Lubi Ballukun, e cila duhet të ishte në burg sot. Dhe nisi një lëvizje vetëm për të krijuar zhurmë mediatike, zhurmë mediatike, për të sfumuar, shpërqendruar opinionin publik te Lubi Balluku. E birësuan, nuk e thashë kot unë. E birësuan. A mund t'i imagjinosh ti që një televizion të publikojë në katër orë 16 lajme për të? Po aty ka gazetarë të ndershëm, të cilët na informuan se vinin direkt nga zyra e Edi Ramës lajmet. Besoj se ti nuk je për një fraksion të tillë.

Partia Demokratike ka një statut, i dashur. I lejon plotësisht fraksionet, por kurrë fraksione me njerëz si Edi Rama, me njerëzit e Edi Ramës dhe të të llojit Basha nuk mund të ketë. Kjo, besoj se jemi dakord këtu. Nuk mund të ketë fraksion në Partinë Demokratike ata të cilët në fushatë kanë punuar me për Partinë Socialiste, me fakte. Nuk mund të ketë fraksion me ata të cilët mbrojnë interesat e biznesit të tyre dhe jo të demokratëve. Partia Demokratike është e vetmja parti që ka në statut nenin e fraksionit, por i bindur të jesh ti se kurrë Edi Rama s'do mund ta marrë këtë parti. Ai është qesharak. Por përfundoi në fund në krahët e Taulant Ballës. Po sigurisht, kur të drejton Oltion Bistri dhe Ergys Agasi, s'ka pse të mos drejtojë Taulant Balla. Ndaj dhe ëh, duhet t'i analizoni më, më saktë gjërat. Kjo është e vërteta lidhur me pretendimin se ai përfaqëson fraksionet. Ai, asnjë demokrat siç ishte në Kukës, shko e pyet degën e Kukësit, cilët ishin demokratët te Kukësi. Ishin të gjithë familjarë të një ortaku të tij. Kaq ishin. Dhe të tjerët të sjellë nga qeveria, nga anë të ndryshme. Nuk ka asnjë mbështetje. Por, natyrisht me mbështetjen e Edi Ramës nuk fitojnë kurrë. Hiqe nga mendja," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj