Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ngriti akuza për rritje të çmimeve, presion ndaj biznesit dhe mungesë reagimi institucional, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për qytetarët.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri, drejtësia është ndikuar politikisht dhe se nuk po vepron ndaj aferave të mëdha korruptive që përfshijnë qeverinë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ngriti akuza për rritje të çmimeve, presion ndaj biznesit dhe mungesë reagimi institucional, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për qytetarët.
Berisha tha gjithashtu se, ekziston një klimë frike në shoqëri që pengon protestat dhe reagimin qytetar ndaj qeverisë. Ai shtoi se opozita do të vijojë përpjekjet për të nxitur reagimin publik dhe për të “thyer heshtjen” ndaj situatës politike në vend.
"Së pari, i dashur mik, mendoj se duhet të shtrojmë pyetjen. Si ka mundësi, që Edi Rama të mbyllë drejtësinë. Pas Saimir Tahirit, është hera e dytë. Të mos lejojë drejtësinë të arrestojë për aferat që shkojnë sipas dosjes 1.2 miliardë euro. Si ka mundësi që qytetari shqiptar, ai që ulet në kafe dhe ai që mban dyqanin hapur, të mos protestojë për rritjen stratosferike të çmimit të naftës? Si ka mundësi që, qytetari shqiptar të mos protestojë kur dëgjon se prej dy muaj rresht, raport i jashtëzakonisht i rëndësishëm nuk votohet në Bashkimin Europian për Shqipërinë? Si ka mundësi kur partnerët tanë ndërkombëtarë dënojnë veprimin e Edi Ramës dhe ai nuk pyet, por mbron Lubi Ballukun. Si ka mundësi që sipërmarrja që është quajtur kopshti privat i Edi Ramës, që është një agjenci shtetërore, të jetë e para në historinë e këtij vendi që merr peng biznesmenë dhe njerëz? Ju pyes unë ju.
A janë këto motive që për çdo qytetar që të revoltohet? Po. Ju mund të më thoni, këto janë po këta s'kanë besim tek Partia Demokratike. Ata që s'kanë besim tek Partia Demokratike mund të derdhen vetë në rrugë, siç ndodh prore. Po ata nuk derdhen në rrugë. Ata që s'kanë besim tek Partia Demokratike mund të ndjeknin protestën e shoqërisë civile. Ishte e partisë. U mblodhën 10 vetë. Çfarë tregon kjo, i dashur mik? Kjo tregon shkallën e tmerrshme të frikës që kanë njerëzit dhe ju nuk e realizoni këtë. Kjo shumicë e heshtur është shumicë e frikësuar, gjer në palcë. E frikësuar sepse humbet vendin e punës, e frikësuar sepse i mbyllin dyqanin. Do të jap një shembull. E kam dhënë disa herë, po e jap prapë për ju. Katër javë më parë në Beograd u arrestuan katër shqiptarë, sepse njëri prej tyre kishte postuar në Facebook flamurin Autoktonus, flamurin me portretin e Ismail Qemalit dhe dhe Isa Boletinit dhe kishte thënë disa fjalë jo të mira për Serbinë. Policia e kontrollit të mediave sociale e dikton dhe shkoi dhe arrestoi në hotel.
Po mos harro se të nesërmen në Shqipëri ka ndodhur ky episod.
Në lagjen Astir, Klevis deputeti Klevis Balliu po shpërndante fletushka, fletëpalosje për protestën. Një nga ato që merr dhe një vajzë e re, merr fletëpalosjen. Dhe ajo bën një foto me Klevisin, me deputetin, të cilën Klevis e hedh në Facebook. Në darkë, Klevisit i troket dera. Hap derën, sheh ishte kjo vajza. I thotë deputet, të lutem thotë, më hiq pak atë foton se i ka shkuar mamit tek puna me foto, patronazhistët dhe i kanë thënë që ja kush është vajza jote, po merr atë dhe ose të heq. Me një fjalë, vajza i kërkoi të heqë. Prandaj duhet të thellohesh pak më shumë në realitetin që jeton, që jetojnë shqiptarët. Ka një moment. Unë kam memorie. Me datën 9 dhjetor, nuk e harroj kurrë. 24 orë tek studentët nuk ka shkel njeri. Kemi qenë dy vetë dhe studentët. Jo se nuk e dinin. Jo, e dinin. Tirana gumëzhinte. Por kishin frikë. Ndaj dhe mendoj se duhet respekti më i madh për ata guximtarë që dalin e përballen aty dhe që dhe që duan ta damkosin si protestë e Partisë Demokratike. Ajo është protestë e shqiptarëve të guximshëm, në mbrojtjen më jetike të interesave të shqiptarëve. Prandaj dhe të bëjmë gjithçka që të vrasim frikën tek njerëzit. Të bëjmë gjithçka për të bindur ata se heshtja është aleati më i çmuar i regjimit. Heshtja është mbështetja më e madhe që mund t'i jepet atyre," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës është një zgjedhje e që...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se qeveria funksionon, në interes të vetes dhe rrethit familj...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri gratë përbëjnë shumicë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria, po qeveriset në kushte të një “...
Andis Salla DIBËR- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, drejtuesin politik t&eu...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po qeveriset sipas tij në kushte të një “regj...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se problemet në zhvillimin rural nuk lidhen me mungesën e fondeve, por me projektet dhe aplik...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se bujqësia shqiptare duhet të transformohet përmes bashkimit të fermer&...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se fermerët shqiptarë duhet të bashkohen sipas modelit të Bashkimit Europian pë...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...