LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë! Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja më e madhe për nënat dhe gratë

Ai tha se lista e ilaçeve do të jetë ajo që ka Republika Italiane dhe se rimbursohet 100%. Sipas tij secili nga pensionistët do të kenë Kartën e Konsumatorit dhe se do ti marrin ushqimet bazë me 20% më lirë.

27 Prill 2025, 20:52 Nga N.F
Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë!
Berisha

KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçovës u shpreh se programi i PD-së u kthen paratë, jo vetëm demokratëve, por çdo shqiptari që ka paguar taksa. Berisha shtoi se programi tyre u krijon një mundësi të re 760 mijë pensionistëve. 

Ai tha se lista e ilaçeve do të jetë ajo që ka Republika Italiane dhe se rimbursohet 100%. Sipas tij secili nga pensionistët do të kenë Kartën e Konsumatorit dhe se do ti marrin ushqimet bazë me 20% më lirë. Berisha theksoi se familje e fortë është qëllimi i programit dhe se Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja më e madhe për nënat dhe gratë.

"Miqtë e mi! Janë momente shumë të rëndësishme. Janë dy javë para nesh përcaktuese. Thirrja ime për secilin prej jush, për çdo mbështetës dhe simpatizant tonin. Le ti shpallim këto dy javë, javët e misionit tonë, e një misioni për të trokitur në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar se ky program nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar. Ky program miqtë e mi, nga njëra anë kthen paratë, jo vetëm demokratëve, por çdo shqiptari që ka paguar taksa. Nga ana tjetër, ky program krijon një mundësi të re për 760 mijë pensionistë, që të kenë një jetë jo më siç e kishin më parë, të kenë një ushqim normal.


Por dhe ilaçet. Lista e ilaçeve do të jetë ajo që ka Republika Italiane. Do rimbursohet 100%. Secili nga pensionistët dhe rrogëultët do të kenë Kartën e Konsumatorit, do i marrin ushqimet bazë me 20% më lirë dhe do të marrin mbrapsh TVSH, 450 euro është pra sa një rrogë minimale pothuaj.
Mundësi më e madhe do të ketë për çdo të ri, i cili do të shkollohet, nuk do të përjashtohet nga universiteti për mesataren. Do të ketë për çdo të ri, i cili pasi mbaron universitetin do të mbështetet fuqishëm për punësimin e tij, për strehimin e tij, për biznesin e tij. Do të ketë për çdo nënë, motër, grua të cilat do të mbështeten fuqishëm me kredi, me grande për të udhëhequr biznese, për të patur sukses. Por edhe për të patur bollëk në familjen e vet, për të mos u detyruar më se, kjo sofër nuk mban kaq shumë. Se kjo sofër është më e vogël se sa jemi ne.


Nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare duhet ta kenë të qartë se Ministria e Familjes do të jetë avokatja më e fuqishme e interesave të tyre, mbështetësja më e fuqishme për to. Familje e fortë, ky është qëllimi ynë, por pa gra, nëna e motra të forta nuk ka familje të fortë.Miqtë e mi! Pra, kjo është fushatë. Për biznesmenët i përgjysmohet barra fiskale. Hapësirë më e madhe, punëson më shumë, kursen më shumë. Ne besojmë se në këtë mënyrë e ngremë Kuçovën dhe Shqipërinë në madhështinë e saj. Kuçova është vend i rezervave të mëdha të naftës, por është vend dhe i pasojave serioze. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e këtij mjedisi dhe pastrimin e tij. Për një mjedis të shëndetshëm për banorët e këtij rrethi dhe këtij qyteti,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet