24 Mars 2023, 12:41
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se si do të jetë skema për ndarjen e Këshillave Bashkiakë mes koalicionit "Bashkë fitojmë!" me PL-në, PDK-në dhe PBDNJ-në. Berisha deklaroi sot në konferencën për mediat se plotësimi i vendeve në këshillat bashkiakë do të bëhet sipas % që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.
"Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve. Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama. Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara. PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta. Kjo që denoncova tani, është pseudoshitje. Janë shfaqje të shëmtuara të një narkoshteti individë apo grupe të caktuara. Nuk mund të paguajmë për pengmarrjen e Lulzim Bravës. Ne po ecim drejt një fitoreje të sigurtë. Erion betoni bllokohet në bunker nuk takon dot 2 qytetarë në hierarkinë e organizatës kriminale. I treti pas Edi Ramës dhe Don Agaçios renditet Erion Veliaj. Ky është problemi, dëgjova një ditë që janë shtuar,"- tha Berisha.
sali berisha
Politike
24 Mars 2023, 12:27
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka zëra që pretendojnë se Arben Ahmetaj ka shkuar pas kr...
Politike
24 Mars 2023, 12:26
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se gazetari Adriatik Doçi, të cilin...
Politike
24 Mars 2023, 12:22
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sot lajmin për shitjen e televizionit kombëtar "TopChannel" për 9 milion&...
Politike
24 Mars 2023, 11:58
A.B
Helga Maria Schmid dhe Olta Xhaçka
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid ndodhet në vizitë në...
Politike
24 Mars 2023, 10:52
k.m.
Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vjen të dielën në Tiranë. Të dielën, do takohet me kryemin...
Politike
24 Mars 2023, 10:33
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri Niko Peleshi refuzoi të komentojë zhvillimet e fundit që po ndodhin me kolegun e tij, ish-ministrin Arben...
Politike
24 Mars 2023, 10:28
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Shqipëria ka marrë imazhet e para nga dy satelitët e lëshuar. Kështu deklaroi ditën e sotme ministr...
Politike
24 Mars 2023, 10:20
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli i Ministrave ka Miratuar një projektvendim sot për...
Politike
24 Mars 2023, 10:23
A.B
Ogerta Manastirliu
TIRANË-Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes ...
Politike
24 Mars 2023, 10:15
A.B
Edi Rama
BRITANI E MADHE- Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhë...