Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.
Nga zyra e selisë blu, ai tha se për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh, që kanë për detyrë kontrollin në. Sipas tij, zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi.
"Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. E ndaluar. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar.
Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij. Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëe, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë. Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi." tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet për bojkotin e PD-së për të mos marrë pjesë n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se në tunelin e Llogarasë nuk u ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtësinë ditën e sotme, në lidhje me akuzat që nxjerrin për tenderi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se afera më e zezë e k&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se opozita ka humbur privilegjet e pushtet...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës u pyet nga gazetari Ergys Gjençaj se pse është e pabarabart&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025, u karakterizua nga një den...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha. Në një deklaratë ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025 është viti, në të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon dhe shtoi se&n...