LIVE UPDATES
Politike

Berisha lexon rezolutën e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë: U miratua me unanimitet, Shqipëria ishte në krye të axhendës

Lideri i opozitës tha më tej, se rezoluta ngre akuza të forta për kapje të shtetit, korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes dhe lidhje të pushtetit me krimin e organizuar.

2 Maj 2026, 12:27 Nga E. D
Berisha lexon rezolutën e Bashkimit Ndërkombëtar të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se gjatë pjesëmarrjes në punimet e forumit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë në Zagreb, Shqipëria ka qenë në qendër të debatit politik ndërkombëtar, për shkak të problematikave të rënda që, sipas tij, po shoqërojnë zhvillimet në vend.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati u shpreh se në këtë forum, ku u miratua edhe rezoluta për Shqipërinë me unanimitet nga 43 parti anëtare, vendi ynë është trajtuar si një rast shqetësues për gjendjen e demokracisë, zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit, duke u cilësuar në dokument si “autokraci elektorale”. Lideri i opozitës tha më tej, se rezoluta ngre akuza të forta për kapje të shtetit, korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes dhe lidhje të pushtetit me krimin e organizuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërt të gjithë ju qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë javore në rrjetet e mia sociale me ju. Mbrëmë vonë unë u ktheva nga Zagrebi ku zhvilloi punimet samiti apo forumi i Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, organizata politike botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, e cila ka për parti kryesore Partinë Republikane të SHBA. Gjatë qëndrimit në punimet e këtij forumi të lartë, mund t’u them se Shqipëria zuri një vend për problematikat e saj madhore shumë herë më të madh se sa ç’është në realitet si vend.

Shqipëria ka hyrë tashmë në axhendën e kësaj organizate pasi që në dhjetor të vitit 2024, miratoi në Uashington një rezolutë në të cilën ajo dënonte rëndë gjendjen e krijuar nga qeveria shqiptare, narkoshtetin, dhunimin e zgjedhjeve dhe mbështeste fuqishëm PD-në. Por përsëri kësaj radhe, Shqipëria ishte në krye të listës në debatin politik për shkak të problematikave të mëdha që paraqet dhe për shkak të shkarjeve të rënda, kthimit prapa të demokracisë dhe standardeve të saj. Shqipëria në këtë forum të lartë u përfaqësua nga unë, nga ana e PD, zonja Vokshi, zoti Këlliçi, zoti Ceno, por është anëtar i IDU edhe Partia Republikane, e cila përfaqësohej nga zoti Fatmir Mediu.

Në të gjitha qëndrimet tona, ne paraqitëm para presidentit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë dhe përfaqësuesve të partive simotra, zhvillimet, shkarjet e rënda, paralizën e shtetit ligjor, mburojën e Edi Ramës për vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritarëve të tij dhe lidhjet tejet e rrezikshme me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Mund të them se shqetësimi është i madh dhe se gjithnjë e më shumë komuniteti ndërkombëtar po ndërgjegjësohet se në Shqipëri është krijuar një regjim i rrezikshëm jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Në këtë kuadër, dua t’u informoj se pati një panel të veçantë kushtuar zgjerimit të BE dhe vendeve të rajonit, panel që u drejtua nga një zyrtar i lartë i Institutit Republikan amerikan, dhe në të cilën morën pjesë ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe PD u përfaqësua nga unë. U debatua gjerësisht mbi faktorët që pengojnë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe unë shpreha pikëpamjet e mia se farsa elektorale, përqendrimi i pushteteve në duart e një personi, lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës dhe të krimit, nismat aberrative rajonale Rama-Vuçiç, janë faktorë që së bashku frenojnë procesin e integrimit në BE.

Por, pas debateve të cilat zgjuan shumë interes në atë seancë me pyetje, me diskutime, dje paradite u mblodh komiteti ekzekutiv i Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci, i cili përbëhet nga kryetarët e partive simotra, anëtare të kësaj organizate. Mund t’u them se punimet e komitetit u çelën me rezolutën për Shqipërinë.
Ishte pra Shqipëria në krye të rendit të ditës.
Ishte Shqipëria në krye të rendit të ditës për faktin se është shpallur tashmë një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare siç thuhet ndryshe.
Ishte Shqipëria sepse është vendi i farsave zgjedhore të shëmtuara.
Ishte Shqipëria sepse është vendi i karteleve të rrezikshme të drogës, i mburojës së korrupsionit, mbrojtjes së korrupsionit qeveritar nga kryeministri.
Ishte Shqipëria sepse Edi Rama është bërë famëzi për lidhjet e tij me kartelet e drogës.
Ishte Shqipëria sepse është vendi me të burgosur politikë dhe persekutime politike.
Dua t’u informoj të dashur miq se u solla në këtë forum çështjen e shëmtuar, kafazin e qelqit që u përdor për të terrorizuar shqiptarët nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë, i cili njëlloj si i ati i tij që firmoste varjen në litar, sjell kundërshtarin e tij politik në kafaz qelqi në gjykatë, njëlloj siç i sillte Enver Hoxha kundërshtarët e tij politikë 45 vite më parë.
Natyrisht diskutimet qenë jo të pakta dhe mbështetën plotësisht diskutimet tona dhe si konkluzion rezoluta e parë që u miratua në punimet e forumit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, komitetit ekzekutiv të këtij forumi, ishte rezoluta për Shqipërinë.
Ndaj dhe unë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dua të ndaj tekstin e kësaj rezolute me të gjithë ju:

Rezolutë për Shqipërinë

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU),
Duke rikujtuar angazhimin e Shqipërisë për integrimin euro-atlantik, anëtarësimin e saj në NATO, dhe duke rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin në European Union;
Duke marrë në konsideratë Raportin e V-Dem Institute (2026), që e klasifikon Shqipërinë si “autokraci elektorale”; gjetjet e OSCE/ODIHR dhe Transparency International (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2025: 39/100, me rënie prej 3 pikësh dhe 11 vendeve);
I shqetësuar nga moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës në Parlament;

Ky bashkim vendos si vijon:
1. Integrimi Europian
* Paralajmëron se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar për shkak të pengesave nga qeveria, korrupsionit të përhapur sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe niveleve më të larta të pushtetit;
* Dënon pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike, ndërkohë që shumica parlamentare socialiste mbron mungesën e llogaridhënies;
* Vëren hetimet që implikojnë ministra dhe zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet, konfirmojnë korrupsionin sistemik që po ngadalëson integrimin në BE;
* Mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbi bazën e meritës, pa anashkaluar asnjë kriter;

1. Siguria dhe Rreziqet e Jashtme
* Paralajmëron se dobësimi i institucioneve e ekspozon Shqipërinë ndaj ndikimeve keqdashëse, veçanërisht nga Rusia dhe Kina; thekson infiltrimin e krimit të organizuar, kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike si rreziqe për pjesën juglindor të NATO;
* Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e infrastrukturës strategjike digjitale, veçanërisht brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përfshirë zyrtarë të lartë dhe persona me lidhje me krimin e organizuar, si dhe raste të raportuara të rrëmbimeve që përfshijnë zyrtarë dhe/ose biznesmenë;
* Thekson rreziqet ndaj sistemeve shtetërore, keqpërdorimin e të dhënave personale, ndërhyrjen në zgjedhje dhe cenimin e bashkëpunimit me NATO/BE;
* Bën thirrje për transparencë, hetime të pavarura dhe masa urgjente mbrojtëse;
* I bën thirrje vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, si dhe partnerëve, që të bashkëpunojnë përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, me qëllim forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe të pengimit politik, si dhe arritjen e ekonomive të shkallës;

1. Zgjedhjet
* Konstaton se zgjedhjet parlamentare nuk përmbushën standardet ndërkombëtare, dhe u karakterizuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve shtetërore, zhdukja e kufirit shtet–parti, presioni/intimidimi ndaj votuesve dhe ndërhyrja e elementëve kriminalë;
* Bën thirrje për reformë konsensuale, zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, mbrojtje të pluralizmit dhe të drejtës për koalicione parazgjedhore, si dhe përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme;
* Mbështet modelin e një qeverie kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme;

1. Drejtësia Selektive dhe Ndjekjet Penale të Motivuara Politikisht
* Shpreh shqetësim për 200,000 çështje gjyqësore të prapambetura dhe vonesa në gjykim prej 8–15 vitesh, krahasuar me 18,000 çështje dhe vonesa prej 3–4 vitesh para reformës;
* Dënon presionin politik mbi prokurorët dhe gjyqtarët nga Kryeministri; drejtësinë selektive; si dhe ndjekjet penale të motivuara politikisht, përfshirë ndaj Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatmir Mediut, në shkelje të procesit të rregullt ligjor;

1. Reforma Territoriale
* Dënon reformat e njëanshme që minojnë konsensusin dhe mundësojnë kontrollin politik;
* bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të decentralizuar, në përputhje me standardet europiane;

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë:
* Pohon se nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Europian pa zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe pluralizëm;
* U bën thirrje autoriteteve të ndalin pengesat, të rikthejnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës, si dhe të respektojnë rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

Këto ishin pra çështjet, të cilat i trajtoi gjerësisht rezoluta e miratuar me unanimitet të plotë nga 43 partitë anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë në Zagreb./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet