LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Me 20 shkurt motoja jonë do të jetë "Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa"

Berisha tha se edhe populli opozitar në Shqipëri duhet të veprojë si popujt evropianë që po protestojnë për të mbrojtur kauzat e tyre.

9 Shkurt 2024, 19:16 Nga r.ll
Berisha: Me 20 shkurt motoja jonë do të jetë "Do të
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur sërish sot për protestën e 20 shkurtit.

Ai tregoi e motoja e protestës së 20 shkurtit nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.

Berisha tha se edhe populli opozitar në Shqipëri duhet të veprojë si popujt evropianë që po protestojnë për të mbrojtur kauzat e tyre.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq! Pasi u faktua se Rama ka bërë vjedhjen më të madhe të shekullit, pasi u faktua se Edi Rama ka korruptuar shefin e kundërinteligjencës së SHBA, pasi doli se Edi Rama mohon të drejtat kushtetuese parlamentare të deputetëve, pasi Edi Rama denoncohet nga zëvendësi i tij si kreu i organizatës kriminale. Çfarë na mbetet ne, çfarë do të bëjmë ne, këtë po presin ndërkombëtarët, këtë po presin njerëzit e lirë në Europë dhe botë.

Kjo pyetje qarkon në të 4-anët e vendeve të lira. Kushtet për të hyrë në Europë janë të shumta. Por jo të gjitha kushtet janë të shkruara në letër të dashur miq.Kushti i të gjitha kushteve është a kemi ne së pari një frumë evropiane, një përgjegjësi evropiane për fatin e lirive tona dhe të demokracisë në Shqipëri.A jemi ne të gatshëm të çohemi në këmbë dhe të sakrifikojmë kur demokracia është në rrezik për vdekje. A do të veprojmë ne si njerëz të lirë, evropianë, para diktaturës së re që sundon sot Shqipërinë, apo do të veprojmë e sillemi si populli i Koresë së Veriut.

Mos harroni se kur në Europë lulëzonte demokracia ne kaluam 45 vite të shtypur. Më pas u zgjuam dhe thirrëm se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por a do të veprojmë ne si popujt evropiane. Këtë po presin të shohin popujt e lirë nga ne dhe përgjigje për këtë do të japë populli opozitar në datën 20 shkurt, ditën e fitores.
Miqtë e mi! Me 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.Si do ta bëjmë këtë?

Përgjigja është e thjeshtë. Sot rrugët kryesore të kryeqyteteve të Europës janë të paralizuara nga revoltat e fermerëve dhe kjo nuk është e pazakontë e Europës së lirë, por është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë.
Sot janë fermerët, dje ishin jelekvedhët, ishin studentët dhe kështu është çdo vit apo çdo 6 muaj.
Por për çfarë bëhen këto protesta miq?
Për të ulur çmimet, për të ndaluar rritjen e moshës së pensioneve, për të përmirësuar jetën e studentëve. Kauza shumë të drejta.
Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet