Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij kryeministri Edi Rama ka krijuar në Shqipëri një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve. Berisha theksoi se kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme dhe më e madhe.
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesin e PD-së në Bruksel. Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin zgjedhjet e 11 majit. Berisha ka theksuar se zgjedhjet e 11 majit janë një farsë elektorale.
Sipas tij kryeministri Edi Rama ka krijuar në Shqipëri një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve. Berisha theksoi se kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme dhe më e madhe.
Kryedemokrati shtoi se 2 ditë para zgjedhjeve u falën mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Sipas tij gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë u punësuan në qeverinë vendore dhe qendrore për të blerë vota. Berisha shtoi se qeveria përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime.
"Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, dhe ju falënderoj me shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen, për të gjithë kontributin që keni dhënë, përpjekjet tuaja, mbështetjen për PD të vazhdueshme dhe gjatë fushatës elektorale. Nga ana tjetër, dua t’u shpreh një situatë të paprecedentë që ekziston sot në Shqipëri. Personalisht, siç e keni dëgjuar, kam qenë i bindur se Edi Rama zgjedhje nuk bën dhe e kisha thënë shumë herë.
Njeriu nuk mund të vendosë të qëndrojë në pushtet duke manipuluar zgjedhjet. Kurse ai, ka shumë probleme të mëdha me ligjin dhe ka krijuar në Shqipëri një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve. Kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme, më e madhe. Kjo makineri gjigante është shteti i blerjes së votës. Në ç’mënyrë? Në këtë fushatë, ai u dha të gjithë pensionistëve 100 euro dhuratë. E ndaluar me ligj. Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet.
Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai. Por ne e shtynim gjersa mbaronin zgjedhjet. Se kështu është rregulli. Ti nuk mund të përdorësh fuqinë ekzekutive për të marrë vota. Fali 2 ditë para zgjedhjeve mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Prokuroi gjatë zgjedhjeve mbi 500 milionë euro, të gjitha të ndaluara me ligj. Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore. Të gjitha këto për të blerë vota. Përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime.
Të gjitha këto asgjësojnë garën elektorale. Se, në situatë të tillë, ti në fushë ke një gjigant që disponon miliarda, që disponon një logjistikë të pafundme, që disponon një personel të pafundëm, me një parti që ka një financim pa milionë, ose edhe më pak. Të gjitha këto, ai i bën për të blerë votën në gjitha këto mënyra. Çfarë bëmë ne? Ne këto, arritëm t’i sanksionojmë në një rezolutë që u votua 10 ditë para zgjedhjeve në Valencia, nga PPE, se aty e kemi grupimin tonë. Por ky është njëri aspekt. Në Shqipëri, ka një makineri tjetër që, është makineria e frikësimit të qytetarëve.
Kjo makineri përbëhet nga vrasës serialë. Përbëhet nga kartele droge që disponojnë miliarda euro. Vetëm një prej tyre ka transferuar nga Dubai në bankat e Europës 3 miliardë euro. Kanë para të pafundme. Janë vendimmarrës kryesorë. Emërojnë ministra. Emërojnë drejtorë. Ditën e zgjedhjeve, një nga bashkëpunëtorët e mi, i thotë ambasadorit të BE-së: ambasador, i thotë, në filan vend janë banditët nuk po lënë për të votuar. Ambasadori i kthehet: po sillen policët si banditë, po lëre banditin. Po merru me policinë, se policët po sillen si banditë. Dhe tha një të vërtetë ambasadori.
Policë e banditë nuk dalloheshin më, sepse bashkëpunojnë. Këto banda që janë, njëra prej tyre e Durrësit. Në Durrës janë dy-tre, por kryesorja ka portin. Në vitin 2020, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinëve. Troplinët janë banda më e fuqishme. Kanë portin. Nga viti 2023 gjer sot nuk është kapur një kilogram kokainë nga porti i Durrësit. Porti i Durrësit është port i lirë për kokainë.
Ndërkohë, Elbasanin e kontrollon një kartel tjetër, karteli Çela, i cili kontrollon heroinën. Heroina, përpara se të fillohej kokainë, heroina ka qenë rruga kryesore. Shqipëria ka qenë rrugë kryesore e heroinës që vjen nga Turqia, Afganistani, që vjen nga këto vende. Ky klan ka heroinën. Ky klan është miliarder.
Këta japin pensione, këta lidhin rroga, këta paguajnë, janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve, edhe në fshatra. Po këta, kanë në kontroll të plotë shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët.
Për shembull, në Prrenjas, e kemi me regjistrim, shefi i komisariatit të Prrenjasit thërriste një e nga një qytetarët dhe u thoshtë se ju duhet të votoni për Sara Milen. Sara Mila, njeriu më i panjohur, nuk ia kishte dëgjuar kush emrin kurrë, por e martuar me një njeri të afërt me bandën. Do votoni Sara Milan.
Dhe këta, e gjenin shefin duke bërë fushatë për llogari të Suel Çelës, të këtij kryebanditi. Në zyrën e kryeministrit ka një person, ky quhet Ergys Agasi. Ky, koordinon bandat. Për shembull, këtij të Elbasanit i kanë dhënë dhe Korçën. Është më i fuqishëm, ky është i pasur. Shkodra ka Bajrët që janë me nja 10 ose 12 vrasje të regjistruara. Në Lushnjë ka ‘Hakmarrje për drejtësi’. ‘Hakmarrja për drejtësi’, në dosjen e dënimit, se kanë qenë të dënuar përjetë, i ka liruar Edi Rama të gjithë më ndërhyrjen e vet. Sot, ata kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnjë, janë zotërit e Lushnjës.
Këta, mori futi ky të fejuarën e djalit, Orik Shyti, në listë të mbyllur dhe vet me banda, të armatosura punojnë për kandidatë të tjerë. Një Ceno Klosi dhe një tjetër që i çoi Belinda, një tjetër ishte nga Lushnja. Pra, këto ishin zgjedhjet dhe si në çdo farsë, sepse ligji i çdo farse është, se gjithmonë e më shumë i shtohen votat diktatorit. Po të marrësh zgjedhjet e Lukashenkos dhe të Putinit, ata në një zgjedhje në një zgjedhje tjetër shkojnë duke e rritur përqindjen e fitimit," tha ai.
kuvendi TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës, e cila ka nisur me diskutime mes opozitës dhe mazhorancës lidhur ...
Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me r...
taulant balla TIRANË- Ministri Taulant Balla ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, ku ka folur lidhur me rezultatin zgjedhor të ...
Ermal Onuzi TIRANË- Efektivët e Gardës së Republikës i kanë drejtuar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministri...
tonin gogu TIRANË- Deputeti socialist, Tonin Gogu u shpreh në Kuvend se raporti i Parlamentit Europian tregoi se Shqipëria është p...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh sot në Kuvend se ishte opozita ajo që ka thënë se krimi...
taulant balla TIRANË- Ministri Taulant Balla ka marrë fjalën për t'ju përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së, Fla...
flamur noka TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës lidhur ...
bardhi, noka, spiropali TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutime mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit. ...
foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...