12 Nëntor 2024, 19:53
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi mediat kombëtare duke thënë që censurojnë opozitën. Kryedemokrati tha gjithashtu se mediat kombëtare janë shndërruar jo vetëm në censorë kombëtarë, por edhe në prokurorë të qeverisë kundër opozitës. Më tej ai u shpreh se ato funksionojnë me lista të dërguara nga Edi Rama, në të cilat u thotë se ky politikan apo ajo politikane, nuk duhet të ekzistojë në lajmet apo në studiot e tyre.
"Mediat kombëtare private dhe publike, se tani nuk i njeh më se çfarë janë, nga mëngjesi gjer në darkë janë shndërruar në altoparlante të qeverisë, në institucione të dezinformimit masiv. I ndiqni ekranet e tyre, e kanë me borxh të japin edhe teshtimat e Edi Ramës, të japin çdo jaht që vjen dhe mbushet më 500 mijë litra naftë me 1 të 3 e çmimit në portet tona, de u bëka reklamë, paçka se supermiliarderët vijnë dhe nxjerrin udhëtimet falas pa pare, duke blerë naftën 4 herë më lirë se shqiptarët. Kurse mediat e censurës kombëtare, mediat e lustrës kombëtare, nuk arrijnë kurrë t’u thonë shqiptarëve të vërtetat e tyre.
Nuk flasin njëherë për pensionistët. Nuk tregojnë njëherë të vetme se ata pensionistë marrin një pension tre herë më të vogël se në Maqedoni, se në Serbi, se në Mal të Zi, se në Kosovë 60 përqind më të vogël. Ndërkohë që 11 vite më parë, ata qëndronin në krye për pensionet e tyre. Mediat e censurës kombëtare, që të gjitha pa përjashtim do të thoshte një gazetar i ndershëm, linjat editoriale i marrin nga zyrat e famëziut Edi Rama dhe Fuga. Ato funksionojnë me lista të dërguara nga Edi Rama, në të cilat u thuhet se ky politikan apo ajo politikane, nuk duhet të ekzistojë në lajmet tuaja, nuk duhet të ekzistojë në studiot tuaja.
Dhe lista e të tjerëve që duhet t’i ftoni, t’i denigroni, t’i agresioni në studio. Mediat kombëtare janë shndërruar jo vetëm në censorë kombëtarë, por edhe në prokurorë të qeverisë ndaj kundërshtarëve të saj dhe opozitës. Mediat kombëtare çdo gjë mund të jenë, por vetëm kombëtare nuk mund të jenë kurrë. Nuk janë kombëtare mediat që fshehin të vërtetat. Nuk janë kombëtare mediat që mashtrojnë qytetarët. Nuk janë kombëtare mediat që i thurin lavde narkodiktaturës, që fshehin krimet e diktatorit, vëllait të tij, familjarëve të tij, ministrave të tij. Nuk kanë gjë të përbashkët me kombin, por janë hanxharë të fjalës së lirë, janë hanxharë të komunikimit," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Nëntor 2024, 19:51
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka lënë ambientet e Kuvendit për tu rikthyer sërish ...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shtyrë për ditën...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:57
N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi përmes një postimi në...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:59
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të St...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:49
N.F
Dako
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi të martë...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:11
r.ll
vokshi, ndreca
TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:44
N.F
Edmond Haxhinasto
TIRANË- Ish-ministri, Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:25
r.ll
edi rama dhe ilham aliyev
BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Azerbahjxhan në kuadër të Samitit Botëror për Klimën. G...
Politike
12 Nëntor 2024, 16:58
r.ll
komisioni
TIRANË- Ka rinisur pas një pushimi disa minuta, mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. ...