LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne hyjmë në këtë garë me kryemagjistarin e fushatës më të jashtëzakonshme në histori! Chris LaCivita ka ardhur këtu për fitoren e PD

Berisha tha se qytetarët e Durrësit më 11 maj do të qëndrojnë në krye të fitores së PD dhe opozitës shqiptare. Sipas tij ata hyjnë në këtë garë me një mbështetje të fuqishme të diasporës. 

6 Mars 2025, 21:00 Nga N.F
Berisha: Ne hyjmë në këtë garë me kryemagjistarin e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike u shpreh se qytetarët e Durrësit duhet të votojnë sipas vullnetit të lirë. Berisha tha se qytetarët e Durrësit më 11 maj do të qëndrojnë në krye të fitores së PD dhe opozitës shqiptare. Sipas tij ata hyjnë në këtë garë me një mbështetje të fuqishme të diasporës. 

Kryedemokrati theksoi se PD hyj në garë me kryemagjistarin e fushatës më të jashtëzakonshme në histori. Ai shtoi se Chris LaCivita ka ardhur në vendin tonë për fitoren e PD dhe opozitës shqiptare. Berisha tha se viti 2025 është viti i fitores dhe i diasporës.

"Çfarë synojmë ne këtu? Ne synojmë të vendosim në piedestal vullnetin, fisnikërinë, dinjitetin e qytetarëve të Durrësit. Të vendosin ata dhe jo bandat. Kjo është e gjithë fushta jonë. Dhe unë i garantoj që çdo njeri, që do të ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës, jashtë ligjit, do marrë ndëshkimin më ekzemplar se për çdo krim pas zgjedhjeve të 11 majit. Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo bandave, por duhet të votojnë sipas vullnetit të lirë, qytetarë të lirë, qytetarë mijëravjeçarë në këtë trevë, në këtë vend, dhe jo t’u ndikojë kush. Jam shumë i sigurt se ne do e përmbushim këtë mision.

Ne së bashku do bëjmë që durrsakët, qytetarë të mrekullueshëm me një trashëgimi të shkëlqyer qytetare, njerëzore, me datën 11 maj do të qëndrojnë në krye të fitores së PD dhe opozitës shqiptare. Hyjmë në këtë garë me një mbështetje të fuqishme të diasporës. Hyjmë në këtë garë me një program real për Shqipërinë Madhështore. Hyjmë në këtë garë me kryemagjistarin e fushatës më të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit, e rikthimit më të jashtëzakonshëm me votë në historinë e njerëzimit, fushatës së presidentit Donald Trump, me zotin Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu te ne për fitoren e PD dhe opozitës shqiptare. Është domethënës prania e tij, ua them këtu haptas, sepse edhe në SHBA dhe kudo, në qoftë se ka sot një armik monstër, ai quhet Xhorxh Soros dhe siç e tha vetë zoti Chris LaCivita, Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit.
Në botë, kukulla numër 1 e Sorosit është Edi Rama.


Ndaj edhe ky është një faktor jashtëzakonsiht i rëndësishëm për fitoren e opozitës shqiptare.
Ai dëshmoi së bashku me zonjën Suzanë Vilis, se përballë malit më gjigant të propagandës, të medias, të makinerisë shtetërore, por e vërteta është, pothuajse të mbarë botës kundër, dinë të fitojnë dhe fituan. Kështu që duhet ta falënderoj me shumë mirënjohje që ai pranoi ftesën tonë dhe ne ecim, do bëjmë gjithçka për fitoren. Koalicioni që ne ndërtuam është sigurisht një arritje e madhe, prandaj ai e ka humbur. Ka dy ditë që nuk i shqitet, se unë ia njoh psikologjinë atij, gjërat që i dhembin shumë ai i mban në gojë vazhdimisht. Po ky koalicion ka një të tretën e votave të qytetarëve shqiptarë.


Cilido është i ftuar nga ju të marrë librat e zgjedhjeve dhe të shohë se partitë e vogla, kur merren së bashku, ato arrijnë shifra një e treta e zgjedhësve shqiptarë. Ne nuk mund të pranonim kurrë që këta t’i linim. Se ky, për t’i dënuar këta me dënim kapital politik, e ndryshoi ligjin, dhe e bëri se në rast se bëjnë koalicion, të gjitha votat shkojnë te partia me të cilën bëjnë koalicion, PD në rastin konkret, përndryshe nuk janë të destinuara për të marrë asnjë deputet. Unë u them ju se marrëveshja është e shkëlqyer dhe kjo marrëveshje është edhe kjo një moment tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm i marshimit tonë drejt fitores më 11 maj 2025. 2025-a, viti i diasporës. 2025-aq, viti i fitores," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet