LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në zonat malore e kodrinore, duhet të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë

Berisha paralajmëron se shumë prej këtyre zonave po shndërrohen në “zona të vdekura”, duke humbur potencialin e tyre turistik dhe ekonomik.

31 Mars 2026, 12:29 Nga I.A
Berisha: Në zonat malore e kodrinore, duhet të rikthehen komunat aty
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar gjendjen e zonave malore dhe kodrinore të Shqipërisë, duke propozuar rikthimin e komunave në ato territore që kanë një numër të caktuar banorësh. Berisha paralajmëron se shumë prej këtyre zonave po shndërrohen në “zona të vdekura”.

Sipas Berishës nënvizoi se qytetet dhe fshatrat malorë po kthehen në zona të zbrazura, me infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë shërbimesh bazë, duke humbur potencialin historik, turistik dhe ekonomik.

“Tani ku qëndrojmë ne sot, se këto kanë ndodhur. Ne duhet t’i japim përgjigjen më të shkëlqyer dy çështjeve themelore. Së pari ishteresave dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë. Së dyti, përshtatjen me të gjitha kriteret e BE-së, mbasi siç dihet Europa e Bashkuar është edhe Europa e rajoneve. Dhe Europa e Rajoneve është pikërisht projekti me të cilin BE-ja synon që të ketë zhvillim të harmonishëm në të gjitha rajonet e hapësirës Europiane. Në parimin e parë, thashë u shumëzua me zero relievi i vendit. Vetëm një armik apo injorant i degraduar mund të vepronte në këtë mënyrë. Shqipëria për shkak të këtij relievi ka 18300 kilometra rrugë. Është relievi që i dikton këto. Ndaj dhe ne duhet të kemi dy standarde. Standardi për Shqipërinë malore, kodrinore. Duhet të kthejmë komunat në të gjitha zonat kodrinore e malore ku ekzistojnë një numër i caktuar banorësh. Unë nuk mund të them aty ku nuk ka banorë, se ajo është proces i gjatë i ripopullimit. Por duhet të rikthehen të gjitha zonat kodrinore e malore në të cilat ka 1500 ose 1300 banorë.

Franca numëron 35 mijë komuna. Franca ka male, por është fusha e Europës, është bujqësia Europiane, potenciali më i madh bujqësor i Europës. Franca ka 36 mijë komuna dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me shpejtësi, me përparësi në zonat kodrinore e malore, shërbimet, komunat si thirrja e fundit dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar ato nga territori i Shqipërisë. Ato po shndërrohen në zona të vdekura, në një kohë kur në vende të tjera ato përbëjnë pasuri mahnitëse, përrallore. Po të shkosh këtu mbrapa Dajtit, gjer në Martanesh, është një nga masivet malore më të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Nuk shkon dot kush. Shkojnë ushtarët që bëjnë stërvitje dhe e kanë Bizën si pikën më të përshtatme të stërvitjes, në një kohë kur Biza mund të ishte edhe një nga qendrat më të bukura turistike të kryeqytetit. Por jo, s’ka. Çfarë del jashtë unaze e destinuar të shkatërrohet. Duhet të marrë fund kjo,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj