LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh

Shqiptimi jo i detajuar i premtimit të 20 marsit për uljen e akcizës “me 20%” si dhe pragu i vendosur nga Petrit Malaj në masën 220 lekë për litër, sugjeron se qeveria nuk e ka seriozisht punën e menaxhimit të një krize dhe se premtimi i saj për ulje akcize është i ngjashëm me renderët e aeroporteve, hekurudhave dhe rrugëve që nuk ekzistojnë në realitet.

31 Mars 2026, 12:28 Nga I.A
BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë
Foto Ilustruese

TIRANË- Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve “me 20%” për të pakësuar pasojat e krizës së shkaktuar nga lufta që SHBA dhe Izraeli po bëjnë kundër Iranit. Por pas dhjetë ditësh, Ministri i Financave deklaroi se qeveria, jo vetëm që nuk e ka kryer premtimin e dhënë, por ka ndër mend të aktivizojë një politikë të tillë vetëm nëse çmimi i karburanteve rritet në mbi 220 lekë për litër.

Shqiptimi jo i detajuar i premtimit të 20 marsit për uljen e akcizës “me 20%” si dhe pragu i vendosur nga Petrit Malaj në masën 220 lekë për litër, sugjeron se qeveria nuk e ka seriozisht punën e menaxhimit të një krize dhe se premtimi i saj për ulje akcize është i ngjashëm me renderët e aeroporteve, hekurudhave dhe rrugëve që nuk ekzistojnë në realitet.

Çmimi i karburanteve kryesore të përdorura në Shqipëri, naftë dhe benzinë, ishte 170 lekë para krizës ndërsa është luhatur në 180-210 lekë gjatë krizës. Nëse do të presim që çmimi të shkojë 220 lekë para se të veprojmë, kjo do të thotë se çmimi të rritet me 40 lekë, ose me 25%.

Përdorimi i uljes së taksave për të pakësuar pasojat e krizës për bizneset dhe qytetarët, pra për ekonominë, nuk është një politikë populiste dhe është, me gjasa, neutrale në të ardhurat buxhetore. Me pak fjalë, qeveria është duke arkëtuar sot e të gjithë ditën, të ardhura shtesë nga rritja e çmimit të karburanteve. Kur çmimi është 170 lekë, TVSH e paguar nga qytetarët është 28.3 lekë. Kur çmimi është 210 lekë, TVSH rritet në 35 lekë. Deri sa çmimi të shkojë 220 lekë, TVSh e paguar nga qytetarët është rritur në gati 37 lekë. Me pak fjalë, nëse qeveria ul akcizën “me 20%”, atëherë kjo do të thotë se qeveria nuk është se “po vuan”; ajo nuk është se po detyrohet të ulë numrin e patronazhistëve parazitarë në borderotë e shtetit, as nuk ka nevojë të ulë dozën e manipulimit të prokurimeve publike. Ajo thjeshtë po u akordon qytetarëve taksat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit. Qytetarët sërish do të paguajnë çmim më të lartë se sa më parë, por qeveria nuk do të jetë përfituese neto nga kriza. Në këtë kontekst, vendosja e një pragu abuziv në masën 220 lekë për litër, lejon qeverinë që të përfitojë nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.

Problemi kyç, dhe ai që tregon se qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e krizës, është në faktin që, duke premtuar ulje me 20% të akcizës pasi çmimi të arrijë 220 lekë për litër, qeveria rrezikon të bëjë më shumë dëm se sa të vijë në ndihmë të qytetarëve.

Duhet të rikthehemi në vitin 2014 për të kuptuar se pse, ulja e akcizës në mënyrë të papritur “me 20%” rrezikon të bllokojë një treg kyç për një mall të domosdoshëm si akciza.

Në vitin 2014, qeveria socialiste, si pjesë e premtimeve të saj populiste paraelektorale, hoqi TVSH-në mbi ilaçet. Duhet ta keni parasysh që në atë kohë, Shqipëria kishte Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 10% mbi medikamentet, shumica e të cilave janë të importuara. Heqja e TVSH-së së ilaçeve ishte me efekt të papërfillshëm për qytetarët sepse në Republikën e Shqipërisë, shumica dërrmuese e ilaçeve paguhen nga taksapaguesi përmes skemës kombëtare të sigurimeve shëndetësore. Një pjesë shumë e vogël, fjala vjen, ndonjë aspirinë apo paracetamol, paguhet nga xhepi dhe kjo nuk ka rëndësi në situatën e përgjithshme. Por telashi që ndodhi ishte që, kur importuesit dhe farmacitë mësuan se TVSh do të hiqet, ndërsa prisnin që ajo të hiqej, ndaluan pothuajse të gjithë aktivitetin për shkak të nevojës për të shmangur rrezikun e shitjeve të ilaçeve të blera me TVSH, pa TVSH, pra me humbje. Njerëzit mbetën pa ilaçe ndërsa prisnin që makineria burrokratike e qeverisë të vihej në punë. Shqipëria ka gjasa të përjetojë një krizë të ngjashme në rast se, çmimi rritet në mbi 220 lekë për litër dhe qeveria ul akcizën, siç e ka premtuar, me 20%. Operatorët e tregut, fitimet e të cilëve janë në rendin e 2 lekëve për litër, ka gjasa do të ndërpresin furnizimin ndërsa shohin se çfarë do të bëjë qeveria, për shkakun e thjeshtë se, fitimi i tyre, 2 lekë për litër, është katër herë më i ulët se sa akciza që premtohet të ulet. Për rrjedhojë, në vend që të ulë çmimin e karburanteve dhe të pakësojë efektet e krizës në ekonomi, ka gjasa që qeveria do të lë qytetarët dhe bizneset pa naftë.

Rritja e taksave është një ushtrim krahësimisht më i lehtë. Për shembull, qeveria rriti “taksën e qarkullimit” mbi karburantet në vitet 2024 e 2015 me nga 10 lekë për litër çdo herë. Ndërsa prisnin hyrjen në fuqi të taksës së re, importuesit shtuan importet me qëllim që të mund të shisnin naftë të importuar me taksat e vjetra, përkundrejt çmimeve me taksat e reja. Ndërsa fitimet spekulative ishin të stërmëdha, së paku nuk kishte mungesa në treg, si në rastin e ilaçeve.

Rrjedhimisht është shumë e logjishme, si në drejtim të menaxhimit të krizës ashtu edhe në drejtim të shmangies së mungesave në treg, që qeveria të mos presë rritjen e çmimit në 220 lekë për të vepruar, por të veprojë sa më gradualisht të jetë e mundur. Me pak fjalë, në vend që të “ulë akcizën me 20%” kur çmimi të kapërcejë 220 lekë për litër, ajo duhet të ulë akcizën me 2% kur çmimi të arrijë 175 lekë, me 2% të tjera kur të shkojë 180 lekë, me  2% të tjera kur të shkojë 185 lekë, e me radhë. Për shkak se çmimi ka shkuar sakaq 200 e kusur lekë, qeveria bën mirë që të shohë frekuencën e importeve të karburanteve për të llogaritur se në çfarë mase, gradacioni i uljes së çmimeve do të mund të absorbohet më lehtë nga tregu.

Por nëse sheh se ekspertët e qeverisë ishin aq të paaftë sa llogaritën gabim kostot e karburanteve dhe u detyruan të ribëjnë llogaritë kur u kërcënuan për bllokim të tregut nga importuesit, gjasat që logjika elementare ekonomike do të jetë përcaktuese në politikëbërje janë jashtëzakonisht shumë të ulëta./Reporter.al

birn Çmimi i karburanteve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë