LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nënat dhe gratë shqiptare do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën, për atë që ai u ka bërë atyre ndër vite

Ndërkohë që për Ramën, Berisha deklaroi se po merr gra dhe vajza me detyrim në takimet elektorale. 

25 Prill 2025, 13:48 Nga I.A
Berisha: Nënat dhe gratë shqiptare do jenë të parat që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar diferencën mes fushatës së tij elektorale si dhe të kryeministrit Rama. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se takimet e tij me qytetarët janë të elektrizuara pasi, njerëzit vijnë me dëshirë. Ndërkohë që për Ramën, Berisha deklaroi se po merr gra dhe vajza me detyrim në takimet elektorale. Më tej, Berisha theksoi se nënat dhe gratë shqiptare do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën, për fyerjen që po u bën vëllezërve dhe bashkëshortëve të tyre. 

"Së pari takimet e mia hajde kontrolloni, janë takime të elektrizuara. Çfarë është elektrizimi? Njerëz të lirë, aty mblidhen njerëz të lirë. Së dyti, takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Janë takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Është faktuar me dokumente që ai merr me regjistër qendër pune, me detyrim. Për të mbushur me regjistër me qendra pune, do të thotë shtet elektoral. Do të thotë, shkatërrimi i kodit elektoral, dhunimi i kodit elektoral. Për të marrë studentet, vajzat e shkollave, me detyrim. Mbyll shkolla, mbyll universitet, këto pastaj janë të gjitha kundraproduktive. Por një gjë do të them. Edi Rama ka zgjedhur një fushatë specifike, me gra dhe vajza, me besimin e madh se, duke ju adresuar vetëm atyre, me elementë të përroit Frojdjan do mundet në një mënyrë ose në një tjetër, ti mashtrojë për votën. Dhe këtu tregon cektësinë e tij.

Së pari, nuk ka grua, nuk ka nënë dhe motër, që i vjen mirë t’ia shash, burrin, vëllain, bashkëshortin dhe babain. Cili do qoftë ai. Ata janë krenaria e njëri-tjetrit, si burri dhe gruaja, fëmijët. Edi Rama ka zgjedhur këtë duke harruar se kohërat kur gruaja ka qenë nënë fëmije dhe objekt seksi, kanë marrë fund dhjetëra e dhjetëra vite më parë. Sot gratë janë shtyllë e shtëpisë, janë aksionere në çdo arritje të familjes dhe asgjë s’mund ti joshë dhe mashtrojë ato, për të krijuar diferencën sado të vogël të eprisë, apo nëneprisë në raport me burrat e tyre. Mënyra se si u adresohet, unë them se, është një gjë që ai përpiqet në një mënyrë apo në një tjetër të kapërcejë traumat, plagët, lëndimet që i ka krijuar ai, nënës, vajzës, gruas shqiptare duke i detyruar bashkëshortin të largohet në emigracion për kafshatën e fëmijëve.

Duke i detyruar fëmijët të largohen sepse nuk mjafton sofra për ti ushqyer. Duke detyruar nënën të përpiqet me dy ose tre punë, ku të gjejë për të ushqyer fëmijët e vet, duke rrënuar shkollën e fëmijëve të saj. Pra në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij. Përpiqet ai tani me disa elementë, thashë dhe njëherë të nxjerra nga përroi Frojdan se do të mund të nxjerrë, absolutisht jo. Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën. Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato. Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet