25 Prill 2025, 13:13
Nga N.F
Dogjani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në seancën e sotme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani. SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO ndërsa prokuroria Manjola Kajana kërkoi që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim.
Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohe për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maji. Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.
Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
Sipas SPAK, në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvend. Më tej mësohet se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.
Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarët, SPAK konstatoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
asllan dogjani
Politike
25 Prill 2025, 13:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në konferencën për gazetarët në selin&eu...
Politike
25 Prill 2025, 12:58
N.F
Ivi Kaso
MALIQ- Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka bërë me dije se d...
Politike
25 Prill 2025, 12:53
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike ka paraqitur gjatë një takimi me studentët e mjekësisë, programin qeverises së k...
Politike
25 Prill 2025, 12:45
N.F
Foto
KOSOVË- Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi preside...
Politike
25 Prill 2025, 12:36
I.A
Olta Xhaçka
TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka duket se nuk pyet për autoritetet policore dhe as për ligjet që thye...
Politike
25 Prill 2025, 12:27
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me operacionin po...
Politike
25 Prill 2025, 12:29
r.ll
xhelal mziu
BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referua...
Politike
25 Prill 2025, 12:23
r.ll
edi rama
VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Velipojë se investimet e qeverisë së tij në veri kanë zhvilluar turi...
Politike
25 Prill 2025, 12:14
I.A
Ervina Meta
BELSH- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta ka mbajtur një fjalim në Belsh ditën e...
Politike
25 Prill 2025, 12:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin. Berish...