Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“I përfshirë në asfalt, tendera elektoralë dhe punësime politike”, PD depoziton në SPAK kallëzim për kryebashkiakun e Maliqit: Skemë për ndikuar te votuesit
PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.
25 Prill 2025, 12:58Nga N.F
Ivi Kaso
MALIQ- Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka bërë me dije se ditën e sotme ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.
Kaso gjatë fjalës së tij shprehet se Topçiu është i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme me karakter zgjedhor dhe abuziv. Ai shtoi se ndaj kryebashkiakut hidhen tre akuza kryesore asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore. PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.
“Bëhet fjalë për një skemë të qartë të keqpërdorimit të fondeve publike në prag të zgjedhjeve për të ndikuar te votuesit dhe për të forcuar pozitat e mazhorancës në pushtet,” thuhet në reagimin e PD.
Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë skandal elektoral me përmasa të mëdha.