LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga Elbasani: Do i shkurtojmë ditët Ramës, Open Balkan,një katastrofë

Theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do bëhet gati për të kryer gjenocide të tjera sa herë t'i jepet mundësia.

9 Qershor 2022, 21:29 Nga F.M
Berisha nga Elbasani: Do i shkurtojmë ditët Ramës, Open
Sali Berisha

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Elbasan. Berisha është ulur në një tryezë me intelektualë, Berisha tha se Partia Demokratike po përgatitet për betejë me regjimin. Ai kërkoi angazhim të strukturave lokale të PD në mënyrë që Edi Ramës t'i shkurtohen ditët në pushtet. Berisha tha se tahsmë e ka ringritur PD-në dhe se ka vendosur disa rregulla të reja përmes ndryshimeve statuore. Ai e krahasoi PD-në e sotme me atë që drejtoi Basha dhe tha se ai e kishte shndërruar në shtojcë të PS-së.  Lideri historik i demokratëve u shpreh se tasmë Rama ka marrë edhe Presidencën në dorë dhe ka rikthyer monizmin në Shqipëri. Ai komentoi edhe samitin e ‘Open Balkan’ që u mbajt në Ohër. Berisha tha se mesazhet ishin katastrofë ndërsa theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do bëhet gati për të kryer gjenocide të tjera sa herë t'i jepet mundësia.

FJALA E PLOTË:

Në një hark kohor 9 mujor, ndoshta edhe të zgjatur më shumë se sa duhej, Partia Demokratike kaloi një proces rithemelimi, vendosi disa rregulla, vendosi disa ndryshime thelbësore statutore. Sot të gjithë drejtuesit tuaj janë tuajit, i keni zgjedhur vetë, nuk i kemi caktuar ne dhe nuk do të caktohen nga Tirana ndonjëherë. Keni bërë zgjedhjet më të preferuara, në tërësi absolutisht më të mira kështu se sa po t’i kishim sjellë ne kandidaturat tek ju dhe kjo ka një vlerë shumë të madhe sepse respektohet vullneti juaj, por ka edhe një vlerë shumë të madhe sepse zhdërvjelltësohet forma e përfaqësimit, ky duhet të jetë përfaqësimi, të zgjedhurit duhet t’u falen ju, duhet t’u përkulen ju, duhet t’ju shërbejnë ju. Dhe ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm që ju është bërë. Por ama, po ta marrim në realitet jashtë sloganeve, ne në këtë periudhë kemi ringritur në këmbë Partinë Demokratike sepse ishte e zhytur në një dëshpërim të thellë, kishte kaluar nga disfata në disfatë dhe në fund, në mënyrën më të padenjë ishte shndërruar dhe po shndërrohej në një shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Por këto arritje të pamohueshme, rithemelimi, kërkon me etje të madhe, me domosdoshmëri të madhe hapjen e PD drejt vlerave. Cilat janë vlerat? Vlerat janë njerëzit që kanë ideale, njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e tyre, janë patriotë që e kuptojnë dhe e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht elementar, janë intelektualë që e dinë se vërtetë profesioni është një gjë e çmuar e jetës së tyre, por diçka tjetër është më i rëndësishëm në misionin e tyre dhe kjo diçka tjetër është mbrojtja e interesit publik. Mbrojtja e interesit publik sepse ai apo ajo ka konceptin më të plotë për të. Kështu që, në mbrojtje të interesit publik ne bashkohemi të gjithë mjekë, inxhinierë, agronomë, mësues, të gjitha profesioneve, ne në një bosht  bashkohemi te kjo. Sot, më shumë se kurrë ky interes është në kërcënim. Dhe jo se dua të jap një kushtrim, por kjo është një e vërtetë absolute. Duhet t’u them të dashur miq se në memorien time që nga 1991 e gjer sot unë nuk di një moment në të cilin interesi kombëtar, interesi i qytetarëve, i biznesmenëve, i fëmijëve, i të rinjve, të jetë përkeqësuar, rrokullisur sinkronisht në këtë mënyrë. Ju jeni intelektualë, po të merrni një shembull, kujtoni mbledhjen e Ohrit. Cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrofë. Nga njëra anë i dilej zot atij që nuk njeh gjenocidin, ai që nuk njeh gjenocidin është kriminel për definicion i gatshëm për ta kryer atë sa herë të ketë mundësi. Sepse ai e quan gjë të mirë atë, krim të dobishëm. S’kisha dëgjuar ndonjëherë kurrë njeri që në një samit duke pasur aty si padron Vuçiçin, të thoshte se ‘të merremi tani se ke vrarë këtë e ke therë atë’, sikur të ishin njerëzit derra e jo njerëz, për një kasaphanë njerëzore. Ky është njëri moment, shumë i rëndë. Sepse ti s’mund të flasësh në këtë mënyrë as për viktimat e gjenocidit në Bosnje, as në Kosovë, por çfarë je ti që e autorizon veten të flasësh në këtë mënyrë? Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare, por je fatkeqësi e njerëzimit që flet në këtë mënyrë. Vazhdojmë më tutje, thotë bujqësia ka përfituar, ky. Që ta thotë një njeri normal, s’mund ta thotë kurrë sepse statistikat tregojnë, po në atë takim, se eksportet bujqësore serbe në Shqipëri janë rritur 48% në 4 muaj dhe Serbia ka eksportuar në Shqipëri 18 miliardë, kundrejt Shqipërisë në Serbi 8 miliardë, nga të cilat 1 miliardë e ca janë plehra kimike që s’i blejnë dot fermerët shqiptarë, që kanë ngelur stoqe se nuk i blejnë dot tregtarët se kanë çmimet e shtrenjta. Si mund ta thuash këtë? A ka interes publik këtu? Ne kemi 40% të popullsisë në fshat, a i dëgjojnë këta njerëz sirenat? Ju e dini vetë se çdo të thotë për një fshatar që të therë lopën e racës, se çfarë fatkeqësie është dhe masivisht i kanë therur. Dhe ky jo që nuk qan hallin e tyre, por thotë fitoi bujqësia.

Marrim aspektin tjetër, biznesin. Ka filluar një luftë, një betejë kundër biznesit të vogël. A ka gjë më antisociale? Përgatitet të tatojë profesionet e lira me 23%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë largohuni nga Shqipëria, ikni. Po nëse këta ikin nga Shqipëria kush do të shërbejë këtu? Unë jam mjek, ndjej keqardhjen më të madhe për shkatërrim të vërtetë të shërbimit shëndetësor. Nuk do të doja kurrë ta thoja këtë. Por unë e shoh. Pse është shkatërruar? Sepse kanë ikur masivisht njerëzit. Dhe në mjekësi, si kudo, duhet një sasi e caktuar për të patur cilësi. Kurse këtu, sidomos nga COVID, po rrisim rrogat, po gënjejmë dhe asgjë. Çfarë ndodh tani? Tani do që t’i tatojë këta. Nuk thotë asnjë fjalë për oligarkët, sepse ndan pasurinë me ta. Nuk e ndan dot pasurinë me një stomatolog, me një arkitekt, me një inxhinier, me një mjek, kurse me ata ndan pasuritë, ndan detin, tokat, brigjet. Pra, a nuk janë këto kambanë alarmi për ne intelektualët? Sepse sa më shumë të heshtim, aq më keq do të ndjehemi, ne e dimë më mirë se të tjerët, se e keqja më e madhe është ajo që vjen gradualisht. Dhe këtu gradualisht çdo ditë dhe përkeqësim më të madh. Tani betejë me biznesin e vogël. Unë isha në një takim me ata, nuk kisha gjetur ndonjëherë njerëz të revoltuar si ata, sepse shihnin vdekjen e biznesit të tyre. Sot, për shkak të klimës armiqësore ndaj tyre, se ata punësojnë në Shqipëri 70-80% të krahut të punës, 60% e tyre nuk jetojnë dot 3 vjet. Po i ndihmojmë, thotë. Por çfarë ndihme? I kemi me zero taksa! Por vetëm energjia u kushton atyre sa u kushtonin taksat para disa vitesh, sepse energjinë e kishin me 7 lekë kilovatin, ua ka bërë 18 e me radhë.

U ndala në këtë analizë për të thënë se çfarë nevoje jetike kemi ne sot për prurjet e reja për të përballuar këtë situatë. Sepse ky është një regjim i vështirë, duhet ta pranojmë. I vështirë sepse nuk njeh rregulla, i vështirë sepse ‘noton’ me para, i vështirë sepse për fat të keq ndaj qeverive që të mbahet një qëndrim duhet të tejkalojmë çdo lloj limiti. Sot si është Shqipëria me zgjedhjen e presidentit të Republikës? Çdo pushtet i këtij vendi është në duart e një partie. Shqipëria është sot absolutisht monizëm i plotë. Si ndodhi kjo? Po kjo ndodhi para syve të të gjithë botës, nuk zbriti nga qielli. Kjo erdhi hap pas hapi dhe sot Edi Rama është padron i çdo pushteti. Por ky është regjim i kalbur sepse bazohet në parime të padrejta, bazohet në një trekëndësh politikë-krim-biznes siç do ta shprehte pardje një biznesmen. Bazohet në një proces izolimi nga qytetarët gjithnjë e më të madh. Ju e dëgjoni, në Parlament nuk flasin për qytetarin ndonjëherë, flasin vetëm se si i lumturuan, se çfarë bënë, çfarë realizuan. Jetojnë në botën e tyre, siç ka shkruar ai miku yt Luçiano që kemi qeveritaret më të shumtë, më të pasur dhe kjo është e vërtetë, ndajnë pasuritë me njëri-tjetrin. Kaq është historia. Ndaj dhe ne kemi nevojë dhe është jetike për ne hapja ndaj vlerave, ndaj njerëzve idealistë, hapja ndaj njerëzve që e kuptojnë që vendi ka nevojë jetike për kontributin e tyre. Kemi nevojë të madhe për mendjen, për pikëpamjet, për intelektin, për ekspertizën e tyre.

Pardje, unë në një takim me biznesin e vogël, ndoshta ata nuk e prisnin, por unë thash programin e PD për biznesin e vogël do ta shkruani ju. Pse? Sepse ata dinë që ta shkruajnë shumë mirë dhe e shkruajnë me ndershmëri duke e përputhur, duke respektuar interesat e tyre me interesat e vendit dhe s’mund ta shkruajnë burokratët më mirë se ata. Kemi një shkallë njohje të demokracisë, kemi një shkallë parimësie, nuk jemi më në stadin e fillimit kur njerëzit nga varfëria synonin pasurimin e pakufishëm maksimal etj, jo, jemi shoqëri më e stabilizuar sot, kështu është në të gjitha fushat. Ndaj dhe, shembulli juaj është jashtëzakonisht shpresëdhënës sikundër duhet t’ju informoj se ne përgatitemi për betejë me këtë regjim. Pse përgatitemi për betejë me këtë regjim? Të dashur miq, nëse Partia Demokratike do kishte qëndruar si një forcë beteje, si opozitë me të gjitha detyrimet e saj, të gjitha këto që po flasim nuk do të kishin ndodhur dhe Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet në mënyrë absolute. Partia Demokratike mbajti qëndrime vetëvrasëse në vitet që shkuan. Të mos harrojmë, kemi një gjë, ju jeni të rinj dhe po anëtarësoheni sot, por ne të tjerët jemi ata që ishim 8 vite. Dhe çfarë kërkohet nga ne? Kërkohet që të mos jemi më ata që ishim 8 vite, të dalim nga apatia jonë. E kam theksuar dhe do ta theksoj, Partia Demokratike ka sot një armik shumë të fortë tek vetja e vet, duhet të dalë nga apatia. U rithemeluam, ju shprehni besim, është një gjë shumë e madhe, por vetë demokratet, drejtuesit në radhë të parë, se anëtarësia është e gatshme, duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe nuk mund të lënë këtë qeveri të sillet në këtë mënyrë, të caktojë borde për të rritur çmimet dhe për të justifikuar rritjen e çmimeve, bordet mbrojnë krye këput interesat e Edi Ramës dhe oligarkëve. 800 milionë është fatura që kanë paguar qytetarët shqiptarë për shkak të bordeve. Ndaj dhe, në këtë mes nuk ka diskutim që të rinjtë duhet të jenë dhe do të jenë në ballë të kësaj përpjekje, kam shumë kënaqësi që janë, ata luajtën një rol thelbësor në rithemelimin e PD dhe unë kam besim të madh se edhe në këto beteja që vijnë ata do të kenë rolin e tyre thelbësor.

sali berisha sali berisha ne elbasan

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë