LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk ka asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe Lulzim Bashës

Berisha u shpreh se i vetmi ndryshim mes tyre është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Edi Ramën.

7 Shtator 2023, 21:10 Nga I.A
Berisha: Nuk ka asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në rrafshin politik nuk ka asnjë ndryshim mes Tom Doshit dhe Lulëzim Bashës. Në një interviste për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha u shpreh se i vetmi ndryshim mes tyre është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Edi Ramën. 

Peka: Ju thatë një takim të Bashës me Ballën. Unë po ju them ka disa takime të Bashës me Ballën. Ka dhe diçka tjetër, Edi Rama shprehet kudo se tashmë janë në bashkëqeverisje se Balla është në qeveri si ministër i Lulzim Bashës. Kur thoni vetëm këta të dy jo, ju keni pranuar dhe Lufter Xhuvelin në qeveri kur keni pasur nevojë.

Berisha: Kam pranuar Lufter Xhuvelin sepse ai ishte kryetari një partie reale, Agrare qendër e majtë, e cila ka pranuar programin e PD-së, ka paraqitur vërejtjet e veta, dhe kemi qeverisur shumë mirë së bashku. Kjo është në kuadrin e një koalicioni disa partiak. Është një gjë normale. Ndërsa lidhur me këta dy persona, këta sot janë nën shërbim të Edi Ramës, ose po aq në shërbim sa Tom Doshi. Por Tom Doshi nuk bën protagonizëm, rri në punën e vet, merr ato tendera, jep ato 3-4 vota. Thashë, se në parimin se këtu është një relacion fatal që krimi shndërrohet dhe vota në krim. Ai fiton 3 mijë tendera, ato shndërrohen në vota dhe ai vazhdon e fiton 5 mijë tendera. Ky është një relacion i tmerrshëm në Shqipëri. Kurse Lulzim Basha është peng. Nuk mund të them se është peng Tom Doshi, se do ja thoja menjëherë Tom pengu, po jo nuk ështe peng. Tom Doshi ndjek agjendën e tij. Lulzim Basha është peng i faktuar me dosjen e larjes së parave. Ata që shkojnë mbas pengut bëjnë zgjedhjen e tyre. Por që Lulzim Bashës ja mbylli Edi Rama dosjen këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Dhe e ka lënë mundësinë për ta hapur, sepse njëri prokuror nuk e ka firmosur, pra jemi në këto kushte dhe ju e patë. Njoftimin për Lulzim Bashën në parlament e bëri kryetarja e parlamenti që nuk ndodh kurrë. Pra është një fakt.

Peka: Meqenëse përmendët rastin e Tom Doshit. Tashmë është evidende se mediat e kontrolluara nga Rama kanë filluar një sulm frontal ndaj Doshit me gjoja një dosje të zbuluar, por në fakt nuk kishte referenca. Ato që janë shkruar në mediat shqiptare. Jo vetëm burime, por është e dukshme që Rama në pamundësi për ta përdorur më partinë e Doshit, por tenton të fuqizojë dhe të zëvendësojë Doshin me Lulzim Bashën. Biznesmenë shumë afër Ramës, që shkojnë e ankohen pranë tij, për sulme të Bashës, përgjigja e Ramës është; Ndihmojeni se ka nevojë. Të njëjtën gjë bënte me banditët në 2014, kur ju vinin gjoba biznesmenëve. E njëjta sjelle është me të. Sa merakoseni se një konvertim i Bashës në një Tom Dosh, që me parët e Ramës grumbullon vota, mund ta dëmtojë opozitën në 2005.

Berisha: Asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe Lulzim Bashës nuk ka. I vetmi ndryshim është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Ramën kundër Sali Berishës. Por Tom Doshi u bë me parti sepse Edi Rama shiti akademinë Skënder Gjinushit dhe i dha partinë Doshit. Pra bëri një pazar të turpshëm, më të paskrupullt që mund të bënte kush, por ky është një realitet. Të njëjtin pazar bëri me Lulzim Pengun. Pasi e mori me dosje peng, mori logon e PD-së dhe kërkon të ja japë atij, ta bëjë kryetar me logo të vjedhur. Pra atje shiti akademinë, në këtë rast e mori peng dhe me sadushët e tij i jep logon. Ngjashmëria është identitike. E vetmja gjë është se Toma është i sinqertë, thotë jam aleat, jam kundër Sali Berishës. Nuk jam opozitë unë, jam me qeverinë. Po i bien një e nga një të gjitha petët e lakrorit të Lulzim Bashës. I vetmi moment është këtu. Çdo njeri që është i lirë, se nuk është vetëm Lulzim Basha peng, ka dhe të tjerë, sepse është një shoqëri që noton mbi krimi. Kjo është e vërteta dhe kështu pengjet nuk janë kaq të paktë, por çdo njeri i lirë që e ndjen veten të lirëi them, se më mirë të shkojë me çdo parti tjetër se me partinë, grupin e pengut, sepse pengu kurrë nuk mund të marrë vetë vendime. Shikoni si kalon nga një akt poshtërimi në një tjetër. Kjo verë ka qenë shumë interesante, ka qenë një nga verat më dinamike që ka pasur ndonjëherë në zhvillime.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet