LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk pranoj një institucion si SPAK të regjistrojë telefonat e gjyqtarëve ku çon dosjet

Berisha tha gjithashtu se hetimet e dosjes McGonigal do të vijnë shumë shpejt edhe në Shqipëri dhe se kryeministri Edi Rama nuk "ka shpëtim" nga kjo. 

28 Shkurt 2025, 13:13 Nga r.ll
Berisha: Nuk pranoj një institucion si SPAK të regjistrojë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur sërish sot se të pajtohesh me një prokurori politike do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët se nuk pranon që institucioni i SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve ku çon dosjet.

Më tej tha se PD do të punojë me ekspertët më të mirë për të rivendosur standardet ndërkombëtare në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Lideri i opozitës sqaroi se nuk ka asnjë lloj qëndrimi hakmarrës apo qëndrimi asgjësues ndaj SPAK përveç asaj që një prokurori politike nuk mund të pranohet sepse sipas tij është si të pranosh diktaturën.

Berisha tha gjithashtu se hetimet e dosjes McGonigal do të vijnë shumë shpejt edhe në Shqipëri dhe se kryeministri Edi Rama nuk "ka shpëtim" nga kjo. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ju siguroj që për PD-në, zbatimi i ligjit dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbeten objektiva të pandryshueshme. Por ajo që kam thënë, Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë drejtësi politike. Drejtësi politike që është produkt i ndërhyrjes brutale të Edi Ramës dhe Departamentit të Shtetit të mëparshëm. Duhet pranuar se diplomatë të lartë amerikanë si Gabriel Eskobar dhe Juri Kim kanë kërkuar publikisht persekutimin e Sali Berishës dhe burgosjen e tij.

Kështu që a pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë. Sepse të pajtohesh me një prokurori politike do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Ajo nuk mund të ndodhë. Por, duke thënë këtë, atëherë rruga është një reformim. Rruga e reformimit nuk mund të bëhet pa ekspertizën më të mirë të Komisionit të Venecias, komision që është ligjhartuesi më i mirë që ekziston në njohuritë e mia.

Së dyti, unë jam shprehur për reformim. Unë nuk pranoj një institucion që nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ai institucion është pa kontroll. Ky institucion me Kushtetutë duhet të ketë kontroll si çdo institucion tjetër. Së treti, nuk mund të pranoj që ky institucion të regjistrojë telefonat e gjykatësve ku çon dosjet. Kjo nuk shkon. Unë e kuptoj që duhet të ketë institucion që duhet të regjistrojë telefonat, por ama kjo përbën një konflikt absolut interesi.

Dhe u garantoj që çdo person që ka njohuritë më elementare të funksionimit të sistemit të drejtësisë, këtë e quan të papranueshme. Do punohet me ekspertët më të mirë për të rivendosur standardet ndërkombëtare në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Nuk ka asnjë lloj qëndrimi hakmarrës apo qëndrimi asgjësues përveç asaj që një prokurori politike nuk mund të pranohet kurrë se ajo është të pranosh diktaturën.

Nëse ti arreston tre liderët e tre partive kryesore opozitare, me një fjalë, kjo merr fund. Ta harrojë Edi Rama se mund të bashkojë vota për qëllime të tij, për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çfarë ishin ato skena që keni parë ju? Gjyq publik me grupin parlamentar, gjysma e tyre me dosje në prokurori, kundër një procesi, në të cilin, laboratori ushqimor nuk ekziston edhe pse është paguar shumë. Nga i doli Edi Ramës kjo dhembshuri kaq e madhe? E ka hallin e vet. E ka hallin personal. Sepse dosja McGonigal ka nisur të ecë. Jo vetëm që është ngritur në këmbë, por po ecën, është nisur drejt Shqipërisë dhe nuk ka gjë që e shpëton.

Kjo është mënyrë figurative. Se nëse është ngritur në këmbë, ajo nuk ka ku të shkojë. Se McGonigal është Edi Rama.
E keni vënë re se nuk po flitet për dosjen e Nju Jorkut, flitet vetëm për dosjen shqiptare tani në Uashington. U ngrit në këmbë ajo, ajo do vijë, është nisur drejt Shqipërisë. Në Shqipëri ka dy referenca, Edi Rama dhe Damiani. Damiani thotë se unë kam bërë dëshmi. Absolutisht ka bërë, se Damianin e ka ngarkuar Edi Rama. Ndaj në këtë aspekt, Rama është krejtësisht i pashpresë dhe e siguroj se Shqipëria shqiptare, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do e ekstradojë Edi Ramën në qoftë se gjykata e Uashingtonit e kërkon ekstradimin, ose do e ndëshkojë në Shqipëri sipas rregullave dhe ligjit. Dosja e thotë, aty paratë nga zyra e Edi Ramës shkuan te McGonigali. Nuk ka akt më korruptiv, më të turpshëm të nivelit më të lartë. Atë nuk e fut dot në thes më. Ua thashë, presidenti Donald Trump ia preu kokën gjarprit. Ai që e mbronte, nuk është më. Këtu nuk ka më. Qytetarët shqiptarë janë deri këtu me Edi Ramën.

sali berisha spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet