LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pas kësaj mbledhje fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, shumë shpejt do të shpallim datën

Duke folur gjatë mbledhje së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës u shpreh se mobilizimi është i domosdoshëm në kushtet aktuale, ndërsa bëri të ditur se data e protestës së ardhshme do të shpallet shumë shpejt.

22 Prill 2026, 13:51 Nga E. D
Berisha: Pas kësaj mbledhje fillojmë menjëherë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të nisë menjëherë përgatitjet për protestën e radhës. Duke folur gjatë mbledhje së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës u shpreh se mobilizimi është i domosdoshëm në kushtet aktuale, ndërsa bëri të ditur se data e protestës së ardhshme do të shpallet shumë shpejt. Ai tha ndër të tjera, se situata në vend kërkon një reagim edhe më të fortë nga opozita dhe qytetarët. 

"Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Kështu është, historinë e bëjnë guximtarët, kjo është e vërteta në të gjitha rastet. Ndaj dhe kryengritja tjetër duhet të jetë më fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Kjo do jetë përgjigja jonë ndaj dhunës shtazore që përdori Edi Rama me 17 prill. Kjo duhet të jetë përgjigja jonë e vetme ndaj aktit të tij antikushtetues, ndaj mburojës që krijoi ai për vjedhjet e tij dhe të enturazhit të tij. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë ndaj dhe pas kësaj mbledhje, fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, datën e të cilës do e shpallim shumë shpejt.

Nuk kemi të ndalur ne. Nuk na mposht askush. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm këto. Asnjëherë nga viti 1991 gjer sot nuk ka qenë më në rrezik e ardhmja e vendit aq sa është integrimi i Shqipërisë në BE. Duhet të falënderoj përzemërsisht të gjithë ato vende, të cilat nuk u pajtuan me aktin antikushtetues, me mburojën që krijoi Edi Rama për vete dhe për Lubi Ballukun, por qëndruan në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Qëndruan sepse Shqipëria pa luftën kundër korrupsionit dhe pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka të ardhme. Mirënjohje për ta. Tani, në këtë rast, deklaroj këtu dhe konfirmoj se kjo forcë politike dhe ky grup parlamentar, objektiv më madhor të projektit për Shqipërinë, ka integrimin e saj në BE.

PD ka qenë lokomotivë e këtij procesi që në vitet e para gjer në vazhdim. Por në këtë moment, duhet të sqarojmë se jemi dhe do jemi për një proces të bazuar në meritë dhe jo kurrë për një proces të bazuar në lobim korruptiv. Procesi i bazuar në meritë është procesi që jetëson në Shqipëri normat, standardet, kriteret, të drejtat që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare të BE. E vërteta është, një tërësi normash, ligjesh, standardesh, të cilat i bëjnë qytetarët shqiptarë më të lirë, më të sigurt dhe më të mëkëmbur. Ndaj dhe ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të një procesi që bazohet në meritë. Por ne dënojmë me forcën më të madhe praktikën lobiste mafioze të Edi Ramës në procesin e integrimit. Hermetizmin e turpshëm sikur ky është një proces i tij, i familjes së tij dhe banditëve rreth tij dhe jo i qytetarëve shqiptarë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj