Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ndër të tjera, Kryedemokrati theksoi se mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave demokratike kërkon angazhim dhe qëndresë, duke e cilësuar protestën si rrugën kryesore për përballjen me situatën politike në vend.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e 17 prillit dhe veçanërisht ata që arrestuan nga policia. Duke folur gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Lideri i opozitës theksoi se sulmi ndaj deputetëve përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.
Ndër të tjera, Kryedemokrati theksoi se mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave demokratike kërkon angazhim dhe qëndresë, duke e cilësuar protestën si rrugën kryesore për përballjen me situatën politike në vend.
"Zonja deputete, zotërinj deputetë, të nderuar qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë mbledhje të grupit parlamentar të opozitës. Së pari, dua të përshëndes edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që të premten e kaluar me pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen paqësore u bënë zëri i qytetarëve në Shqipëri, në Europë dhe në botë. Një përshëndetje të veçantë kam për heronjtë e kësaj proteste, të cilët sot ndodhen në burgjet e narkodiktaturës dhe i garantoj ata se burgosja e tyre politike do kthehet në një ndëshkim të padiskutueshëm ndaj regjimit të Edi Ramës.
I përgëzoj për qëndrimin burrëror të pathyeshëm në qelitë e narkoshtetit dhe u shpreh edhe mirënjohjen dhe solidaritetin tonë të plotë. Unë gjithashtu shpreh revoltën më të madhe, denoncimin më të ashpër për sulmin brutal që u bë ndaj deputetëve tanë në protestën e 17 prillit. Sulm i planifikuar. Sulm i organizuar në të cilin u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumba gome, pompa uji dhe shishe molotov.
Goditja e deputetëve, të cilët janë një faktor madhor në garantimin e karakterit paqësore të kryengritjes tonë, përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë. Frikacak dhe i paburrë, gjen banditë me uniformë për të goditur deputetët e opozitës. Të gjitha këto janë një detyrim i ri madhor i yni për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen tonë paqësore," tha Berisha./Dosja.al
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqi...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Rama dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Majlinda Bufi TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...
Mark Rutte SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar aleatëve të tyre që të ndërpresin samitin vjetor të NATO-s dhe ...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka deklaruar se me qeverinë aktuale e cila është në pushtet nuk ka an&eu...